Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RTK-ja po keqpërdor buxhetin

Shko poshtë

RTK-ja po keqpërdor buxhetin Empty RTK-ja po keqpërdor buxhetin

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 12:45 am

RTK-ja po keqpërdor buxhetin

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Ligjvënësit dyshojnë për keqmenaxhim të parasë publike nga RTK-ja
RTK-ja po keqpërdor buxhetin Sh_b


RTK-ja po keqpërdor buxhetin --logo_rtk
RTK-ja ka një kontratë me një kompani të marketingut tash e shtatë vjet. Askund në botë nuk njihen kontratat shtatëvjeçare, ato duhet të ripërtërihen çdo vit.
7 - 10 milionë
Sipas raportit të Auditorit, nga reklamat e emetuara RTK-ja ka të hyra në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro, por sipas përllogaritjes, bazuar në çmimoren e RTK-së dhe sipas kohës së emetimeve të reklamave, del se 7- 10 milionë euro brenda një viti ky medium ka të hyra nga reklamat.
Komision hetues
Në kuadër të shumë kritikave drejtuar radiotelevizionit publik është shtruar edhe propozimi konkret që të krijohet një komision kuvendar hulumtues për të parë të vërtetën e menaxhimit të parasë publike në këtë medium.

A do të hetohet RTK-ja nga Kuvendi i Kosovës, dhe si do të përfundojë kjo çështje? Nëse do të ndodhë ky hetim, atëherë do të ishte hetimi i parë nga Kuvendi në një kompani publike. RTK-ja tashmë 3 vjet edhe ligjërisht është agjencion i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
Në seancën e fundit plenare deputetët shqyrtuar Raportin e punës së RTK-së për vitin 2007 dhe Raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së për vitin 2007. Deputetët si nga pozita dhe nga opozita, kanë kritikuar ashpër RTK-në për keqpërdorimin e parasë publike. Duke qenë të dyshuar për keqpërdorime të shumta në këtë medium publik, debutuesit kanë kërkuar edhe themelimin e një komisioni kuvendar për hetimet në këtë medium, por kjo nismë është lënë të shqyrtohet deri pas hartimit të Raportit të RTK-së për vitin 2008. RTK-ja po keqpërdor buxhetin --kuvendiii
Raport i porositur!
Kryetari i Komisioni për buxhet dhe financa, Gani Koci, derisa flet për raportin e Auditorit Gjeneral për RTK-në nuk shprehet i kënaqur aspak me dy raportet, atë të RTK-së dhe aq më tepër atë të Auditorit Gjeneral. “Nuk jam i kënaqur me raportin e Auditorit Gjeneral për faktin se ky është autoriteti i fundit, i cili merret me menaxhimin e financave publike dhe një raport siç e ka ofruar ky autoritet është një raport i porositur”, thotë Koci. Ai shprehet se ligjvënësit nuk janë të kënaqur me raportin sa i përket të dhënëve për të hyrat e RTK-së sidomos nga marketingu, qiraja dhe shitja e prodhimeve të saj. “Janë këto tri vërejtje, të cilat ne si komision i kemi shfaqur, dhe dyshimet tona për keqpërdorim të parasë publike, sepse mendojmë se nuk janë paraqitur shifra të sakta sa i përket të hyrave në këtë medium publik”, thotë Koci. Ai pasaktësinë e të dhënave e bazon nga shifra totale e dhënë për marketing, derisa përllogaritjet tregojnë se fitimet nga reklamat brenda vitit në këtë medium janë 7 apo tetë herë më të mëdha se ajo që është raportuar. “Sipas raportit të Auditorit, nga reklamat e emetuara RTK-ja ka të hyra në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro, por sipas përllogaritjes, bazuar në çmimoren e RTK-së dhe sipas kohës së emetimeve të reklamave, del se janë 7- 10 milionë euro të hyra nga reklamat brenda një viti në këtë medium”, thotë Koci. Sipas tij një ndryshim kaq i lartë në mes të asaj që është raportuar dhe asaj çfarë ka qenë në realitet lë dyshime të mëdha për keqpërdorim të parasë publike nga ky medium. Koci gjithashtu ka theksuar edhe çështjen e tenderëve që sipas tij në këtë medium nuk ka edhe aq tenderë, por edhe atëherë kur ato janë, bëhen, jo sipas procedurave të prokurimit. “RTK-ja nuk përfill procedurat e prokurimt mbase edhe nuk ka funksional organin e prokurimit. Më e keqja në gjithë këtë është edhe fakti se RTK-ja ka një kontratë me një kompani të marketingut, tash shtatë vjet. Askund në botë nuk njihen kontratat shtat vjeçare, kontratat duhet të ripërtërihen çdo vit”, thotë Koci, duke shtuar se mos shpallja e tenderëve për kompani marketingu në këtë medium ka pamundësuar konkurrencën e kompanive të tjera. Ai e vlerëson këtë një shkelje të rëndë ligjore nga ana e RTK-së. Lidhur me kërkesën për hetim kuvendar të të hyrave në RTK, Koci thotë se derisa është në shqyrtim edhe Raporti i RTK-së për vitin 2008, mendojnë, që të shortojnë edhe këtë raport dhe të shohin a ka dallime në kuptimin pozitiv të menaxhimit të parasë publike nga viti 2007 dhe 2008. “Pasi të bëjmë krahasimet në mes të dy viteve do të shohim se me çfarë qëndrimi do të dalim pas shqyrtimit edhe të Raportit të vitit 2008. A do të krijojmë komision hetimor apo ndonjë formë tjetër të kërkojmë transparencë për menaxhimin e parasë publike. Koci nuk është i kënaqur me raportin e RTK-së aq më pak atë të Auditorit Gjeneral. “Raporti i Auditorit të Përgjithshëm nuk i përngjan raportit të auditimit të përgjithshëm, aq më tepër nuk i ngjan një raporti të një institucioni të pavarur, që është autoritet i vetëm dhe përfundimtar për mbikëqyrjen e financave publike. Ajo që është edhe më e keqe, për mendimin tim, ky raport ka qenë i porositur dhe neve nuk na duhen raporte të porositura, kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e parasë publike”, tha Koci. Edhe pse flet për raport të porositur, Koci megjithatë nuk paragjykon se nga kush është porositur ai raport. “Sikur ta dija nga kush është porositur, do të kisha guximin edhe ta bëja të ditur edhe publikisht”, thotë Koci.
RTK me disa xhirollogari fondesh
Esat Brajshor, kryetar i Komisionit për Media, vlerëson se Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për RTK-në është tejet i vonuar. “Kjo zvarritje e Raportimit për të hyrat e RTK-së lë dyshime për një raport kozmetik, pa detaje të shpenzimeve, pa të hyra dhe të dala të qarta, prandaj është gjithë kjo vonese. Realisht të shqyrtohet raporti i 2007 në vitin 2009 vetvetiu lë shumë për të dyshuar, se pse është vonuar ky raport në një kohë veç kur neve na ka arritur edhe raporti i vitit 2008, për RTK-në”, thotë Brajshori. Ai sqaron se gjetjet, të cilat i ka bërë Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm lë shumë për të dyshuar në menaxhimin e parasë publikë në këtë medium publik. “Ky medium ka katër-pesë xhirollogari të ndryshme, që është shkelje flagrante e ligjit dhe që lë dëshmi për keqpërdorim të mjeteve publike”, thotë Brajshori. Ai ka vënë në pah edhe parregullsitë e tjera në RTK, siç është funksionimi i Bordit të RTK-së, i cili nuk ka mandat dhe sipas tij ai Bord është jolegjitim. Brajshori ka vënë në pah edhe shumë kritika të tjera që ligjvënësit kanë drejtuar ndaj mediumit publik RTK-së. “RTK-ja është vënë në kritikë për shkak të nepotizmit të theksuar, për censurën dhe për shumë parregullsi të tjera ndër to edhe mosdisponim të dokumentacionit për të drejtën e shfrytëzimit të ndërtesave, të cilat kanë qenë pronë e RTP-së. Në kuadër të shumë kritikave drejtuar Radio Televizionit publik është shtruar edhe propozimi konkret që të krijohet një komision kuvendar hetimor për të parë të vërtetën e menaxhimit të parasë publike në këtë medium”, thotë Brajshori. Ai bënë të ditur se në dokumentin e Auditorit të Përgjithshëm thuhet se ka mundësi që nuk janë ofruar të dhëna të duhura nga menaxhmenti i RTK-së për të hyrat dhe shpenzimet në këtë medium. Kjo, sipas Brajshorit, lë të kuptohet qartë se RTK-ja ka keqpërdorime, derisa nuk ofrohen të dhënë të sakta madje as për Auditorin e Përgjithshëm. Sa i përket tenderëve në RTK Brajshori gjithashtu qartëson se ky medium nuk ka ripërtërirë asnjëherë kontratën me të vetmen kompani, që ka lidhur kontratë tash e shtatë vjet më parë dhe sipas tij kjo është një shkelje ligjore e radhës e RTK-së. Me raportin për RTK-në nuk është i kënaqur as deputeti i pavarur, Driton Tali, ekspert i ekonomisë, i cili beson se ka pasur keqmenaxhim të parasë. “Është një raport i porositur, dhe shumë gjëra në këtë raport nuk raportohen, unë kam kërkuar që një raport i vitit 2007 të jetë i plotë dhe i një auditori të paanshëm për një afat të caktuar dhe po ashtu raporti për vitin 2008 për shkak se dyshoj se ka shkelje të rënda financiare në RTK, në kuptimin e keqmenaxhimit të parasë”, thotë Tali.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi