Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..!

Shko poshtë

Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! Empty Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 08, 2013 6:24 pm

Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..!
 
 
NË GJURMË TË KRIJUESËVE TANË NËDIASPORË


Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1497791_675190155859719_492525316_n
Skulptori akademik, Mal Myrtaj



SKULPTORI MAL MYRTAJ,KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË E PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..!


Në mbrëmjen e fundit të Nëntorit, bashkë më muzgun që po zbriste mbi pullazet e qytetit të bukur Überlingen, i cili shtrihet buzë liqenit të njohur “Bodensee” në afërsi të kufirit gjermano-zviceran, më mikun tim, Emrush Çekun, arritëm në qendër, aty për ku ishim nisur, pra drejt në “Stadtgalerie”(Galeria e qytetit) ku ishte paraparë të mbahej ekspozita dimërore më titull “SPUREN” (Gjurmët), organizuar nga “Der Internationale Bodensee-Club-IBC” (Klubi internacional Bodensee), i themeluar para 64 viteve në kuadër të cilit veprojnë mbi 100 krijues dhe artistë të fushave të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në jugun e Baden-Württembergut të Gjermanisë.


Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1475904_675190789192989_786207888_n
Skulpturë në bronz, "Gjurmët", kudo që ka mërgimtarë pas vetës lënë gjurmët e tyre... autor M. Myrtaj



Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1453432_675192709192797_1125354298_n
Skulptori M. Myrtaj, çast shikimi përtej galerisë, andej kah atdheu i tij, Kosova martire...


Salla e galerisë qysh herët i kishte hapur dyert, hymë brenda dhe qetësia e thellë që mbretëronte, na bëri të nemitur duke mos na dhënë rast që të përshëndetemi më asnjërin që ishte aty, sepse ata po shikonin në qetësi eksponatet e shumta, kështu që edhe ne vazhduam të njëjtin “rit”, duke shikuar piktura, skulptura dhe punime të ndryshme të gdhendura më dorë, të pikturuara ose të punuara në forma të llojllojshme. Aty e gjetëm skulptorin akademik Mal Myrtaj së bashku më z. Musa Bytyçin, pedagog, që kishin ardhur nga qyteti i Singen-it. Pas pak salla u mbush më vizitorë, në mesin e tyre ishin edhe organizatorët e kësaj galerie, ku pas një pritje jo të gjatë nën interpretimin më zë shumë të këndshëm të tingujve muzikor të titulluar:“Muzika takon artin” më plotë shpirt artistik e cila vinte nga instrumente tëvjetra muzikore, por mjaft karakteristike, u bë hapja e galerisë.


Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1471935_675193482526053_1904433531_n
Dr. Kornelius Otto, udhëheqës i Klubit IBC-s...

Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1489020_675194282525973_972419924_n
Instrumente karakteristike muzikore, interpretuan artist gjerman..


Pas përshëndetjes dhe fjalimeve të rastit nga ana organizatorëve dhe përfaqësuesit të komunës, duhet veçuar fjalimin e Dr. Kornelius Otto, udhëheqës i Klubit IBC, i cili pasi që përshëndeti të pranishmit, në mënyrë të veçantë, siç u shpreh, përshëndeti gazetarin shqiptar nga Kosova (pra autorin e këtij shkrimi), ndër të tjera tha, se nga 51 artistët të cilët zhurisë i kanë ofruar deri në 5 punime, ajo e ka bërë përzgjedhjen vetëm të 44 punimeve të cilat janë ekspozuar sonte, e që do të jetë e hapur për një muaj. Kështu, ajo që na bëri të “ndjehemi krenarë se jemi shqiptar..”, siç u shpreh Emrushi, është fakti se në mesin e gjithë këtyre krijuesve gjendej edhe skulptori ynë akademik Mal Myrtaj, të cilit zhyria ia kishte pranuar punimin  në një konkurrencë kaq të madhe na bëri të mburremi para këtij auditoriumi të respektuar gjerman, jo vetëm Mala si autor i saj, ngase suksesi i tij personal, është edhe sukses i ynë nacional, kur një artist shqiptar më krijimtarinë e tij artistike arrin të radhitet në mesin e elitës krijuese në pikturë dhe skulpturë në Evropë.


Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1425682_675195185859216_672798686_n
Me skulptorin Mal Myrtaj (në mes), Emrush Çeku dhe Musa Bytyçi..



Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1424391_675196222525779_2117445624_n
Një nga punimet që tërhoqi vëmendjen ishte ky punim; librat e betonuar..në murë...sikur interneti po e "vret" librin..!?

Lidhur më skulpturën e tij të ekspozuar në këtë galeri, e punuar në bronz me titull; “Gjurmët”, nga autori i saj, skulptori akademik Mal Myrtaj, morëm prononcimin e tij, si në vijim; Që 10vite jam anëtar i këtij Klubi të njohur artistësh dhe krijuesish ndërkombëtarë, çdo vit marrë pjesë në ekspozita të shumta që mbahen në Gjermani, së paku me dy-tripunime të cilat gjithherë janë vlerësuar lartë nga opinioni dhe kritikët e artit pamorë dhe skulpturor, disa herë jam shpërblyer nga asociacionet kulturore si dhe autoritet vendore gjermane aty ku janë mbajtur ekspozitat. Skulptura që kam ekspozuar sonte këtu më katër krah paraqet katër mërgimtarë, katër mosha të ndryshme si dhe katër gjenerata, gjurmët e të cilëve i gjen kudo në këtë vend mik dhe në tërë Evropën. Pra, jam gjithnjë në kërkim të gjurmëve të mërgimtarëve në mjedisin gjerman më tërë specifikën e jetës së tyre të rëndë prej gyrbetçarëve. Paraqet pra, kërkimin e gjurmëve tona si popull që nga Ilirët e deri në ditët e sotme si mërgimtarë larg atdheut dhe vendlindjes. Pa dyshim, se punimet e mia shprehin së pari gjurmët e natyrës time prej skulptorit, piktorit, mërgimtarit, punëtorit, intelektualit, artistit, gjithnjë në kërkim të vlerave më sublime në art dhe krijimtarinë e artistëve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe krijojnë, por para së gjithash në diasporë. Ilustron edhe prekjen time për zbardhjen e gjurmëve tona si popull ndër më të vjetrit në Evropë,  më qëllim për t’ia prezantuar këto vleraopinionit intelektual dhe krijues gjerman, por edhe më gjerë, sepse shqiptarët kanë qenë dhe janë pjesë e pandashme e kulturës dhe artit evropian, se krijuesit dhe artistët shqiptarë nuk janë hiç më pak të talentuar dhe më pak punëtorë në krahasim më të tjerët. Mendoj se me punën dhe krijimtarinë time në artin pamorë dhe skulpturë kam arritur të lë gjurmë të qarta në mesin eartistëve gjermanë dhe evropianë, se e kam pasqyruar mirë dhe qartë para opinionit vendorë aftësinë dhe talentin e artistëve shqiptarë, e që në periudha të ndryshme të historisë nuk kanë qenë fare prezent në vendet e civilizuara dhe të emancipuara të Evropës. Ky, si dhe prezantimet e mia krijuese para opinionit vendorë në 10 vitet e fundit, pa dyshim, se talentin dhe aftësitë e krijuesve shqiptarë i ka ngritur në të njëjtin nivel më ato të krijuesve dhe artistëve perëndimorë. Prandaj, me punën dhe krijimtarinë time, qoftë në skulpturë apo në pikturë, ia kam dalë në masë të madhe që të jem pjesë e krijuesve dhe artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë që krijojnë në Gjermani, në mesin e të cilëve ndjehem mjaft mirë, por edhe ata më kanë pranuar pa ndonjë rezervë, dhe kjo frymë e mirëkuptimit më ka bërë të krijojë në qetësi dhe pa ngarkesa të mëdha, hiç këtu ndjenjat e mallit dhe nostalgjisë që kam për atdheun dhe njerëzit më të cilët jam rritur dhe i kam krijuar bazat për depërtim në thellësitë dhe fshehtësitë e talentit dhe punës time krijuese si artist dhe skulptor. Mendoj po ashtu, se e gjithë krijimtaria e artistit fillon dhe përfundon në hulumtimin dhe zbulimin e gjitha gjurmëve të jetës së njeriut si dhe trajtimin e tyre në pasqyrën e ngjarjeve dhe reflektimeve mbi fatet dhe ardhmërinë e popullit tim, por edhe në lënien e gjurmëve personale në botën që më rrethon, si dëshirë dhe qëllim që historinë e kombit të cilit i takoj, ta gdhendi dhe ta përjetësoj mbi gurë, bronz ,mermer, dru, pikturë etj. Shpresoj të ia kam dalë, sado pak, që ta kryej më sukses misionin tim prej artisti dhe krijuesi për të mirën e atdheut si dhe në shërbim të artit dhe kulturës në përgjithësi si vlerë universale e njerëzimit.


Fotot dhe shkrimi: Rexhep Elezaj
        

Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 600910_675198019192266_1313320524_n
Çaste bisede më z. Mal Myrtaj..po na e shpjegonte domëthënien e skulturës së tij shumë të bukur..



Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1462927_675199185858816_801136509_n
Autori i këtij shkrimi pranë punimit skulpturor mjaft më vlera artistike..



 Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..! 1450242_675199855858749_45120221_n
Një punim mjaft i bukur në argjend..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi