Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Boksh Baruti dhe Topuz Brryli:KUVENDI I KRESHNIKËVE TË DIASPORËS

Shko poshtë

Boksh Baruti dhe Topuz Brryli:KUVENDI I KRESHNIKËVE TË DIASPORËS Empty Boksh Baruti dhe Topuz Brryli:KUVENDI I KRESHNIKËVE TË DIASPORËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 25, 2013 5:31 pm

Boksh Baruti dhe Topuz Brryli:KUVENDI I KRESHNIKËVE TË DIASPORËS

Boksh Baruti dhe Topuz Brryli:KUVENDI I KRESHNIKËVE TË DIASPORËS 1483018_540139089415271_807084259_n

Lum e lum për t´lashtin fis të Arbit
qi shpërthen çdo vit porsi lulbardha
kur stolisë të njomin bar n´agraja.

Lum e lum për ato zana t´malit
qi i lusim n´çdo mengjes e mbramje;
-Aman zanë, pashë qiellin e tokën
pash kreshnikët që i ka diaspora 
mblidhi n´kuvend krijuesit e asaj nahije
te shkruajnë dokrra pa pike hijeshije!
Sa mirë zana, sa mirë ka dëgjue,
n´krye të javës „kreshnikët“ janë bashkue!
S´kanë vonue dhe ia kanë behë tri zana
Sofa, Dita dhe Hanemshaja-
moren sofren edhe e shtruen për rrashit,
vunë nji stol në krye e mandej stola.
Përmbi sofër vunë nji dash të pjekur,
Qura, pula e shume fjalë ne letër...
-E kur ka ardh ai Kuvend i “bekueme”
U mlodhen trimat t´rruem e t´pa rrueme 
Disa t´lyem e me vetulla t´shkurtueme,
Pantolla xhins e e funda t´shkurtueme.
-Radhë mbas radhe vijshin shumë trima,
Ibrahimi ministri, pas tij krijues e hashima.
Na erdh Dema, ago Dema plaku
Rrokat krye e mend prej qardaku
Bashk me te Sheri, Tina e misis Brovina...
Miqë e mikesha e shumë poetesha,
Tuj u prie Qyli, Thepi me shume qupella...! 
U hap dera e hyni ´i farë azgani
kryet qubardhak lesh të dredhur vergani
zingjir n´qafë, e gishta prej dukati
shpatull ngusht sa mezi i zuri dera
poet i kombit ky far Llull potera! 
Sa qudi po ban ago Dema plak
bashkë me Qylin djalin për merak
kur t´janë ulë poezi me thur
aspak shqip, nje fjalor ballgur ... 
Mbas darke trimat rrept kanë kërkue 
nuset sofrat shpejt për m´i shtrue;
E n´kambë janë que nuset si krajlica
me xhubleta veshë edhe me kallca,
si dikur atje n´Kosovën e moçme.
Lot për faqe, heu Demë plakut i paskan shkue
Kur jan que trimat me vallzue!
Ka ra nata, qiellin e ndrisin yjet,
Sa mirë vallen ma paskan nisur ago „kreshnikët“
Hedhin valle e shkruajne poezi
Me halldupe veshur, o sa bukuri!
Këndojnë këngë trimat e shumë e qajnë Kosoven, 
gratë mbas darke nisen ta luajnë Shoten,
prej merakut dikush shpesh ua shti nerskomcen! 
-Heu, kur trokiti dera e thirri zani
Nga RTK-ja, erdhi edhe beg tarzani.
Krisi defi u dalldis robnia 
Kur lidhjen e pavarur e shpalli qeveria, 
U lexu programi e, u gëzue paria 
Me urdher të ministrit u njoftu shoqeria
Nga Kuvend i mergatës do t´lulezon poezia, 
Kështu ka urdhërue Hasha, plaku, Qeveria...


Sipas yrrnekut të këngëve kreshnike, i përshtati;
Boksh Baruti dhe Topuz Brryli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi