Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri!

Shko poshtë

Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri! Empty Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri!

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 12:49 am

Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri!

Blendi Gashi, BOTA SOT
Pozita plani për Mitrovicën, Ahtisari
Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri! Sh_b

Kuvendi dhe policia, symbyllur për krimet në veri! Gaziii%20(Small)
Fatkeqësi
“Fatkeqësisht deri më tani Policia e Kosovës nuk ka arrestuar askënd dhe për kundër faktit se kemi iniciuar raste të ndryshme, si prishje e rendit të qetësisë publike, sulm ndaj personave zyrtarë, dëmtim të pronave të ligjshme”, thotë Hoti.
Paditë
Fisnik Rexhepi thotë se Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet e fundit lidhur me incidentet që kanë ndodhur në lagjen “Kroi i Vitakut”, dhe posa të kompletohen dëshmitë do të ngrihen kallëzimet penale, dhe do të bëhen edhe arrestimet e nevojshme.
Geci thotë se nuk është vetëm çështja e Mitrovicës që duhet ta zgjedhim, por ka edhe disa probleme në Policinë e Kosovës që pas luftës kanë hyrë pa kurrfarë kriteri, por Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë edhe për çështjen në Veri dhe sigurinë atje.
Geci thotë se dalëngadalë duhet ekstremistët serbë t’i largojmë nga politika e Kosovës.

Protestimet e serbëve në veri të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen “Kroi i vitakut”, nuk kanë të ndalur. As armët e shkrepura nga serbët në këtë pjesë të Mitrovicës, nuk i kanë mjaftuar Kuvendit të Kosovës, që ta vënë në rend të ditës këtë çështje mjaft problematike. Ndërsa, Policia e Kosovës nuk ka ndonjë plan apo strategji të arrestimit të paramilitarëve serb.
EULEX-i të premten deklaroi se nuk ishte kompetencë e këtij misioni arrestimi i serbëve, por i Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë çështje eksperti i sigurisë Fuad Ramiqi thotë se gjendja në veri të Kosovës është aq e ngarkuar saqë institucionet e Kosovës duhet të veprojnë, sidomos Policia e Kosovës, mirëpo si Polici e Kosovës me zinxhirin komandues të institucioneve të Kosovës e jo të krijohet një strukturë e saj, e cila do të ishte pjesë përbërëse e dominuar nga serbët, e të cilët nuk do ta respektonin zinxhirin komandues. “Ministria e Punëve të Brendshme duhet të merr kompetenca, ta shtrijë kontrollin në veri me Policinë, e cila do të ishte ekskluzivisht përgjegjëse vetëm ndaj institucioneve të Kosovës me njerëz, mjete e kapacitete e jo të jetë një policie, që do t’i përgjigjet më shumë interesave të serbëve, sepse kjo do të ishte rrezik, nëse bëhet për një status të ri të veriut, që do të ishte në kahe të një autonomie të veriut brenda Kosovës”, thotë Ramiqi. Ai thotë se Policia e Kosovës është dashur të ndërhyjë edhe shumë më herët, por tani është rasti që më në fund, policia të ndërhyjë dhe të garantojë ligjshmërinë për të gjithë banorët, që edhe serbët ta ndiejnë që policia e Kosovës njësoj kujdeset për të gjithë banorët e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, duke vendosur rend dhe rregull në tërë territorin dhe duke e zbatuar sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e vet. Ndërsa, shefi i Grupit Kuvendar të LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se për Mitrovicën ekziston plani dhe ai është dokumenti i presidentit Ahtisaari, që ka shërbyer edhe si bazë e Kushtetutës dhe ligjeve bazike shtetërore. Andaj, sipas Hazirit, nuk ka nevojë për plane shtesë sepse një plan për Mitrovicën ekziston. “Ai plan jo që e ka pasur emrin Pakoja e Ahtisaarit, por është konvertuar në obligim kushtetues dhe se plani më i madh që duhet të zbatohet, lidhet me këto të drejta që në Mitrovicë, vonë a herët, do të tregojnë se është plani më i mirë, më i qëndrueshëm dhe më i realizueshëm në Kosovë”, thotë Haziri.
“Kthimi i qëndrueshëm në Mitrovicë, matanë lumit Ibër, tek Kroi i Vitakut dhe në lagjet tjera, është simbolikë e mirë e Qeverisë.
Këshilltari politik i ministrisë së punëve të brendshme Fisnik Rexhepi thotë se policia e Kosovës është duke i bërë hetimet e fundit lidhur me incidentet që kanë ndodhur në lagjen “Kroi i Vitakut”, dhe posa të kompletohen dëshmitë do të ngrihen kallëzimet penale atëherë do të bëhen edhe arrestimet e nevojshme. “Kemi qenë të vetëdijshëm se do të ketë grupe të pakënaqura dhe grupe të interesuara për ta politizuar procesin e kthimit të banorëve shqiptarë në pronat e tyre, por kjo është një e drejtë themelore, humane dhe projekt humanitar që po e realizon Qeveria e Kosovës dhe komuna e Mitrovicës dhe nëse kërkohet mbështetja nga agjencionet për sundimin e ligjit atëherë do ta ofrojmë, këtë rast policia e Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in ky projekt humanitar të realizohet”, ka deklaruar Rexhepi.
Ndërkaq anëtari i komisionit për punë të brendshme dhe siguri në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës duhet të debatohet për gjendjen e sigurisë në veri dhe të merren vendime politike. Sipas tij takimi që kanë zhvilluar me përfaqësuesin e EULEX-it, ju ka thënë se situata nën kontrollin e juaj dhe ju jeni ata që duhet të merreni vendime për situata të ndryshme emergjente sepse EULEX-i është vetëm mbikëqyrës. Sipas tij EULEX-i ka të drejtë që policia e Kosovës duhet të bërë arrestimet, sepse ne kemi Kushtetutën, ligjet dhe ata që nuk e zbatojnë dhe respektojnë ligjin duhet të arrestohen por nuk duhet të shkaktojnë tensione politike që të merren fuqitë e mëdha me këtë problem. Geci thotë se dalëngadalë duhet ekstremistët serbë të largohen nga politika e Kosovës. Ai thotë se nuk është vetëm çështja e Mitrovicës që duhet të zgjidhet, por ka edhe disa probleme në Policinë e Kosovës që pas luftës kanë hyrë pa kurrfarë kriteri, por Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë edhe për çështjen në Veri dhe sigurinë atje.
Besim Hoti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës thotë se policia e EULEX-it është vetëm përkrahëse, në situata të trazirave, të njësive të specializuara. “Fatkeqësisht deri më tani Policia e Kosovës nuk ka arrestuar askënd dhe për kundër faktit se kemi iniciuar raste të ndryshme, si prishje e rendit të qetësisë publike, sulm ndaj personave zyrtarë, dëmtim të pronave të ligjshme dhe shkatërrim të rrezikut të përgjithshëm duke pasur parasysh se ka pasur gjuajtje me armë zjarri”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi