Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM

Shko poshtë

Vullnet Mato:KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM Empty Vullnet Mato:KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 27, 2013 10:21 pm

Vullnet Mato:KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM 1472083_10200774436874441_986678975_nVullnet Mato:KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM 988702_10200157362447966_1662825907_n
 
 
Vullnet Mato
 
KRYESHENJTORI I PËRBOTSHËM
 
Nga të gjithë shenjtorët
botërisht të adhuruar,
me faljet dhe lutjet tona,
për bëmat dhe mrekullitë,
“Shën Lek(si)” është
kryeshenjtori fytyrëstampuar,
që i përkulemi me përnderim
disa herë në ditë.
 
Shën Leksi bën për njerëzit
mrekullitë më mahnitëse.
Por sajon dhe poshtërsitë
më të paskrupullta në botë.
Pas shtatë mrekullive të lashta,
të skllavërisë sfilitëse,
gjithë të tjerat i bëri dhe i bën
Shën Leksi deri sot.
 
Shën Leksi bëri globin,
një vrapele në ajër dhe dete,
me një zile dhe klikim mausi
thirret njeriu në çdo largësi.
Por bëri dhe të papunët
shpendë shtegtarë në kontinente,
bëri femrat fatkeqe të shesin
mishin e bardhë në treg të zi.
 
Shën Leksi na e sjell njerëzimin
në një copë pasqyrë formati,
na largon vdekjen e sigurt
me një bisturi kirurgjie.
Por paguan dhe sileciatorin mizor
të kryej fshehtas atentatin,
dhe shuan që në foshnjëri
belbëzimet e ëmbla të fëmijëve.
 
Për Shën Leksin luten
të gjithë lypsarët e rrugëve,
luten dhe protestojnë
grevistët e zemëruar, me një zë.
Për shejtërinë e tij, gatuajnë
të gjitha furrat e bukëve,
muratorët gatuajnë llaçin
për të ngritur pallate për të.
 
Për Shën Leksin grinden
dhe divorcohen babai me nënën,
për Shën Leksin bleron dheu
në të gjitha fermat me bujq. 
Shën Leksi dërgoi tokësorin
që shkeli virgjërinë e Hënës,
dhe bën përpjekje kozmike
të zaptojë Marsin e kuq.
 
Të përgjërohem, o Shën Leks,
për të gjitha veprat e ndritura:
por, zgjate dorën edhe te
vocërrakët e strehëve jetime,
dhuroju disa thërrime gojëve
të këtyre krijesave të uritura, 
të mos ndjej kurdoherë për ta,
dhimbje kjo zemra ime!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi