Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKSIDENTI I OLLDASHIT, MISTERI I PERSONIT TË DYTË - PROKURORIA KËRKON TABULATET E IGLI CARËS

Shko poshtë

AKSIDENTI I OLLDASHIT, MISTERI I PERSONIT TË DYTË - PROKURORIA KËRKON TABULATET E IGLI CARËS Empty AKSIDENTI I OLLDASHIT, MISTERI I PERSONIT TË DYTË - PROKURORIA KËRKON TABULATET E IGLI CARËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 22, 2013 3:39 pm

 
 
AKSIDENTI I OLLDASHIT, MISTERI I PERSONIT TË DYTË - PROKURORIA KËRKON TABULATET E IGLI CARËS

 
 
AKSIDENTI I OLLDASHIT, MISTERI I PERSONIT TË DYTË - PROKURORIA KËRKON TABULATET E IGLI CARËS U2_aksdnt1
TIRANË - Prokuroria e Tiranës hedh dritë mbi shkaqet e aksidentit të Qafë- Krrabës, ku humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ekspertiza paraprake flet për një humbje të kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e ish-ministrit të Transporteve e favorizuar nga kushtet e këqija të motit, si lagështira e madhe në rrugë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Sipas ekspertëve, i ndjeri ka tentuar të manovrojë për ta kthyer sërish makinën në rrugë, por pjerrësia e rrugës, mungesa e pamjes, pasi makina kishte hyrë në një kthesë të fortë, kanë bërë që automjeti të rrotullohej dhe të përfundonte disa metra në një terren jo fort të thyer. Ekspertët theksojnë se deputeti Olldashi nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, ç’ka ka bërë që nga rrotullimi i makinës, koka t’i përplasej në baxhon e makinës dhe për fat të keq, të pësojë dëmtime të rënda, që i shkaktuan dhe vdekjen. Thyerja e tavanit të xhamtë të “Benzit” ka qenë fatal për Olldashin, pasi makina është rrotulluar disa herë dhe ka bërë që deputeti të ketë kontakt me pjesën e xhamit të thyer përgjysëm. Makinës i janë hapur “air-bag”-ët dhe ekspertët thonë se nëse nuk do të ekzistonte tavani prej xhami (baxho) atëherë aksidenti mund të mos rezultonte fatal. Ndërkohë, hetuesit flasin për një person të dytë i cili fatmirësisht ka shpëtuar gjallë nga aksidenti i rëndë. Sipas burimeve nga prokuroria, dinamika e aksidentit ka bërë që ky person ka dalë krejtësisht jashtë gjatë rrotullimit të makinës. Kështu ai ka arritur fatmirësisht të shpëtojë. Megjithatë, ekspertët thonë se personi ka dëmtime në brinjën e djathtë dhe dyshohej fillimisht për shembje të brendshme. Një version tjetër i proku-rorëve është se personi i dytë që gjendej në makinën e Olldashit ka shpëtuar për shkak të “air-bag”-ëve të shumtë në “Benzin” luksoz.

Dy prokurorët e çështjes, Blerim Tominaj dhe Ramadan Troci, po hetojnë dhe më tej, për të zbardhur çdo detaj mbi ngjarjen tragjike dhe në ditët në vijim pritet të marrin në pyetje dhe deputetin e Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili njoftoi në sallën operative për aksidentin për të shpjeguar sesi ka rënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Cara është pikërisht personi, që pritet të hedhë dritë mbi misterin e madh, që mbuloi aksidentin, për praninë e një personi të dytë në makinë me deputetin e ndjerë, për shkak se dyshimet sa vijnë e shtohen.

Dinamika
e aksidentit

Ekspertë autoteknikë dhe rrugorë, mbërritën që në orët e para të ditës së djeshme në vendin e ngjarjes, për të rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik. Nga hetimet rezulton se deputeti udhëtoi me makinën e tij nga Elbasani drejt kryeqytetit dhe pak metra pasi ka kaluar tunelin e Qafë-Krrabës, ka humbur kontrollin e automjetit. Makina doli nga rruga kryesore në vendin e quajtur Lapidari. Nga rrotullimi i makinës, xhami i baxhos është thyer duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe për pasojë deputeti ka humbur jetën në vend. Trupi i pajetë i ish-ministrit Olldashi është nxjerrë me vonesë nga makina, për shkak se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe ekspertët duhet të kryenin të gjitha veprimet hetimore, me qëllim që të mos prishej vendi i ngjarjes.

Misteri
i pasagjerit


Ndërsa dinamika e aksidentit është thuajse e zbardhur dhe ekspertët autoteknikë, thonë se automjeti tip “Benz” me targa AA 003 NH, me të cilën udhëtonte i ndjeri Olldashi, nuk kishte asnjë defekt, misteri më i madh për hetuesit mbetet “pasagjeri” që udhëtonte me ish-ministrin. Zyrtarisht, nuk është pranuar se ka patur një person të dytë në makinë me deputetin Olldashi, por prokuroria ngre dyshime lidhur me këtë fakt. Edhe pse tejet të rezervuara, burime për “GSH” thanë se po verifikojnë dhe një fakt të tillë, nisur nga disa indicie, të cilat janë duke i verifikuar. Më shumë se të gjithë, duket se mbi këtë fakt, do të hedhë dritë deputeti i PD-së, Igli Cara, i cili njoftoi policinë për aksidentin. “Ende nuk jemi të qartë se si ka marrë dijeni deputeti Cara për aksidentin, nëse ka qenë pas të ndjerit duke udhëtuar, apo është njoftuar nga burime të tjera. Kemi kërkuar marrjen e tabulateve të telefonit, për të verifikuar nëse deputeti Cara ka marrë telefonatë lidhur me çfarë kishte ndodhur në Qafë-Krrabë. Fakte të tilla do ti verifikojmë në ditët në vijim”, tha një zyrtar i prokurorisë.

Ekspertët dy orë në terren, mbledhin copa xhami e ilaçe

Mëngjes... shi... furtunë... Nisemi drejt vendit ku tragjikisht humbi jetën një nga deputetët më të njohur të vendit, Sokol Olldashi. Herë pas here rruga bëhet gjarpëruese dhe me kthesa të panumërta, ndërsa pikat e shiut godasin me forcë xhamin e makinës.

U deshën 25 minuta që të mbërrinim në vendin e quajtur Lapidari i Krrabës, aty ku Koli nuk ia doli dot, aty ku fati i punoi atij një rreng pikërisht në rrugën që ai ishte përpjekur për ta bërë më të mirë. Një ditë pas vdekjes së deputetit demokrat, në atë vend çdo gjë duket edhe më e zymtë, përveç një tufe lulesh që dikush i ka vendosur tek vendi ku makina është rrëzuar dhe ku trupi i Sokol Olldashit u gjet i pajetë. Në orën 06:00 të mëngjesit në atë vend ka qenë një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët u larguan vetëm rreth orës 09:30 minuta, kur në vendngjarje mbërritën specialistët për ekspertimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që një makinë policie qëndron e palëvizur në anë të rrugës ku Koli humbi kontrollin e mjetit. Ata janë të vetmit që vazhdojnë të qëndrojnë në atë vend, edhe pse shiu vazhdon të bjerë me furi, ashtu siç kishte rënë edhe një natë më parë, në natën e zezë që i mori jetën deputetit të njohur dhe të dashur nga të gjithë, Sokol Olldashit.

Për rreth dy orë, ekspertët vazhdonin të ekzaminonin vendin, pikërisht varrezat mbi të cilat kishte rënë makina e Kolit, nga e cila në vendngjarje kishin mbetur ende copa të baxhos së makinës, copa xhami të thyera, disa ilaçe për dhimbjen e kokës dhe kërkimet vazhdonin për të mbledhur prova të tjera. Pak hapa larg vendit ku makina kishte dalë jashtë rrugës, ndodhej një shtyllë druri, të cilën banorët e kishin spostuar disa hapa më tej, për shkak të “famës” së saj, e cila njihej si shtylla e aksidenteve. 

BANORËT

Mes shiut që vazhdon të mos pushojë, takojmë disa banorë të zonës, të cilët pohojnë se nuk kanë ndier asgjë natën që ka ndodhur aksidenti. “Nuk dëgjuam asgjë, për shkak edhe të kohës së keqe. Binte shumë shi. Ne u afruam tek zona vetëm kur pamë sirenat e makinave të policisë, të cilët nuk na lanë të afroheshim te makina e përmbysur”, pohon njëri nga banorët e kësaj zone. Jehona se pikërisht në këtë vend një ditë më parë kishte ndërruar jetë deputeti Sokol Olldashi bënte që shumë prej drejtuesve të mjeteve të ndalonin dhe të tregonin me gisht pikërisht vendin ku makina kishte dalë jashtë rrugës. Ekspertët tregojnë se deputeti nuk ka arritur që të marrë dot kthesën dhe se makina ka dalë jashtë rrugës, edhe pse Sokol Olldashi ishte përpjekur shumë që të kthente timonin e makinës. Por Koli nuk ia kishte dalë dot, ai kishte goditur një nga anësoret e rrugës dhe kishte rënë mbi një vend me gurë dhe shkurre. Vendi ku kishte rënë mjeti kishte një pjerrësi jo shumë të madhe, por mesa duket, mungesa e rripit të sigurimit ka qenë fatale për jetën e Olldashit, i cili kishte pësuar shumë dëmtime në kokë. Baxhoja e makinës i kishte dëmtuar qafën dhe kokën, ndërkohë që kishte marrë dëmtime të tjera edhe në kraharor dhe në të dyja këmbët kishte dëmtime nga timoni. Pas kësaj ai mundi të jetonte vetëm 3 minuta. Pikërisht në atë vend Koli nuk do t’ia dilte dot, për të mos i parë më kurrë dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe nënën, por për të jetuar gjithmonë në kujtimet e tyre si njeri i qeshur dhe me humor.
 
AURORA KOROMANI dhe KLODIANA LALA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi