Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:EJA ZOGU I VETMUEM

Shko poshtë

AGIM GASHI:EJA ZOGU I VETMUEM Empty AGIM GASHI:EJA ZOGU I VETMUEM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 27, 2013 10:59 pm

AGIM GASHI:EJA ZOGU I VETMUEM 1535645_10151872390924077_538865039_n



AGIM GASHI

EJA ZOGU I VETMUEM

Ti o zogu i vetmuem
Çka je tuj mendu?
Eja ti afromu afër
Bisedo me mu-hej bisedo me mu.

Mi trego hallet e tua
Pastaj unë Ty ti tregoj, 
Këtë vetmi të mbushur dhimbje
Njani-tjetrit ja lehtsojmë.

II
Na shkon jeta si në burg
Pa ndrru llafe, pa ndrrue fjal, 
Ma mirë me pas kan i vdekun
Se i gjall e pa kerkan.

Mi trego hallet e tua
Pastaj unë Ty ti tregoj, 
Këtë vetmi të mbushur dhimbje
Njani-tjetrit ja lehtsojmë.

III
Sa e madhe bahet merzia
I vetmuem e n´gurbet t´zi, 
Kerkush sdo me ta ndi zanin
As kerkush me t´pa me sy.

Eja ti tregoj kto halle
Askush si ti s mi kupton,
Vetëm ai që vuen si unë
Di të flas e të tregon.

IV
Nga vetmia të shtohen smundjet
Ta bjen Zoti në pleqni, 
Të merr fund kjo jetë mizore
Diku larg në ndoj çmendi.

Ah gurbet mos pafsh dritë
Që m´shkatrrove në rini, 
Për dashni t´atdheunt e t´nanës, 
Qel po m´jesin sytë e mi!

27.12.2013
Düren


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi