Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013
Faqja 1 e 1
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013
SEVEME FETIQI:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013
MINI GLOB KRIJUESISH NË KOBLENC TË GJERMANISË
Të shtunën e kaluar gjegjësisht më 23 nëntor, nën patronatin e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës, në sallën e hotelit Continental në Koblenc të Gjermnisë u mbajt Kuvendi i parë nismëtar i krijuesve shqipëtarë nga e tërë Bota. Në këtë manifestim me rëndësi të madhe historike, përveç Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli dhe stafit diplomatik të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt (Konsuli z.Milazim Vllasaliu dhe znj. Fatmire Musliu) ishin prezent edhe figura e qëndresës sonë kombëtare, shkrimtari z. Adem Demaçi, kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, poetja dhe deputetja dr.Flora Brovina, mysafire nga Maqedonia, poete dhe krijuese dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, shumë krijues, anëtarë dhe përfaqësues të shoqatave krijuese nga tërë Europa, SHBA dhe Australia, poetë mysafirë dhe mediat e të tjerë.
Kuvendin e hapi Kryetari i LSHAKSH në Gjermani z.Hasan Qyqalla ku në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera theksoi „ Shumë të nderuara motra e vëllezër, zonja dhe zotrinjë! Të dashur krijues, dashamirë të artit e të fjalës së bukur!
Ndihem mjaft i privilegjuar, që sot, para jush, të hap punimet e Kuvendit Themelues të Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë, që besoj se do të shenojë një ngjarje tejet të rëndësishme, duke lënë gjurmë në epokën e dytë të këtij fillimshekulli nga Shpallja e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, 135 - vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 105 – vjetorit te Kongresit te Manastirit, Ditës së Alfabetit, si dhe 5 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit të Kosovës! Mirë se keni ardhur…! “Ka tre mënyra për të përballuar sfidat e jetës, dhe atë: me indiferencë, me filozofi dhe me art”, shkruan filozofi i njohur, Carls Kolton! Andaj edhe ne, krijuesit shqiptarë të Mërgatës u mblodhëm rreth bërthamës së artit, mbase mendoj se është forma më e përsosur e reflektimit të identitetit të kulturës sonë kombëtare drejtë intensifikimit në mjediset ku jetojmë e veprojmë, këtu në botën Perëndimore.
Pastaj me fjalën përshëndetëse të tij të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli. Fjala iu dha edhe z.Adem Demaçit, znj.dr.Flora Brovinës,Kosove; prof.dr Zejnepe Alili-Rexhepi, Maqedoni dhe poeti Arqile Gjata, Greqi.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësusesit-krijuesit e shoqatave dhe lidhjeve nga SHBA, Australia, Suedia, Norvegjia, Anglia, Franca, shtetet e Beneluksit(Belgjika), Austria, Kroacia, Greqia, dhe kuptohet nikoqire Gjermania. Për ti vazhduar punët koordinative dhe për ta zgjedhur Kryesinë e Kuvendit të Krijuesve shqiptarë në tërë mërgatën, u caktua së pari Komisioni i punës, i cili kishte për detyrë të mbikqyrë punimet, propozimet dhe aprovimet për zgjedhjen e Kryesisë. Kuvendi i përbërë nga të gjithë përfaqësusesit e lartëpërmendur, i tërhequr në mbledhjen e mbyllur, me vota unanime, për Kryetar e zgjodhi poetin dhe kryetarin e deritashëm të LSHAKSH në Gjermani, z. Hasan Qyqallën, me mandat dyvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje, ku pas mandatit të kryer do të zgjedhet kryetari i ri nga shtetet tjera përkatëse. Nënkryetarët u zgjodhën : Hysen Ibrahimi (SUEDI), Musa Jupolli (FRANCE), Anton Marku (AUSTRI), Besnik Camaj (ZVICER), Rita Salihu( SHBA), Imri Trena (NORVEGJI), Valdete Berisha ( BELGJIKE ), dhe Arqile Gjata (GREQI ). Përfaqësuesit nga shtetet tjera Anglia ( Sadije Kryeziu), nga Australia( Silva Tërnava) , Kroacia (Shenida Bilalli) si dhe Italia(në mungesë të përfaqësuesit) i kanë vendet e hapura në mungesë të shoqatave të perfaqsuesëve të tyre. Por, në çdo kohë do të pranohen në Kuvend, kur do të jenë të gatshëm, me rezultatet dhe sukseset e tyre të arritura të dëshmohen në këtë drejtim.
Sekretar i këtij Kuvendi u zgjodh poeti dhe nënkryetari i deritashëm i LSHAKSH në Gjermani, Fran Tanushi, arkatar poeti dhe nënkryetari i deritashëm i LSHAKSH në Gjermani , z.Mentor Thaqi si dhe zëdhënësit Imri Trena, Norvegji(MEDIA-RADIO), Besnik Camaj, Zvicër (PUNE TEKNIKE KOMPJUTERISTIKE) dhe Sevëme Fetiqi (PRESSE ), Gjermani.
Pas Kuvendit u dha një darkë solemne për nder të mysafirëve nga e tërë Bota, ku krijuesit u argëtuan edhe me një mini- orë letrare , recitime, këngë dhe valle. Mbrëmjen e bërën edhe më festive dhe të të bukur, grupi MINATORI nga Kosova si dhe këngëtarja e mirënjohur znj. Selvete Tërstena- Halili. Punimet e Kuvendit vazhduan edhe të nesërmen. Atmosfera kolegiale dhe miqësore bëri, që deri në orët e vona të pasdites së të dieles, të jemi së bashku në sallën e hotelit CONTINENTAL duke u çmallur dhe biseduar. Të gjithë me përvoja shumë më të mëdha, të çmallur me njëri-tjetrin, secili udhëtoi në shtetin e vet ku jeton me valixhen plot kujtime te bukura, me premtime dhe dëshira, që të punohet shumë në këtë drejtim, që të kemi një përfaqësim të denjë të Kombit tonë dhe fjalës së bukur artistike. Me këtë edhe njëherë ne krijuesit dëshmuam se dojmë, dijmë dhe mundemi të bashkohemi rreth fjalës së bukur artistike dhe ti tregojmë botës së mbarë se me punë të përbashkët, do të ecim shtigjeve të sukseseve edhe më të mëdha, ku do ta përfaqësojmë shtetin dhe kombin tonë në menyrë të denjë me fjalën e shpirtit.
P.S
FALËNDERIM
Kuvendi i themelimit të krijuesve në mërgate falënderon Ministrinë e Diasporës- z.Ibrahim Makolli, për mbeshtetje financiare, znj. Saranda Hyseni nga Suedia per moderimin e shkelqyeshem, z. Sami Hysenin, pronarin e Hotelit Continental në Koblenz, për gadishmërinë e tij, që dy ditë të jetë nikoqir i mrekullueshëm i bashkatdhetarëve të vet si dhe për mbështetjen morale, mediat RTK me xhirues dhe gazetar Z. Halil Rrustemaj dhe kameraman z.Ahmet Konjusha, si dhe gazetarin e RTK z. Ragip Rama.
PËR KUVENDIN THEMELUES TË KRIJUESVE NË MËRGATË
Zëdhënësja Sevëme Fetiqi
Gefällt mir
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SEVEME FETIQI:TAKIMI TRADICIONAL POETIK " PAVARESIA " NE KOBLENZ TE GJERMANISE
» Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë – Albanian Expat Creative League-NJOFTIM
» Lidhja e krijuesve shqiptar në mërgatë
» Kuvendi themelues i LDK-së - 23 dhjetor 1989
» Seveme Fetiqi:KOT E KE
» Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë – Albanian Expat Creative League-NJOFTIM
» Lidhja e krijuesve shqiptar në mërgatë
» Kuvendi themelues i LDK-së - 23 dhjetor 1989
» Seveme Fetiqi:KOT E KE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi