Kimete Berisha:Babadimri ‘persona non grata’
Faqja 1 e 1
Kimete Berisha:Babadimri ‘persona non grata’
Babadimri ‘persona non grata’
28.12.2013
Nga Kimete Berisha
Agjenti i gruas së Slobodan Milosheviçit, kryeparalimitari Vulini, me pramilitarët e tij hyn e del nga Kosova si në kopshtin e Edenit, e do myslimanëve të Prizrenit kjo nuk u pengon!
Se do myslimanë të Prizrenit, nuk e ndiejnë veten qytetarë të Kosovës, por si qytetarë të Turqisë!
Prandaj, ata i kanë të kthyera antenat kah dyert e Stambollit, këqyrin kush po hyn e kush po del nga Stambolli, nuk iu intereson atyre çizmja e kryeparamilitarit serb Vulin kur shkrl Kosovën me paramilitarët e tij!
Pasi që i kanë mundur të gjithë armiqtë e tyre, dhe i kanë zgjedhur problemet e veta spirituale, u ka mbetur t'i vrasin vetëm edhe personazhet e përrallave perendimore!
Babadimrin e nxorën nga përralla dhe ia bën me dije se është i padëshiruar në Prizren!
Kështu i kanë parë duke vepruar turqit e Erdoganit në Stamboll, të cilët, krahas protestave kundër qeverisë së korruptuar të Erdoganit, kanë gjetur kohë të protestojnë edhe kundër Babadimrit!
Do myslimanë po frikësohen edhe prej hijes së kukullave!
Por do myslimanëve të Prizrenit që e kanë mërzi t'i quajnë shqiptarë, duhet t'u del Ramadan Muja e t'u tregojë se
'Askush nuk e fiton luftën me Babadimrin'!
Se, nëse del Kryeministri e ua bën 'Hizmetin', e ua bën me dije atyre myslimanëve të Prizrenit se paranoja e shqiptarëve nuk ka arritur deri në atë shkallë sa të shpik armik edhe Babadimrin, ata do të kërkonin armikun e tyre jashtë Kosovës!
Heshtja e përhershme e Kryeministrit Thaçi ndaj deklaratave dhe veprimeve ekstremiste, është si miratim i këtyre veprimeve antiperendimore!
Luftën me Babadimrin po e humb edhe Erdogan midis Turqie!
Qe, këqyr qysh një ish-imam me shkollë fillore ( Fethullah Gulen) e dridhi Turqinë dhe e çmendi Erdoganin!
Sepse, Babadimri është personazh!
Personazhet, kur hynë në histori, nuk dalin më nga andej!
Personazhet ushqehen me 'gjakun' tuaj se jetojnë nëpërmjet ëndrrave tuaja!
Kanë harruar t'i 'vrasin' edhe kukullat e veshura e të zhveshura nëpër vitrinat e butiqeve të Prizrenit!
Se, kukulla lyp shpirt!
Është haram të mbajmë kukulla në shtet!
Thanë se nuk është haram të martohesh me vajzën e axhës, të hallës, të tezes!
E është haram të luash me kukulla!
E të zbukurosh bredhin për Vitin e Ri!
Anipse bredhin e krijoi Zoti e jo Krishti!
Lufta kundër Babadimrit fitohet vetëm në Arabinë Saudite, ku vehabistët e kanë në dorë!/standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi