Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi?

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi? Empty Asllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 29, 2013 2:42 pm

Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi?


Asllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi? 403x302138623403x302136833403x302101800u1_LuanAsllanDibrani
Nga Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com


Reagoj me, një arsye shumë të fuqishme  nga një analizë  mbi  artikullin "Përse sulmohet Fuad Ramiqi", i botuat në gazetën Ekspres. Duke   u mbështetur në   injorancën   , demagogjike  të   Olsi Jazexhit , i  cili nga  ideologjia antishqiptare  vërtetohet  përmes këtij artikulli   shumë kontraverz    i cili krijon dyshim, mosbesim  në qëllime   të caktuara dhe i dirigjuar nga  qarqe  të ish pushtuesve  të popullit shqiptar. Fillimisht   shihet se është  një   turbullues   dhe një trazues    përçarës  në masën shqiptare, ku  si pretekst   Olsi Jazexhi  merr aksionin e fundit të  arrestimit të  disa   ekstremistëve  shqiptarë  që u gjetën në  radhën e  grupeve  terroriste në Siri dhe qe krijuan dhunë  ndaj qytetarëve amerikan në Kosovë, por edhe atyre shqiptarë.  Ata u përgatiten  edhe me sulme në policinë e Kosovës !
Në të njëjtin moment dhe kohë   reagon   me artikullin "Përse sulmohet Fuad Ramiqi".  E  përkrahë dhe e mbron  kryebanditin Fuad Ramiqin   dhe mësuesin e  njerëzve të rinj duke  i  imponuar gjëra të pa vlera  për urrejtje  ,vrasje, dhe terrorizëm,  apo një përçarje   në  shkallë vendi!  Sa për njoftim Osli, fillimisht si përket   racës shqiptare as kombit shqiptar. Është një shërbëtor shpirtëror i vehabistëve  i arratisur dhe i ikur nga  Shqipëria në  shtetin kanadez , duke  e ngrëne   bukën e një shteti perëndimor  qe shanë dhe vjelle vrer kundër tyre. Rrjedh   nga një familje   myslimane , ku në shume raste edhe krenohet  ,por shqiptaret e kane identifikuar qe edhe në kohën e  osmanëve  gjyshit e tij kanë bërë terrorin  ma te madh në   ndërrimin e fesë   krishtere në atë islame .Edhe  nipi i tyre pas-ardhësit e këtyre gjakperzierish është edhe Olsi Jazexhi, i cili rrjedh nga bejlerët e Devollit të Kolonjës, të cilët ishin veglat e pushtuesit turk. Gjate pushtimit turk këto lloj familjesh ishin të privilegjuara dhe shtypshin familjet shqiptare krishtjane/ortodokse të zonës së Kolonjës nga e ka prejardhjen  . Kjo është arsyeja qe nipi i tyre Olsi Jazexhi e kujton me mall atë periudhë të pushtimit turk-osman, kur të parët e tij ishin maje kali dhe sundojshin fshatarët e varfër shqiptarë në trojet e veta.  Olsi Jazexhi bënë përshkrime të lavdisë së kohës së të parëve të tij gjatë pushtimit turk dhe hedh baltë mbi patriotët shqiptar ,rilindësit ,ndaj historisë dhe pavarësisë së Shqipërisë,  e gjykon  edhe   shkëputjen e Shqipërisë nga  pushtimi turk me 1912. Sjellim  një citat  i botuar në një medium publik  për atdheun  se çka thotë kjo mbeturinë  "Fjala at-dhe, apo toka e babës, është një shpikje të cilën në leksikun e gjuhës shqipe e futën aventurierët e Rilindjes shqiptare. Shënim imi , koncepti i atdheut,  dhe definicioni  i tij është për ta hedhur në koshin e  plehrave. Ky matrapaz  që bredh poshtë lart në cilësinë  e mbrojtësit të islamit dhe nxit terrorizmin ,është një sindrom   qe duhet te dënohet  . Shkon edhe ma tutje duke  i mohuar  shkollat shqiptare në Shqipëri dhe Kosove  qe i mësuan  alfabetin , gjuhën  dhe  historinë e vet   ,por edhe për mëmdhenë .

Po i them këtij   të  përjarguri ,    se  ne shqiptarët,    ishim  dhe jemi, që   popullin tuaj pushtues   nga një barbari e egër, i kemi  krijuar shtetin , alfabetin gjuhësor e himn  Turqisë po dhe shume shteteve tjera qe me gjurmimet   dhe studimet që janë duke u ndritur për çdo ditë do të gjunjëzohen   shkarravinat e rreme të   trekëndëshit Turqi ,Greqi dhe  sllavizëm  që mbajnë në terr  rolin e gjyshërve tanë  pellazgo -ilir  në formimin  gjuhëve dhe kombeve në Evropë . Ju si   pasardhës  i armiqve tanë  do të rrënoheni me  propagandën dhe   synimet tuaja të  mbrapshta qe përpiqeni nga një kënd i juaj  i vockël të linçoni dhe  provokoni kombin tonë  shqiptar.
Për  definicionin    "shqiptar" Osli  thotë citojmë" Të jesh shqiptar do të thotë të besosh që je shqiptar, të kenë mësuar që të vogël se je shqiptar, të flasësh shqip, të jesh shqiptarizuar gjatë jetës, apo të kesh patur  fatin e keq që të kesh lindur në Shqipëri e je pajisur me pasaportë  dhe gjuhë shqiptare dhe indoktrinuar nëpër shkollat e saj me ideologjinë e atij shteti". Shqiptar mund të jesh edhe po të jesh mysliman i ish-Jugosllavisë me një fjale  shqiptarët e Kosovës ky  antishqiptar,  i quan mysliman të Jugosllavisë!!!
Vazhdon citati i tij "Ndërsa shqiptarizma është një ideologji e cila lindi apo më saktë u imponua me pahir në Shqipëri në vitin 1913 kur Kalifati Osman u dëbua nga Ballkani dhe myslimanët shqipfolës u ndanë në tre shtete. Ndërsa në Jugosllavi shteti u mundua t’i bëj "myslimanët shqipfolës jugosllavë", në Greqi i helenizoi, ndërsa në Shqipëri i shqiptarizoi duke ua hequr fenë që të besojnë se janë ilirë , pellazgë e arbërorë katolikë që kishin luftuar kundër turkut dhe islamit në krah të Skënderbeut .Përmes  citatit  nuk e ka lexuesi vështirësi ta identifikoj këtë   krijesë fantazmë, fatkeqësisht  Enver Hoxha ju mësoj shqipen  ne sistemin  e tij . Përmes citatit  definicionin  shqiptar e përzien me  mysliman   i quan fatkeqësi ata që lindin në Shqipëri apo Kosovë dhe  kanë si gjuhë  shqipen, pra gjuha e tij është një helm në të cilin  mbretëron urrejtja ndaj kombit tonë, ndaj gjuhës tonë dhe ndaj kulturës dhe vlerave tona.  Kjo mbeturinë  nuk ka  gjëkundi vend në  tokat shqiptare me këto shkrime ,pos në  koshin e plehrave apo në magazinat e vjetra të   osmanjlinjëve    për të kaluarën! Ky intrigant  gjuan   dhe hedh benzinë në zjarrin e kallur  në  një masë, në  radhët e shqiptarëve me besim fetar në   fenë islame.  Ku nga  këto fakte vendosa të reagoj  me sa vijon :

1.  Fillimisht një reagim për ti dal  zot   Fuad ramiqit  nga një njëri  me emër Osli Jazerxhi nuk i përket  popullit shqiptare  nga e  cila me të hulumtuar rrjedh nga një familje   jo shqiptare  edhe vet e thekson   myslimane , rome , greke  turke   apo bullgare nuk po me hyn  në punë ma shumë se   gjeneza e tij .Por .  nga ky konstatim  rrjedh mendimi i shendosh qe ky nuk ka të drejtë, as debati, as diskutimi  as përzierje në punët    tona në kulturë  as në  fe,  prandaj i sjell një agrumet edhe nga i madhi             Pashko Vasa  me një shkëputje nga  poezia   "O  moj  Shqipeni":

O MOJ SHQİPENİ

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkije"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter.

 
I madhi Pashko Vasa ka  bërë një sinkronizim të   asaj periudhe që Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz  injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, , mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues,  matrapaz etj. Ti Olsi Jazexhi, mjaft emra të keq e të huaj kemi ne shqiptarët, po ti as  me emër as me  mbiemër nuk  përkon me   emrat apo mbiemrat qe posedojnë shqiptarët dhe nuk ke të drejt  ma të   shkruash për shqiptarët!


2. Ky injorant   me plotë demagogji  përpiqet ta njollos gazetën Exspress një  gazetë prestigjioze shqiptare që ka  një    profilAsllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi? Arrow-10x10 të një gazete shumë serioze  që  boton dhe  përhap dije kulturë dhe vlera  të përditshme të shqiptarët nga e  cila me  redaksinë e vet përpiqet  ta nxis progresiven dhe ta  luftoje të keqen    në shoqërinë shqiptare.

3. Ky intrigant  qyqar  përmes mbrojtjes qe i bënë një   njeriu të dyshimtë në të kaluarën e tij rangohet në një  njeri të pa vlerë, të pa bazë dhe të pa argument. Fuad Ramiqi  që punon  në shërbimin e   të huajve, po edhe në shërbimin e  ish   pushtuesve sllavo serb mbi Kosovën, Duke  e mbrojtur Fuadin, madje kalon caqet  dhe kornizat  e Kosovës, duke   u munduar qe  të  fut huti dhe  përçarje  në mes organeve  të dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës . Sipas  shumë    provave   ky ka bërë një  akt   skandaloz duke e nxitur terrorin dhe dhunën në organet tona   vetëm e vetëm qe t'u ndalet  hovi   vrasëve  dhe    terroristeve   me bindje talibane kundër   vlerave tona kombëtare.


4. "Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës" e fyen në baza kombëtare,  me çka prapë nuk përputhet të  akuzoj një njeri qe nuk i përket  nacionaliteti shqiptare, po atij mysliman  siç thekson vet se nuk e di qe ka kund deri me sot komunitet mysliman, dhe  kjo hedhet poshtë. Kudo qe të jenë,  në cilin do organ    apo  funksion  të Kosovës apo të Shqipërisë pjesëtarët e tyre ,  ata kanë gjak shqiptari dhe    e duan ta mbrojnë vendin nga , mizoret dhe  maskarate siç jeni ju  efendi Ozzllllliiiiii! me pretendime   të futjes se   përçarjes  shqiptarë për mes fesë qe shqiptaret nuk e kane pas problem deri në kohët e fundit..

 5. Ky antishqiptar  ma tutje  i quan të gjithë çlirimtarët  qe  rrëmbyen armët kundër pushtuesve serb, organizatë e mbushur me katundarë e cuba ,spiunë që punojnë sot për këtë agjenci inteligjenca e Kosovës,thekson ma tutje  besoj që duhet të vijnë nga ish-anëtarët e bandave kriminale që u ndërtuan në Kosovën e pas luftës dhe bën me qindra krime në vend, ndër të cilat dyshohet që të jenë  edhe vrasje  nga  rivali kryesor i  Hashim Thaçit. Edhe këtu  ky mini publicist e   zgjat dorën dhe gjuan gurë e dru  me një synim ti rrënoj organet tona shtetërore  me qëllim ti bëjnë qefin një      të apostrofuarit Fuad Ramiqit  që donë terr  dhe kurrë dritë për popullin shqiptar!!!

6. Protagonisti  i mbrojtjes se Fuad Ramiqin, e radhit si aktivist  qe ishte gjëja në shërbimin e  partisë  së LDK-së ,ka qenë një nga themeluesit e Forumit Musliman të Kosovës qe   e bëri  një pjese të rinisë    të kaloj në ekstremitet   të elementeve të rrezikshme për  shoqërinë shqiptare në Kosovë dhe në rajon.  Ramiqi ishte ushtarak  i forcave te Armatosura të Republikës se  Kosovës gjatë kohës së luftës,  në Fark  gjë qe  u gjet në shume pikëpamje i dyshimtë ku tregojnë ma se miri njerëzit qe janë gjallë nga ajo periudhë  skandaloze  qe ma shume i përngjante një  dinastie   në Tiranë, se një  lufte kundër Serbisë. Pastaj  ishte agjent i  Kundërzbulimit Serb (KOS) gjë qe i ka  krijuar  mjaft dëme popullit  liridashës shqiptar për ta heq çizmen e  shkaut nga Kosova , ma në fund krijoj një parti  fundamentaliste islamike ne Kosovë, gjë qe nuk i paska ndihmuar asgjë  sipas artikullshkruesit se ai qenka i pa punë shume qesharake!. Lind pyetja  kah i ka marr paret, që  ishte  në balle të tumave me ndërtuar xhaminë e madhe në zemër të universitetit  ku e kemi marre dijen   ne shqiptarët !

7. Mëkatari, Olsi Jazexhi për interesat  fetare   dhe interesat e tij personale  dhe të Fuad Ramiqit     akuzon dhe i shpif nga sulme ma te vrazhda  shqiptaret dhe  Inteligjencinë  e Kosovës  qe janë zotuar ta mbrojnë   Kosovën nga bandat kriminale islamike  që  kanë filluar të operojnë në Kosovë dhe ma gjere  ndër shqiptarë. Argat   i të cilëve është edhe nxitësi dhe  shpifësi    Olsi Jazexhi, i paguar nga  kush e di kush ?!!

8. Ma tutje Olsi Jazexhi,  përqendrohet  dhe pozicionohet  në anën e  disa hoxhallarëve ata që  u përpoqën të abuzojnë me rininë dhe fëmijët shqiptarë, duke i torturuar  dhe imponuar me  peshqeshe të ndryshme   masën  ma të varfër  në Shqipëri, siç ishte rasti i hoxhë Artan Kristos, që u burgos dhe u akuzua për nxitje të terrorizmit. Gjithashtu,  mbron  edhe  hoxhën nga Elbasani Kemal Duka  herë deklarohet si Kastriot Duka i Shqipërisë, qe erdhi si predikues i  fesë në fshatin Marinë të  Drenicës, nga  i cili fshat  pati pasoja  dhe viktima të shumta nga   barbaria serbe .Nga ky akt barbar i hoxhës  protestoj i tërë fshati  ma vonë qe  cilësohet si person i dyshimtë dhe i rrezikshëm. Dhe për këtë këta banorë kërkuan largimin e menjëhershëm të tij për Shqipëri  ,mes tjerash e  akuzojnë atë për keqpërdorim të xhamisë për aktivitete jofetare. Njëra ndër organizatorët e një peticioni që u organizuar ,ishte  Ajnishahe Halimi nga OJQ “Prehja”  ku akuzon Kastriot Dukën për dhënie të identitetit të rrejshëm. Sipas saj, askush nuk e di identitetin e vërtetë të tij. Ajo po ashtu beson se brenda mureve të xhamisë së Marinës ushtruan  veprimtari të paligjshme . Dyshojmë që abuzohet seksualisht me vajzat dhe gratë e fshatit qe shpeshherë janë parë njerëz të pa njohur edhe nga vend tjera po edhe nga Shqipëria  me çka disa  vajza të fshatit kanë pas edhe probleme ma vonë. 

Ajo pohon se arsyeja kryesore e kësaj iniciative të qytetarëve është që të mbrohen të drejtat e grave dhe fëmijëve të atij fshati, pasi që, sipas saj, fshati Marinë është një ndër fshatrat ku ka më së shumti burra të vrarë e të zhdukur, po thuajse  fshati ka mbetur në gra e  fëmijë. 

“Nuk është e rastësishme që ai ka zgjedhur pikërisht Marinën. Në këtë vend ka shumë familje që kanë familjarë të zhdukur gjatë luftës. Ai hoxhë pati  më lehtë t’i manipulojë ata. Për 20 euro ai detyroj  vajzat 4 vjeçe  të mbulohen me shami”.

-Ne saje të një predikuesi  "dashuri ndaj Allahut" e bënë  Kosovën poligon   eksperimental në dëmin e shqiptarëve të Kosovës dhe ma gjerë në Shqipëri dhe Maqedoni.  Si kogjabash i tyre  hoxhë Shefqet Krasniqi e shumë hoxhallarë të tjerë  që kanë mbjell urrejtje ndaj kulturës sonë kombëtare.

9. Në artikullin e lart përmendur   hynë  i  apostrofuari  në  felluta   antishqiptare  duke i sulmuar  edhe   institucionet shqiptare në Shqipëri  dhe vendet tjera ne Ballkan qe  po  e bëjnë një kontroll  kundër bandave dhe abuzuesve   hoxhallarë qe   e sulmojnë    çdo gjë që është shqiptare,  duke u mbështetur edhe  sulmin qe i bëhet kryelegjendarit Gjergj Kastriot Skënderbeut , Nënës Terezë , Letërsisë  se Periudhës  se Rilindësve  dhe   themeluesve të kulturës shqiptare.

10. Lexues të nderuar ,  nga vet rrjedha e  këtij skandali propagandistik të   këtij    përçarësi  shihet shumë lehtë qëllimi i  tij   dhe lind pyetja, perse ky  argat i huaj i shti hundët  në  proceset tona kombëtare?. Në saje të  vrojtimit historik  , tipat e tillë   me  shqipfolësit shqiptare si vegël e  armiqve dhe pushtuesve tanë  edhe sot e kësaj dite nuk po mund të këndellemi si komb, po kemi mbetura   në 6 vende të Ballkanit,  të shkapërderdhur.  Tipat e tillë përpiqen ta përqendrojnë  vëmendjen në    aktualitetin  e shamisë  ,   duke  i mbetur  besnik të denje  në shërbimin e huaj. Tip Osli si  pseudodopublicist nuk dëshmon edhe ma të voglin argument qe  ta mbështes çështjen shqiptare   .Tipat e tillë kurrë se kanë njohur  historinë tonë të lavdishme , kurrë  nuk e kane   njohur realitetin tonë që   feja  e shqiptarit është shqiptaria    e jo  idetë e predikuesit të territ në femrën tonë    shqiptare.

11. Vazhdojmë me  pohimin e tij se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e vetme me shumicë myslimane në Evropë. "Evropa dhe Perëndimi nuk i duan (myslimanët)"  shënim i imi ,  sipas tij nuk ka shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, pos mysliman, gjë  kaotike  e pa imagjinueshme,  nga një antishqiptar shumë i paskrupullt. Sipas tezave të tij   përpiqet që të na fut   në konflikt me  miqtë tanë  amerikan  me shtete e perëndimit qe në  mbështetje të    humanitetit dhe solidaritetit të   tyre  i dolën në ndihmë   Kosovës pikërisht në   bombardimin e    Serbisë  të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqit, nga e cili   si rezultat ,   u  realizuan sa do pak  një "Pavarësi e Kosovës", edhe se është e pa  kënaqeshe   gjendja e saj ,  kur dihet se    si problem në vete e kemi Mitrovicën , qe kurrën e kurrës një  ekstremist    i besimit fetar islamik  nuk e kundërshtoj një  gjendje të tillë .   Në vend që të përqendrohen forcat në veriun  e Mitrovicës  të çlirohet vendi ,   i leckosuri   nga lukset e Kanadasë lëshon leksikone  në dëm  për kombin tonë të shenjte! Olsi Jazexhi   përqendrohet ti shpallë  hero  mercenarët  shqiptarë qe kane shkuar në luftën e Sirisë të luftojnë    kundër një populli  qe kanë probleme  politike.

12. Ky kokëbosh aksionin e   NATO-s në vitit 1999,  e quan agresion   dhe   të qëllimshëm  për ta ngrehur një republikë militante laik-katolike në Kosovë . Liderët  e Kosovës si Atifete Jahjaga që  e emëroi ambasadori Dell e deri të Hashim Thaçi që u përzgjodh si lider i Kosovës nga Madeleine Albrighti ,janë vendosur në pushtetin e Kosovës për të luftuar islamin e myslimanët kosovarë. Një  e thënë e këtillë,  jo qe nuk ka argumente  por është  përplot   shpifje  dhe  akuza   nga një  injorant ordiner qe  është mëkat të humbi kohen edhe ma te vogël për te. Po ta them ,se  unë kam qene ndër të parët me   studentet ,profesorët dhe intelektualet shqiptar qe  ja kthyem   këmbët nga dielli   ish Jugosllavisë  se juaj që po të dhimbset aq shumë.   Unë kam qenë ish i burgosur politik nga jugosllavët , pikërisht me çliruar Kosovën nga okupatori serb, ti nuk din asgjë për atë periudhë , kur ta kemi parasysh  regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri ,nuk ju ka lënë te shihni përtej hunde . Ju as  për fshatin tuaj ku  i ke shtjerr opingat, nuk  je në gjendje me u përgjigjur e lere më  për Kosovës.  Në  bazë të këtyre parimeve vepruan SHBA-të me aleatet e vet në bombardimin mbi Serbinë.

13. As   organet e hetuesisë nuk e vërtetuan një gjë të  tillë për  aferën  e veshkëve , ky     çmendurak   naiv  i injoron edhe  forcat e UÇK-së  i cili synon përmes kësaj shkarravine të  fus  përçarje në mes  të  mësimeve fetare  shqiptare , asaj  islame dhe katolike duke  i   nxitur në vëllavrasje   ku thekson  se populli indoktrinohet me laik-katolicizëm, e heronjtë e shtetit kosovar  që variojnë që nga katoliku Skënderbe e deri të Nënë Tereza etj .Këto janë  shabllone  nga një njeri jo shqiptare, po që fatkeqësi që ka mësuar të shkuan shqip?

 14. Në  brendësinë e artikullit  përpiqet që të   fut  huti në vrasjen  e Ahmet Krasniqit  në Tiranë.  Lind pyetja ,  ku e din  ky njeri kur në atë kohë  ka qene  duke i varur bythët poshtë lartë në ndonjë  bodrum apo xhami, qe deri atëherë  Enver Hoxha  ju shtypi edhe k... atyre qe bënin  ndonjë    propagandë  pro çështjes fetare  çoftë islamike apo katolike. Tani ky  injorant ,mundohet të tregoj dhe të    gjej vrasësit e Ahmet Krasniqit duke u munduar ta  tërheq Fuad Ramiqin   nga ky proces  i  përndjekjes se tij duke e lartësuar figurën e tij në një patriot  dhe shqiptar të denjë, edhe se dyshohet si agjent i Beogradit !Ky    antishqiptare dhe shumë  i indoktrinuar në baza fetare dhe si  një ekstremist   i xhihadit  me një frymëzim   të pa parë propagandistik nga elementet e fundamentalizmit  islamik   i udhëhequr në   shtetet   arabiko- turko-sllave,  duhet demaskuar  dhe injoruar  edhe mediat shqiptare.   Në bazë të  propagandës dhe ndikimit qe  ka bërë ky antishqiptar  mjaftojnë si argumente qe  familjet e ish të vrarëve  në luftën e Sirisë, organet   shtetërore duhet të hapin një procedurë  ndjekje   për  vepër penale dhe veprimet antishqiptare!!!/standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi