Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë

Shko poshtë

Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë Empty Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 30, 2013 9:56 pm

Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë

Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë Largea_14838251388413378
Jakup Krasniqi ka kërkuar që ish të burgosurit politikë t’i dhurojnë parat e dëmshpërblimit për studimin e fëmijëve skamnorë. Ky mund të jetë një akt fisnik i Kryeparlamenatrit, megjithatë nëse shihen të ardhurat që posedon sot ai dhe ato të bashkëvuajtësve të tij të dikurshëm, propozimi duket tej mase irritues. Është e lehtë për Krasniqin të mos i marrë këto pare, por nuk është e lehtë për ish të burgosurit tjerë që sot jetojnë në gjendje të mjerueshme financiare; pa paga e pa shtëpi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë me një ide se si të shpërndahen 55 milionë eurot e dhënë nga Shtetit si dëmshpërblim për ish të burgosurit politik.
Krasniqi është njëri ndër përfituesit e këtij fondi dhe atë me 60 mijë euro. Por, ai ka deklaruar se këto para do t’i jap për bamirësi, e të njëjtin shembull ua ka sugjeruar ta ndjekin edhe ish të burgosurve tjerë.
“Nëse SHBP e thirr Kuvendin e saj dhe bisedojnë për krijimin e një “Fondi të Shoqatës se të Burgosurve Politikë”, për të financuar studimin e fëmijëve talent të familje të varfra, duke dhuruar një përqindje për atë fond (nga ish të burgosurit që kanë një gjendje mesatare të jetesës), unë do t’i dhuroja për atë fond të gjitha mjetet që me takojnë për dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit tim në burgjet jugosllave”, thotë Krasniqi.
“Unë po kërkoj nga Shoqate në fjalë, që ta merr seriozisht këtë propozim timin të sinqertë. Kërkesën po e bej pse besoj fuqishëm në gatishmërinë e këtyre njerëzve që ne një kohë (në kohën më të mirë të jetës së tyre), kanë sakrifikuar shumë për popullin dhe atdheun tonë!”, shton ai.
Ky akt “solidariteti” i Jakup Krasniqit duket jashtë mase irritues meqenëse ai e ka të lehtë të shfaqet i tillë, por këtë mundësi nuk e kanë edhe ish të burgosurit tjerë të cilët sot jetojnë në gjendje të rëndë financiare.
Jakup Krasniqi, në bazë të pasurisë së deklaruar në AKK, posedon 375 mijë euro patundshmëri (shtëpi, prona të trashëguara), posedon Vetur-Cheverlet (thotë se ia kanë dhuruar), ka të ruajtura në bankë 18 mijë euro, derisa ka rrogë mujore 2,700 euro, kurse bashkëshortja e tij merr pagë prej 640 euro në muaj. Po ashtu, si ish-deputet, kurdo qe te dale ne pension, atij i takojne 80 per qind e pages se deputetit.
Të kesh këso të ardhurash, sigurisht është e lehtë të bësh akte solidariteti.
Pa harruar, Jakup Krasniqi, ndryshe nga ish të burgosurit tjerë, ka mbajtur pozita të ndryshme politike tash e 15 vjet. Ka qenë Ministër për Rindërtim dhe Zhvillim në Qeverinë e Përkohshme në vitin 1999, në vitin 2001 deputet dhe njëkohësisht Ministër i Shërbimeve Publike, 2004 prapë deputet i Parlamentit të Kosovës, pas zgjedhjeve të vitit 2007 zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës, post që e mban sot e kësaj dite. Pa harruar që gjatë kësaj kohe ka qenë edhe Ushtrues Detyre i Presidentit të Kosovës ku po ashtu ka marrë pagë të mirë. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve ai ka marrë paga dhe mëditje të majme nëpër komisione të ndryshme apo si anëtar i delegacionit kosovar për bisedime në Vjenë.
BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi