Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pazari i Rahovecit

Shko poshtë

Pazari i Rahovecit Empty Pazari i Rahovecit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 12:46 am

Pazari i Rahovecit



Mund ta diskutojmë këtu vetëm një segment fare-fare të vogël mbi “transferet” e “kuadrove” nga një parti në tjetrën, sepse ky “fenomen” non sensi politik është paraqitur si “sëmundje e re” karakteristike gjeografike (veç Kosovës, këso “fenomenesh” nuk sheh kund në botë), sepse filozofia politike e njerëzve nuk evoluon herë sipas diskurseve të një ideologjie politike partiake, herë sipas tjetrës, dhe herë sipas të tretës). Kjo duket thuajse këta njerëz kërkojnë vende pune, e jo parti që u konvenojnë botëkuptimeve të tyre politike. Këto transite, do t’u thoshim “fizike” (e jo ideore) individësh - bëhen në mënyrë që të duken thuajse është ndërrim figurash të shahut, sipas rëndësisë së tyre para pinjojve politikë. Qëllimi përfundimtar i tyre është krijimi i opinionit të favorshëm elektoral, të bindet populli se partia jonë është më e fuqishme se partia e tyre, pra nuk tregohet kjo me program, por me figura “karizmatike” që kinse ofertojnë mundësi më të mëdha “për punë politike”. Këta “punëtorë politikë” ose i ndryshojnë botëkuptimet politike të tyre gjatë transferit, ose mendojnë se partia ku aderojnë i ka të njëjtat botëkuptime politike dhe ideologjike si të partisë nga e cila ata largohen. Nëse është kështu, atëherë pse të ketë shumë parti, në vend se të kishim një (si në monizëm) ose dy tri sosh. A ndodh kund në botë që një anëtar i partisë djathtiste të aderojë automatikisht në një parti komuniste, të majtë, ose anasjellas prej një partie djathtiste të aderojë automatikisht në një parti komuniste? Jo nuk ndodh askund në botë, së paku nuk është e njohur një përvojë e tillë, partitë edhe kur bëjnë koalicione, këtë e bëjnë me kontratë politike që shumica e koalicionit të mos mbivotojë tjetër në vendime kruciale politike. Nëse këtu marrim ideologjitë fundamentalisht antagoniste djathtizëm-komunizëm si shembull i papajtueshmërisë ideore-politike, dhe nëse dikush rastësisht mund të thotë se këta shembuj nuk mund të merren për skenën politike të Kosovës, duke konstatuar se këtu te ne nuk ekzistojnë kontradikta kaq të thella në skenën politike aktuale, atëherë edhe më keq: nëse nuk ekzistuakan kontradikta të thella ideologjike, atëherë nuk ekziston lojalitet ndaj parimeve që përafrojnë partitë, e jo i dallojnë kaq shumë me kontradikta që janë edhe më të mëdha sesa ato të antagonizmit djathtist-komunist? Sot ekziston një kontradikcion i madh midis partish, por që nuk shihet në cilën bazë ndërtohet, askush nuk mund të dallojë përparësi platformash ose programesh politike që do të ishin më të favorshme ose më të pranueshme për opinionin e gjerë. Kush e di pse dallohen midis vete këto partitë e sotme të Kosovës, kur të gjitha i flasin të njëjtat fjalë, por që ia drejtojnë njëra-tjetrës (të njëjtat zhargone ofenduese dhe mohuese), pra nuk i konfrontojnë programet, por sharjet. Se nuk ka ide të reja politike asnjë parti, dëshmon fakti se në Kosovë është betonuar status quo-ja dhe nuk lëviz asgjë, sepse të gjitha partitë politike (dhe lëvizjet e tilla) nuk kanë as aftësi as dituri, as gjeturi as gatishmëri të përballen me këtë situatë depresive të krizës në Kosovë. Transferet “fizike” nuk mund të krijojnë prestigj opinioni të partisë (partive), së pari për shkak se “karizmatikët” që aderojnë herë andej, herë këndej, nuk i njeh opinioni për ndonjë vepër a punë të duhur dhe të dalluar politike në çastin e duhur dhe në kohën e duhur. Këto transfere, në vend se ta forcojnë partinë, bëjnë që ajo ta legjitimojë dobësinë e saj, me vetë faktin se kërkon “përforcime” nga të tjerët, nga partitë konkurrente për pushtet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi