Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET

Shko poshtë

AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET Empty AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 23, 2013 3:20 pm

AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET 1468496_10151802707564077_2140405258_n

 
 
AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET
 
Me varfëri jetojmë
Se jemi shqiptar,
Sa shumë jemit´varfër,
Prap jem  kosovarë
 
Po na gdhinëmëngjeset
Duke derdhur lot´,
Fëmiu kërkon bukë,
Nëna s‘ka as sot.
 
Qan bebja e vogël
Vajin mallkim ka,
Dikush gjuen mishin
Ajo qumsht më ska.
 
Dikush në pallate.
Të bukura kala.
Varfnjaku i shkretë
As kasollë nuk ka.
 
Qeveritarët tanë
Po vjedhin me kosh,
Populli i uritur
Gjithmonë barkun bosh.
 
Kudo banda krimi
Me pushkë e kërbaç
Popullit të varfër
I marrin haraç.
 
Mafia shtetërore
Me zell po “punon”,
Për një dokument,
Mito të kërkon.
 
Grinden n´parlament
Thue se u vranë,
Në dreka edhe darka
Qingjat bashkë ihanë.
 
Me turli dorëheqje
Popullin mashtrojnë,
Prap kthehen n´pozita
T´larta ku të dojnë.
 
Na i bien ligjet
Secilin me bisht,
Ia mundsojnë vetes,
T´vjedhin legalisht.
 
I qesin n´votime
Por edhe fitojnë,
Vrasjet edhe krimet,
Po i amnestojnë
 
Po dëmtohet populli
Atdheu n´varfëri,
Që të fitojnë vetë
Po shesin liri.
 
Tokën e atdheut
Dhe varret e lirisë,
I shesin karagjozët
Turqisë e Greqisë.
 
Bizneset i bëjnë
Me serbët kriminel,
Nuk ju mbet më ftyrë
Nuk ju mbet as nder.
 
Hej, botë e shkretë
Hej, botë moj sahata,
Po na rritet krimi
Bëhet si kala.
 
Tani ka ardhë koha
Popullin me thirrë
Ngrehu, o i shkretë ,
Për një ditë më t´mirë.
 
Kush nuk zgjohet sot
S’ka me u zgjuekurrë,
Do të shkoj atdheu
Gjithnjë duke u tkurrë.
 
Për këto vargje t´mia
Po më shahet nëna,
Por unë si qytetar
Punën time bëra.
 
13.07.12
 
Düren
AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET 1480704_10151802718004077_170434135_nAGIM GASHI:ATDHEU THËRRET 1459778_10151802727164077_1585639088_nAGIM GASHI:ATDHEU THËRRET 1453379_10151802731664077_929171701_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi