Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhtinë e Agim Çekut e parandaloi Amerika, edhe të Thaçit Jakobsoni

Shko poshtë

Tradhtinë e Agim Çekut e parandaloi Amerika, edhe të Thaçit Jakobsoni   Empty Tradhtinë e Agim Çekut e parandaloi Amerika, edhe të Thaçit Jakobsoni

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 27, 2013 6:05 pm

Tradhtinë e Agim Çekut e parandaloi Amerika, edhe të Thaçit Jakobsoni
Tradhtinë e Agim Çekut e parandaloi Amerika, edhe të Thaçit Jakobsoni   Qeku-thaqi27
Vetëm pak ditë më parë, vjen zbulimi i jashtëzakonshëm i vikiliksit. Askush nuk mund të thotë se ajo ishte një rastësi apo një keqpërdorim, edhe pse Agim Çeku u zbulua se ishte përgatitur prej kohësh për një tradhti. Ai ishte përgatitur për tradhti duke pranuar një propozim për parlament dydhomësh, dhoma e ulët e dominuar nga serbët. Ideja kishte ardhur nga këshilltari i tij serb joformal nga Kroacia, Milorad Pupovac, emri i të cilit qe mbajtur fshehur nga Kabineti i atëhershëm i Çekut, por edhe nga kryeministrat që e pasuan. Pupovac njihet gjerësisht si nacionalist serb që jeton në Kroaci, ku e udhëheq Këshillin Nacional Serb, të ngjashëm me Këshillin Nacional Serb që vepron në veri të Kosovës. “Kryeministri Çeku është duke e përkrahur në mënyrë diskrete nëpërmjet këshilltarit të tij serb nga Kroacia, Milorad Pupovac. Ne e inkurajuam Radosavljeviçin (ish-politikanin serb) që të takohet dhe t’i diskutojë idetë e tij me kryeministrin Çeku, i cili më pas u pajtua”, shkruan në kabllogramin e vikiliksit. “Propozimi nuk është ndryshe nga një Kongres mbarë-Serb i cili në mënyrë diskrete është duke u organizuar të ndodhë në dhjetor nga deputeti (serb) i Kroacisë dhe këshilltari jo-formal i kryeministrit Çeku, Milorad Pupovac. Kryeministri Çeku së voni i kishte thënë ambasadorit të atëhershëm amerikan, Ëisner, se e përkrah planin e Pupovacit (këshilltarit të tij) si mënyrë për t’i integruar serbët, por ai deshi që kjo çështje të mbahet në një distancë diskrete në mënyrë që mos të njolloset projekti”, thuhet në kabllogramin e vitit 2007. Pra, shqiptarët ndodheshin para një tradhtie të pastër, dhe askush nuk dinte asgjë, përveç që kanë mundur të dijnë zyrtarët e lartë të shtetit aso kohe. Çeku me këtë akt meriton shkarkimin e menjëhershëm, dhe po ashtu thirrjen e një seance dëgjimore nga Kuvendi, ku ai duhet të dëshmonte. Po ashtu siç dokumentojnë proceset, shqiptarët ishin me fat që kishin mbështetjen amerikane, përndryshe tashmë do të ishim sharruar prej kohe në tradhti. Të njëjtën gjë është ishte duke e bërë edhe kryeministri aktual Hashim Thaçi. Ai tashmë do të mund të kishte tradhtuar, sikur të mos parandalohej nga SHBA-të, e cila u deshtë të bënte thirrje publike tek shqiptarët, pasi më si duket ‘kabllogramet’ nuk do të ndihmonin. Ishte ambasadorja amerikane Trejsi Jakobson, që para disa javësh bëri thirrje të hapur se nëse Kosova vazhdonte me kompromise, atëherë do të krijohej republika serbe, e ngjashme me atë të Bosnjës. Pra, vetëm një ndërhyrje e tillë na parandaloi nga një tradhti e dytë, në proceset më të rëndësishme historike për vendin.

/ Shqiptari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi