Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe organizatat ndërkombëtare
Faqja 1 e 1

Shqiptarët dhe organizatat ndërkombëtare
Nga Alfred Papuçiu
Prej kohësh kam pasur dëshirë të shkruaj për shqiptarët e organizatave ndërkombëtare. Diskutojmë herë pas here me miq e dashamirës të Shqipërisë, me funksionarë ndërkombëtarë e personalitete të të drejtës ndërkombëtare dhe atyre u vjen mirë që edhe Shqipëria tashmë ka hyrë me të drejta të barabarta në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara. Një funksionar i lartë i Parlamentit Evropian, zoti Motel, ish i diplomuar në Institutin Evropian të Gjenevës, ishte i pranishëm në 40 Vjetorin e krijimit të këtij Instituti tek « Château de Coppet ». Biseduam miqësisht me të për Parlamentin Evropian, për Shqipërinë e vogël dhe ai ishte i predispozuar të ndihmonte për ecurinë e marrëdhënieve të vendit tonë me atë Parlament. Bile më ftoi për t’i bërë dhe vizitë dhe unë me takt i rekomandova të takohej me përfaqësuesit tanë atje, për të cilët kam shumë respekt, pa qënë nevoja të përmend emra. Tashmë jam vetëm një shqiptar i thjeshtë, ish-funksionar ndërkombëtar ku punova vite të tëra pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD, si dhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës.
Prandaj edhe në këto çaste nguroj të bëj një vlerësim të veçantë për marrëdhëniet e vendit ku kam lindur, megjithëse formimin fillestar e kam marrë në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare apo në shkollën e madhe të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kur ndiqja vite radhazi (tetë vjet) punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Si ne ishin dhe fqinjët tanë algjerianë, apo të kombeve të tjerë, amerikanë, francezë, arabë, latino-amerikanë etj., që para se të caktoheshin diku në një vend për të përfaqësuar vendin e tyre, kalonin një ose dy vite në shkollën e madhe të OKB-së në Nju Jork apo Gjenevë ku janë grumbulluar numri më i madh i organizmave ndërkombëtare. Nuk ka shkollë më të mirë se sa të kesh mundësi që të shkëmbesh mendime me përfaqësues të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që janë për orë të tëra në komisionet e çarmatimit, të të drejtave të njeriut, të problemeve ekonomike e sociale, ato juridike. Pjesëmarrja në konferencat e shumta në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Bruksel, Rhodes, Bazel etj.më kanë shërbyer pastaj në punën time afro njëzetë e pesë vjeçare me organizatat ndërkombëtare, si përfaqësues i Shqipërisë apo edhe si funksionar me status të veçantë, punonjës ndërkombëtar i pavarur.
Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion. Im atë i paharruar, Tuni Papuçiu, ka qënë kryeredaktor i parë i revistës « Sporti », pas një pune si redaktor i gazetës « Përpjekja e rinisë » (në vitet 1943-44) bashkë me shkrimtarin fierak, penëartin Jakov Xoxa. Gjithmonë kujtonte Ballkaniadën e vitit 1946, kur bashkë me Andon Mazrekun e shokë, sportistët shqiptarë bënë që zëri i Shqipërisë të kalonte kufinjtë e Ballkanit. Kujtonte se si kish punuar qysh atëhere me organizma sportive të Ballkanit për të shtuar shkëmbimet me to. Paçka se ndonjë zë i çjerrë e që nuk donte të mirën e Shqipërisë e kish sulmuar pa të drejtë për këtë hap që kishte ndërmarrë….Ai vazhdoi rrugën e tij, megjithëse për arsye që nuk vareshin nga ai dhe për shkak të karakterit të tij të pavarur e fisnik, modest, nuk pranoi të bëhej urë e njerëzve meskinë, arrivistë e keqdashës…
Në jetën time si funksionar ndërkombëtar, jam përpjekur të ndihmoj vendin tim, natyrisht me mundësitë e mija modeste. Vija nga një ekip i vogël prej tre vetësh që merreshim me organizatat ndërkombëtare në Shqipëri dhe që mbulonim dhjetra organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare. Duhej në të njëjtën kohë të siguronim bursa për specialistët tanë të fushave të ndryshme, mjekësi, telekomunikacion, bujqësi, shkencë, arsim, pyje, specialistë të rritjes së ullirit, inxhinjerë të naftës, të energjetikës, të fizikës bërthamore, të sizmikes etj. dhe në të njëjtën kohë të ndihmonim në realizimin e udhëtimeve studimore për ta, si dhe për pjesëmarrjen në konferencat ndërkombëtare. Detyra nuk ishte e lehtë, pasi ishin pengesat e kohës. Mosnjohja e gjuhës nga disa specialistë pengonte pjesëmarrjen e tyre në udhëtime studimore. Ngulmonim pranë institucioneve shkencore që të shkonin të paktën me bursat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) që ka ndihmuar shumë në atë kohë dhe tani, me dhjetra projekte për Shqipërinë, edhe specialistë që nuk e dinin mirë gjuhën. Ata shoqëroheshin nga një koleg tjetër që e dinte gjuhën mirë dhe shpesh shërbente edhe si përkthyes për shokun e tij. Gëzoheshim për arritjet e përfitimet e tyre, gjë që ata e shprehnin në bisedat e përbashkëta në institucionet e tyre, apo edhe rreth një tavoline midis miqsh të mirë. Kishim pranë specialistë të mirë që i njihnin organizatat ndërkombëtare në mënyrë të përkryer, si Sulon që jepte përvojën e tij, pa u kursyer. Me ne shpesh bashkohej dhe i ndjeri, i paharruari Rako Naço që me humor na fliste për përvojën e tij dhjetra vjeçare me organizatat ndërkombëtare sidomos në Nju Jork. Kur përgatisnim sesionin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së me ne qëndronte si shok e bisedonte shtruar Reis Malile që me përvojën e tij të madhe që nga 1945, modest siç ishte na bënte vërejtje për fjalimet që përgatisnim apo për hapat që duheshin ndërmarrë me organizatat ndërkombëtare. Nuk ishte e lehtë atëhere të botoje „Kartën e OKB-së dhe Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë“. Kjo u arrit vetëm në sajë të ngulmimit të Reis Maliles, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj, Nobuaki Oda, që u apasionua pas pikturës shqiptare dhe vlerësoi shumë dhe në shkëmbimet që kishim më vonë, mikpritjen shqiptare. Gjithçka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë për ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të ri pa përmendur dhe specialistin e njohur për ndjekjen serioze qysh në fillim, të problemeve të ecurisë së marrëdhënieve tona me Organizatën Botërore të Tregtisë, Agron Agalliun, i cili ka qënë dhe mbetet fjalëpak dhe nuk kërkon diçka më tepër për veten apo bashkëshorten e tij, njohëse e mirë e gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të gjatë në fushën e komunikimit e të gazetarisë. Të më falin të tjerët që për arsye vendi apo funksoni të tyre, nuk mund t’i përmend këtu, pa lejen e tyre. Por janë me dhjetra e qindra diplomatë të shquar që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Paris, Nju Jork, Beograd, Bernë, Gjenevë, Stokholm, Kajro, Romë, Shkup, Uashington, Argjentinë, Ceki, në vendet e Amerikës Latine, të Azisë dhe Afrikës, edhe në vitet kur puna e tyre ishte jo e lehtë: në një mjedis ku ndonjë keqdashës i vendit tonë hidhte rromuze apo donte të denigronte popullin tonë liridashës, patriot e të pavarur. Paçka se koha ishte e tillë dhe hapat që bëheshin për ecjen më tej në marrëdhëniet me vendet e veçanta apo me organizatat ndërkombëtare shpesh hasnin ndesh në meskinitetin e ndonjë „qoftëlargu“ që nuk mendonte për të mirën e Shqipërisë por të siguronte vazhdimësinë e vegjetimit në një botë që po ndryshonte kudo. Sot, përfaqësuesit tanë në misionet diplomatike apo në organizatat ndërkombëtare, që fatmirësisht janë shtuar, kanë mundësi të shumta dhe të paçmuara për vendin e tyre. Në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdha përpara por edhe më tepër mund të bëhet…
Pa e zgjatur, pasi duhen faqe të tëra për të përmendur punën e punonjësve që çdo ditë merreshin me organizatat ndërkombëtare, me mundësinë e pranimit të Shqipërisë në organizma të tjera ndërkombëtare apo me ratifikimin nga ana e Shqipërisë të normave ndërkombëtare, apo pranimin e saj në organizma të tjera, më lejoni të përmend vetëm disa emra të shqiptarëve që kanë luftuar në çdo çast për të mirën e Shqipërisë dhe zgjerimine bashkëpunimit të saj me organizatat ndërkombëatre. Nuk mund të ri pa permendur punën këmbëngulëse të atij juristi fjalëpakë por punëshumë, Prof. Dr. Ksenofon Krisafit që ka emrin e tij të shkruar në piedestalin e njerëzve që kanë ndërtuar një rreth miqsh e dashamirës ndërkombëtarë si gjatë kohës që punonte për çështjet juridike dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për Shqipërinë, ashtu dhe gjatë kohës kur ishte përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Zvicër. Organizimi i veprimtarive të shumta për Shqipërinë, kontaktet e tij frytdhënëse me diplomatë e funksionarë ndërkombëtarë të lartë, kanë bërë që edhe sot ai kujtohet me nostalgji nga shumë miq e dashamirës të Shqipërisë. Së fundi ai ka ka dhënë në dorë një libër të çmuar me titull: „Në kërkim të arit“ që përmban në mënyrë analitike historinë e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe organizatat ndërkombëtare
Nuk mund të ri pa përmendur juristin Piro Vito që vite të tëra drejtoi drejtorinë e organizatave ndërkombëtare. Më vjen keq që rruga e jetës këtë diplomat të zotë e ka detyruar të marrë një drejtim tjetër. Diplomacia e karrierës që ka marrë rrugë të mbarë edhe në vendin tonë, duhet të zerë më shumë vend në MPJ. Kjo nuk është kritikë, pasi në krahasim me të kaluarën statusi i diplomatit në përgjithësi është vendosur drejt, por nga përvoja personale, edhe nëse në vendet më të mëdha në botë, qeveritë ndryshojnë apo vijnë në pushtet njerëz të partive që kanë më shumë vota nga zgjedhjet elektorale, përsëri stafi diplomat, apo edhe i administratës që ndjek ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare apo dypalëshe të një vendi, mbetet. Duhet kohë pastaj që një i ri i posacaktuar të mund të japë diçka më tepër se sa një punonjës që ka shkrirë jetën e tij për të arritur diçka të mirë për vendin e tij. Unë nuk jam kundër angazhimit të njerëzve të rinj që pastaj kanë çarë rrugën në punën me organizmat ndërkombëtare. Përkundrazi, me këmbënguljen time dhe të ish kolegëve të mij, kam arritur të shkoj deri edhe tek zëvëndës sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtor i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njeriu i shquar, erudit e modest, suedezi Jan Martenson, i cili pas fjalës sime, pranoi megjithëse e kishte kaluar moshën e pranimit, një jurist të ri në kursin e së drejtës ndërkombëtare, i cili më vonë eci vetë në rrugën e vështirë po të bukur të organizatave ndërkombëtare. Apo pas ndërhyrjes sonë pranë zotit Dhanapala, ish drejtor i UNIDIR (organizëm i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin) u pranua një diplomat shqiptar i cili mbaroi shkëlqyeshëm kursin 6 mujor në Gjenevë, Japoni e gjetiu. Me punën dhe formimin e tij të shëndoshë, ai sot përfaqëson denjësisht Shqipërinë në forumet ndërkombëtare dhe sidomos pranë Bashkimit Evropian. Shqipërisë i duhen njerëz të tillë që të mbrojnë pikpamjet apo të drejtat e saj, gjatë gjithë karrierës së tyre. Vetëm mirë do të shohë vendi ynë, specialistët tanë, në rrugën drejt Evropës që i përkasim, por që për një arsye apo një tjetër, pranimi i saj vonohet…
Isha kohët e fundit me një mikun tim, J.Fabre, i cili gjithë jetën ka punuar dhe vazhdon të punojë në një organizëm ndërkombëtar me prestigj dhe që gjithmonë ka qënë dashamirës për të më ndihmuar për botimet apo ndjekjen që i bëja ecurisë së marrëdhënieve të vendit tim me organizatat ndërkombëtare. Folëm ashtu midis miqsh dhe kujtuam ata diplomatë e pjesëmarrës të konferencave ndërkombëtare, bashkëatdhetarë të mij që ai i kujton edhe sot me respekt, megjithëse rrugët e jetës së tyre, i kanë shpënë në një drejtim tjetër apo ata nuk rrojnë më…
Pra, përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqesues shqiptare te aftë ne fushen e tyre, me gjuhe te huaj, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit te Ballkanit. Përfaqësues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në këto organizata do të ndihmonte per njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, të shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtyteve të tyre të mira, pasi disa herë me pa të drejtë Shqipëria megjithëse i përket gjeografikisht dhe si tërësi Europës, akoma"nxihet" aty këtu, nëpër televizionet e huaja apo shtypi i bulevardit.
Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion lidhur me problemin e vazhdimësisë së ndjekjes nga ana e punonjësve apo diplomatëve më të mirë të Shqipërisë, të ecurisë së saj me organizatat ndërkombëtare. A ka gjë më dinjitoze që një specialist i njohur i organizatave ndërkombëtare, i problemeve të ecurisë së marrëdhënieve me vendin tonë, apo një njohës i përkryer i gjuhës angleze, si zoti Muhamet Kapllani, për disa vjet punoi si këshilltar pranë presidentit të Republikës së Shqipërisë. Me përvojën e tij dhjetra vjeçare, me modestinë që e ka karakterizuar, ai nuk ka nevojë për fjalët e mija të mira, pasi unë jam një ish-nxënësi i tij që e dëgjoja me vëmendje vitet kur shkonim bashkë në Kombet e Bashkuara. I lutem t’i pranojë këto elozhe nga një ish funksionar ndërkombëtar, që gjithmonë ruan kujtimet më të mira për ish mësuesin e tij, për karakterin dinjitoz të tij. Do të kisha dëshirë, që ai të shkruajë për rrugën e tij të gjatë si njohës i përkryer i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai dhe të tjerë njohës të organizatave ndërkombëtare do t’i bënin në këtë mënyrë një shërbim të madh kombit dhe brezave të ardhëshëm. Më kujtohet z. Filip Kote që përvojën e tij disa dhjetëvjeçare me sindikatat në botë e hodhi në letër dhe besoj që edhe sot libri i tij mbetet një udhërrëfyes në marrëdhëniet e sindikatave tona me organizmat sindikale në botë. A ka përvojë më të bukur se ajo e prof. Luan Omarit, prof. Arben Putos, Javer Malos, Misto Treskës, Sokrat Plakës etj., që me modesti kanë hedhur një gur në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Jam i bindur se miku im botuesi i suksesshëm, Fatmir Toçi i botimeve „Toena“, me të cilin kam realizuar deri tani disa botime dhe së shpejti do realizoj dy të tjerë, do ta mirëpriste një nismë të tillë, në shërbim të Kombit.
Në fund, desha të theksoj para lexuesit, që gjithçka shpreva më sipër janë vetëm mendimet e mija personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Këtë shkrim e dërgova vetëm për të dhënë një mesazh pa pasur asnjë prapamendim. Unë e kam zgjedhur rrugën time të jetës që më ka mbetur, dhe nuk mendoj ta ndryshoj, ashtu siç e kam për nder dhe falë autoriteteve zvicerane mbaj nacionalitetin e vendit ku kam lindur, ashtu si edhe punonjës që janë nga të gjithë kontinentet në Gjenevë. Kam miq e dashamirës të shumtë, si gjithë bashkëatdhetarët e mij që përfaqësojnë Shqipërinë e vogël në organizma ndërkombëtare apo rajonale në vende të Evropës, e deri në Amerikën e largët, që më shtyjnë me mesazhet e tyre të simpatisë, të shkruaj diçka, pa dashur të jap postulata. Unë mendoj si një shqiptar që do mbetem gjithë jetën time, të jap një mesazh, për Atdheun tim: tokën ku kanë lindur prindërit e mij, ku jetojnë shokët e mij të dikurshëm, ata breza mjekësh, specialitësh të naftës, të bujqësisë, të pyjeve, që i kemi ndihmuar sado pak, të formohen për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Për Shqipërinë me bregdetin e bukur, për atë fushë pjellore të Myzeqesë, Devollit, apo Lezhës, për Alpet e bukura, Valbonën prallore, Dajtin, Butrintin që me punën e njerëzve punëtorë, liridashës e paqësorë, me zhvillimin e turizmit, industrisë ushqimore, minerale, bujqësisë, ndërtimeve dhe infrastrukturës adekuate, dhe me ndihmën e organizamve ndërkombëtare, do të bëjnë që Shqipëria të kthehet në një vend rrugëkalimi për mallrat drejt vendeve të tjera të Ballkanit, duke siguruar kështu valutën e nevojshme për ecurinë e ekonomisë, por duke tërhequr në të njëjtën kohë investitorë të huaj dhe biznesmenë shqiptarë, apo njerëz të thjeshtë që duan të japin ndihmesën e tyre për vendin amë. Në fund desha të shtoj, se gjatë një udhëtimi në Spanjë, në bregdetin e bukur, gjithçka prallore ishte ndërtuar nga dora e investitorëve po spanjollë që punojnë në vende të ndryshme të Europës, por që kanë investuar sado pak dhe kanë të drejtë të kalojnë 1 muaj në vit në fshatrat turistike që janë ndërtuar me djersën e tyre, apo marrin çdo vit një shumë të hollash nga investimi fillestar që kanë bërë.

E ardhmja
Mundësite e sotme janë kolosale pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për Europën, demokracinë dhe shtetin e së drejtes. Bashkësia e Kombeve të Bashkuara gjithmonë e më tepër është solidare dhe me Shqipërinë e vogël, gjë që është vënë në dukje më se njëherë nga personalitetet më të larta të saj, të cilët në shumë raste dhe botime të OKB-së kanë treguar interesimin e organizatës që ata drejtojnë për një vend anëtar si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe ecurinë e saj drejt një të ardhme sa më të begatë. Ato të kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare me një popull të një vendi të vogël, por të lashtë, punëtor e paqedashës, që me rrugën që ndjek jep ndihmesë në kalanë e madhe të familjes së Kombeve të Bashkuara.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi