Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demuzh Zefi:Fitore e re e amanetit të Dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Demuzh Zefi:Fitore e re e amanetit të Dr. Ibrahim Rugovës Empty Demuzh Zefi:Fitore e re e amanetit të Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 23, 2013 9:19 pm

Demush Zefi:Fitore e re e amanetit të Dr. Ibrahim Rugovës

Demuzh Zefi:Fitore e re e amanetit të Dr. Ibrahim Rugovës Largea_demush_zefi-jpg1385050992

Prishtina dhe LDK-ja, kurorë e artë me verdiktin e qytetarëve

Fitorja edhe në këtë balotazh do të jetë me një dallim të madh. Do të jetë një fitore e re që do ta motivoj edhe kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçi që ta ndihmoj së paku sipas ligjit këtë komunë, krahas komunave të tjera. Kryeqendra pret nga Kryeministri një ndihmë sepse qe sa vite Kryeqyteti i Kosovës ka mbetur duar shtrirë. Një analist në KTV tha se edhe pa këtë buxhet, Prishtina po ecë shumë shpejt para. Për katër vite mund të ndryshohet peizazhi i tërësishëm i kësaj kryeqendre. Ai përmendi vetëm sheshet dhe disa rrugë që japin pamje të një metropoli evropian.
Duke ëndërruar se do ta fitojnë Prishtinën në garën politike për zgjedhje lokale, VV përsëri ka angazhuar mekanizmat për të propaganduar kundër Isa Mustafës, njeriut që po e krijon autostradën e re politike për të fituar edhe zgjedhjet nacionale. Ai që është caktuar të jetë sfidues për Prishtinën nga VV-ja z.Shpend Ahmeti, duket se shpresa e mban se një ditë si në ëndërr do të udhëheqë me një qytet, kryeqytet, por kjo nuk do të ndodhë sepse qytetarët e kuptojnë se kush mund të jetë përfaqësues i tyre.
Po shihet kudo Shpend Ahmeti duke i dhënë flakë angazhimit të tij, megjithatë del vetëm tym duke ditur se nuk po arrin të ndezë dëshirën e pathyeshme të anëtarësisë. Në raundin e parë VV nëpërmjet këtij kandidati arriti deri diku të jetë afër një intelektuali siç është Isa Mustafa, por tash në raundin e dytë, në balotazh, LDK-ja është superfuqi për Shpend Ahmetin. Shumë analist në trojet shqiptare, pra jo vetëm në Kosovë kanë analizuar angazhimin e Shend Ahmetit dhe si konkluzë ka dalë se ai do të jetë kësaj radhe një minok politik sa që votat e tij do të shënojnë një rënie rapide duke e injoruar edhe subjektin nga ai vjen.
Në bazë të propagandës që po e udhëheqë VV dhe kandidati Shend Ahmeti, ai do të fitojë vota një shifrore duke ditur se gabimet që po i bënë gjatë fushatës, janë një lloj there që vetëm grumbullon llomin e dushkut e jo vota. Po pse bëhet një propagandë e këtillë. Jemi dëshmitarë të duelit në një qendër televizive ku shihej jashtëzakonisht shumë irritimi i Shpendit karshi Isës. Dhe qytetarët e kuptuan se cili është intelektuali, e cili është ai që dëshiron rrushin ta lë të qetë nga pamundësia për ta kafshuar. Me një fjalë, po e thumbon veten Shpend Ahmeti me gjembat e tij duke mos kuptuar se në politike vota qytetare vendosë. Kësaj radhe nuk po bëjnë punë as votat, sepse askush nuk ka guxim të fotografoj një votë dhjetë euro dhe të shpërblehet me 1 apo edhe tri vite burg. Kjo fazë ka kaluar sepse ligji kësaj radhe po zbatohet e pastaj partitë që kanë luajtur në kazino-politikë, nuk munden më të fitojnë. Vota do të shkoj vetëm ku do qytetari e jo në kazanin apo vorbullën që zihen thashë e thënat. Pra, Prishtina nuk ka nevojë të mashtrohet dhe të qeveriset nga njerëz që nuk dinë të qeverisin. Prishtina ka nevojë të qeveriset nga një njeri që e don Prishtinën, e don Kosovën. Isa është një njeri që asnjëherë nuk e nënçmoi verdiktin e Presidentit Rugova. Ai tash ka përgjegjësi edhe më të madhe se sa kur Presidenti Ibrahim Rugova ishte pranë popullit të Kosovës.
Fitorja edhe në këtë balotazh do të jetë me një dallim të madh. Do të jetë një fitore e re që do ta motivojë edhe kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçin, që ta ndihmoj së paku sipas ligjit këtë komunë, krahas komunave të tjera. Kryeqendra pret nga Kryeministri një ndihmë sepse qe sa vite kryeqyteti i Kosovës ka mbetur duar shtrirë. Një analist në KTV tha se edhe pa këtë buxhet Prishtina po ecë shumë shpejt para. Për katër vite mund të ndryshohet peizazhi i tërësishëm i kësaj kryeqendre. Ai përmendi vetëm sheshet dhe disa rrugë që japin pamje të një metropoli evropian.
Qytetarët do ta votojnë Isa Mustafën sepse dy mandate bëri shumë për ta ndryshuar zhvillimin e përgjithshëm të Prishtinës, ndërsa Kryeministri do të duhej ta votoj një buxhet së paku të dyfishuar apo trefishuar duke ditur se gjatë dy mandateve Prishtina ishte anashkaluar. Ata që kanë guxim e vlerësojnë drejt se Prishtina meriton diçka edhe ma shumë se sa mendohet, por kështu nuk po mendojnë ata që e kanë në dorë punën.
Mjafton edhe kjo gjë që Prishtina merr votat e qytetarëve. Ndërsa, herën tjetër motoja ekzistuese e LDK-së se "Sot Prishtina nesër Kosova" nuk është rastësi e kohës, por e menduar mirë, dhe që do të realizohet.
Prishtina edhe në këtë mandat i thotë po Isa Mustafës, e Isa Mustafa i thotë po zhvillimit të Kryeqendrës sepse ai është afër qytetarëve të saj dhe dëshirës që ky kryeqytet të bëhet fanar i një drite të re në Evropë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi