Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Godet Bukoshin

Shko poshtë

Godet Bukoshin Empty Godet Bukoshin

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:03 am

Godet Bukoshin



Godet Bukoshin Fisnik_dobreci_lutfi-haziri219-490x320

Lutfi Haziri ka goditur anëtarët e LDK-së, të cilët po sulmojnë koalicionin aktual qeverisës. Veçmas ai është ndalur në deklaratat e fundit të Bujar Bukoshit. Sipas tij, përmes këtyre deklaratave, individë të caktuar dëshirojnë të dalin në sipërfaqe në kohën kur LDK-ja po reformon strukturat e saj

Nga Leonard Kerquki


Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar fuqishëm të premten ndaj zyrtarëve të kësaj partie që po sulmojnë koalicionin aktual qeverisës.

Veçmas ai është ndalur në deklaratat e fundit të deputetit Bujar Bukoshi, i cili hodhi gurë e dru mbi qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Lutfi Haziri, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, ka thënë se deklaratat e tilla nuk i bëjnë nder LDK-së, e cila po kalon përmes një procesi të vështirë të reformimit të përgjithshëm.

“Sigurisht ka qëndrime edhe tjera, të cilat shpeshherë nuk i bëjnë nder aspak LDK’së”, ka deklaruar Haziri për Express të premten.

“Në disa momente deklarata të tillë e dëmtojnë LDK’në, sigurisht”, ka shtuar ai.
Javën e kaluar, në disa intervista, Bujar Bukoshi ka deklaruar se LDK-ja po dëmtohet rëndë duke qëndruar në një qeveri me PDK-në. Po ashtu, ai ka deklaruar se kryeministri Hashim Thaçi dhe koalicioni aktual qeverisës po instalojnë në vend një “diktaturë demokratike”.

“Ky koalicion po i shkakton dëm të madh LDK-së. Ky koalicion nuk po funksionon aspak si koalicion. Ky është pushtet njëpartiak. PDK-ja është ajo që dikton çdo gjë në këtë koalicion. LDK-ja është vetëm stoli”, ka thënë Bukoshi i cili ka qenë kryeministër i Kosovës në egzil

“E para ka pakënaqësi në LDK, nga fakti se një numër njerëzish e kanë uzurpuar LDK-në dhe e dyta, për shkak të pozitës nënshtruese që ajo ka në koalicionin qeverisës. Ky koalicion po i shkakton dëm të madh LDK-së, sepse është i panatyrshëm dhe e ka vënë në pozitë nënshtruese LDK-në”, ka shtuar ai.

Bukoshi ka shkuar edhe më larg në akuzat e tij ndaj pushtetit aktual.

“Ajo që i bën dëm edhe më të madh Kosovës, është se ky pushtet ndihet aq i sigurt për shkak të gishtave në Parlament sa fare lehtë mund të kthehet në një diktaturë “demokratike””, ka thënë më tej Bukoshi.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, megjithëse ka thënë se deklarata të tilla dëmtojnë LDK-në, ai ka pretenduar se në këto intervista Bujar Bukoshi ka folur nga cilësia e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil.

“Deklaratat e z. Bukoshi nuk kanë të bëjnë me LDK-në. Ai nuk ka folur aty si zyrtar i LDK-së, por ka folur nga cilësia e ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës. Sa di unë, ai asnjëherë nuk ka folur në emër të LDK-së”, ka thënë Haziri.

Bujar Bukoshi nuk është deputeti i vetëm i LDK-së që ka dalë hapur kundër koalicionit aktual qeverisës. Qysh kur ky koalicion u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu, shumë deputetë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së kanë shfaqur kundërshtimet e tyre. Deri më tash, udhëheqësit e LDK-së këto deklarata i kishin cilësuar si pjesë e demokracisë së brendshme.

Por, të premten, Lutfi Haziri i ka cilësuar ndryshe.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me nevojën e njerëzve që të dalin në sipërfaqe, tash kur LDK-ja po kalon në procesin e saj të reformimit.

“Duhet thënë se LDK-ja është në proces të reformimit të saj dhe sigurisht që ka individë që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për konsum të brendshëm, për dalje në sipërfaqe”, ka deklaruar Haziri.

“Reforma të thella, siç po bëhen tash, nuk bëhen shumë herë. Prandaj njerëzit kanë nevojë që të gjenden në këtë situatë jo të zakonshme”, ka shtuar ai.

Përkundër kësaj, nënkryetari Haziri ka thënë se, pavarësisht problemeve, Grupi Parlamentar i LDK-së funksionon mirë.

“Ne jemi në diskutime të brendshme, por duhet thënë se Grupi Parlamentar i LDK’së funksionon mirë, përgjithësisht”.

Nga ana tjetër, Bujar Bukoshi nuk ka dashur ta komentojë reagimin e Lutfi Hazirit ndaj deklaratave të tij. “Pa i lexuar deklaratat e tij, unë nuk mund të flas asgjë”, ka thënë Bukoshi të premten, kur është kontaktuar nga Express.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi