Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PËRPINË VALA LOT´ E MI

Shko poshtë

AGIM GASHI:PËRPINË VALA LOT´ E MI Empty AGIM GASHI:PËRPINË VALA LOT´ E MI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 08, 2013 2:07 pm

AGIM GASHI:PËRPINË VALA LOT´ E MI 1459312_10151833423694077_1816005435_n
 
 
AGIM GASHI:PËRPINË VALA LOT´ E MI

Po shkon jeta tuj të pritë

Njëzet vjet pranë valve të detit, 
Prita natën e prita ditën
Ti smë erdhe prej gurbetit.

Qysh se i more rrugët e largëta, 
Ka shumë kohë që ka kalue, 
Sa kam prit n´çdo muej të vjetit
Me ndoj letër me m´kujtue.

Kur na ike, të përcollëm,
Për ty lotuem ditë e natë, 
Le shtëpinë , ara e kopshte, 
Mue të re e nanën plakë.

Lotët vala po i përpinë
Në gurbet jamë tuj ti que, 
A t´kan ardhë e a t´kan gjetë, 
Tuj të lypë janë e tuj t´kerkue.

Ti dergova këta lot´ malli
Se smu prit pa të pa, 
Të kan gjetë n´gji me nji tjeter
Ti prej meje kenke nda.

Mëngjes 08.12.13
Düren

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi