Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM

Shko poshtë

NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM Empty NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 02, 2013 1:54 pm

NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM 1239751_708439135837071_1338178102_n


NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM Abdullah%20KONUSHEVCI
NAZMI RUDARI:DHEMBJE E MADHE DHE PIKËLLIM
/Abdullah Konushefcit/

 
Nuk me mungove si poet, por si mik shpirti
mik i urtë dhe i vendosur 
sa nuk mund të të lëkund as shekulli.
Ke qenë i sinqert shumë i sinqertë
edhe para fjalës së bukur, edhe para pushkës që vret
Ku me i lanë këto relikte kujtimesh.

që shpirtin më lëndojnë e zemrën ma gjakosin.
Dhembje e madhe humbje e madhe gjëmë.
kësaj dite, këso nate, pikëllimi…
Rëndon dhëmbja rëndon renkimi.
Ti po më shoqëron sonte e kësaj nate
gjithnjë duke heshtur e shumë duke thënë...
Më kujtohet mirë kur rrinim gjithë natën
deri në mëngjes dhe nuk arrinim më e shpreh
ate që na mbante të ndrydhur, e na kërcënonte.
pjesën më të madhe të jetës e patëm trusni.
E di si sot kur i vetmuar, ti, i qeshur dhe plot zjarr.
Botoje liriken „Helm e gjak „the.-Se do të jesh krenar.
Dhe 23 vite na hynë ndërmjet se kishim ende trusni
kishim trusni dhe sigurisht zhgënjim të madh.
Nuk mund ta gënjej askënd, por e di, 
shpirtin na e patë ngrënë robëria
e zemrën na e ngrëni trusnia…
Se sa herë kam hasur emrin tënde jam lutur për ty,
për ty o poet i madh, mik i madh, e gjeni
jetën e patëm fillim e fund asgjë më shumë pos
luftë për liri, luftë për ardhmeri , luftë për dashuri…
Veprove e krijove o poet gjithnjë i ri
gjithnjë plot dashuri, 
gjithnjë në trusni deri në pavdekësi…
o zot reliktet e kujtimit i fus në poezi, por më dhembje?
Më dhëmbje e lotë çka të bëj me ta.
Mos me thuaj t´i ujis ëndërrat në rrugën që më ka mbetur.
për të mbërritur atje ku ike ti.
Lutu në amshim ti për popullin tim.
Lutu ashtu si ti di…se unë do derdh 
lotë mburrje e krenarie që të patëm ty…
vëlla, poet, mik, studjues e gjeni...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi