Rexhep Elezaj:KUR HUMBËSI PROMOVOHET NË FITUES..?!
Faqja 1 e 1
Rexhep Elezaj:KUR HUMBËSI PROMOVOHET NË FITUES..?!
Autori i këtij shkrimi me presidentin Ibrahim Rugova, Velani, Gusht 2000
KUR HUMBËSI PROMOVOHET NË FITUES..?!
Shkruan: Rexhep Elezaj
Lirisht mund të thuhet se pas shumë viteve tek shumica e popullatës në Kosovë është rikthyer fryma burimore e LDK-së së bashku me filozofinë politike të udhëheqësit të saj karizmatik, Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe kjo kthesë u vërejt në mënyrë të qartë gjatë fushatës së fundit zgjedhore në nivel komunal. Ngase, LDK-ja pikërisht në ato komuna ku pas vitit tragjikomik 2006 kishte pësuar humbje të thella zgjedhore, siç ishte Gjilani, Peja, Ferizaji, Lipjani, Vitia,Suhareka etj, në zgjedhjet e 3 nëntorit ajo do i fitoi votat po në këto komuna falë elektoratit të saj tradicional..!
Kurse, befasia më e madhe ishte pa dyshim humbja e LDK-së në Prishtinë, ku, me gjithë prezencën e fortë që ajo e ka pasur në këtë qytet, pësoi humbje të thellë, për shkaqet e të cilës do duhej të ishte bërë një analizë brenda partisë, siç do të vepronte çdo subjekt partiak në raste të këtilla. Pra, kjo analizë është dashur të bëhet duke u nisur pikërisht mbi normat statusore si dhe programi i saj partiak, gjë e cila është pritur edhe nga elektorati, por që ende nuk kandodhur, së paku më qëllim që të bëhej një rekapitullim i gjithë asaj që ka çuar në humbjen e Prishtinës, e që sipas disa analistëve sjellja komode dhe arroganca politike e kreut të LDK-së, se ai nuk i frikësohej konkurrencës politike të çfarëdo nivelit qoftë ajo, ka qenë ndër shkaktarët kryesorë të saj, etj..!?
Elektorati i mrekullueshëm rugovian në Gjilan gjatë fushatës zgjedhore..
Nisur po ashtu nga disa postulate politike që kanë ndikuar në humbjen e Prishtinës, bastionit kryesorë të LDK-së deri më 1 dhjetor, natyrisht se shtrohet edhe dilema; pse kryesia aktuale e LDK-së nuk e ka shtruar deri më tash në mënyrë transparente se cilat kanë qenë shkaqet që ndikuan në humbjen e elektoratit në kryeqytetin e Kosovës, pse kandidati i saj për kryetar të komunës, që njëherë është edhe kryetar i partisë, nuk dha asnjë arsyetim para elektoratit për humbjen e tij, së paku si një ndjenjë e përgjegjësisë së tij morale, por kryesia doli më deklarata bllokuese dhe përjashtuese, se ata që po kërkojnë përgjegjësi nga ai, gjoja na qenkan dëmtues, destabilizues dhe shkatërrues të LDK-së ?!
Madje-madje, pas humbjes së Prishtinës dhe rikthimit të fitores në shumë komuna të mëdha, kryesia e LDK-së patjetër është dashur që ta nisë debatin brenda-partiak për ta konsoliduar më tej frymën dhe filozofinë politike të LDK-së, e ndërtuar në krye më presidentin Rugova derisa ai ishte në krye të saj.
Elektorati rugovian në Pejë, ishte dhe mbetet shtylla më e fortë e LDK-së në Dugagjin...
Pra, në vend se të thirreshin strukturat e partisë, siç është KP i LDK-së, të gjitha kryesitë e degëve bashkë me delegatët e tyre dhe ta promovonin fitoren e saj në shumë komuna, p. sh. pikërisht aty në Gjilanin legjendarë, kryesia vazhdoi me mbajtjen e mbledhjeve të mbyllura, duke dhënë deklarata vetë lavdëruese, duke e promovuar në fitues si dhe duke e mbrojtur humbësin e këtyre zgjedhjeve. Mënyra e sjelljes më neglizhenzë ndaj një procesi kaq të rëndësishëm zgjedhor, nuk garanton si dhe nuk mund të sjellë demokratizim të brendshëm partiak, por as forcim dhe reformë të brendshme, si parakusht që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare LDK-ja të shënojë fitore në një konkurrencë politike e cila pritet të jetë jo edhe aq e lehtë. Kështu që, ne mendojmë se debatet e brendshme dhe marrja e përgjegjësive, por edhe e meritave, janë bazë themelore për t’i hapur rrugë brezit rugovian si dhe rinisë së saj, e cila është rritur dhe kalitur në frymën e politikës dhe idealeve kombëtare të cilat na i ka lënë në trashëgim presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova.
Përfund, dhe jo përfundimisht, e themi me bindje të plotë, se promovimi i humbësit në fitues dhe në kontribuues kryesorë për rritjen e numrit të elektoratit që po e bëjnë disa grupe të interesit brenda LDK-së, thënë më së buti, është një metodë makiaveliste që asgjë të përbashkët nuk ka më parimet dhe normat e demokracive të mirëfillta perëndimore. Përkundrazi, është antipodi më i keq i saj, që LDK-ja rugoviane si partia e parë pluraliste dhe gjithë popullore në Ballkan pas rënies së Murit të Berlinit, nuk guxon të bie në një pozitë të tillë..!
Elektorati i mrekullueshëm rugovian në Gjilan gjatë fushatës zgjedhore..
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi