Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marku u vra me snajper (VIDEO)

Shko poshtë

Marku u vra me snajper (VIDEO) Empty Marku u vra me snajper (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 01, 2014 5:54 pm

Marku u vra me snajper (VIDEO)

Marku u vra me snajper (VIDEO) Largea_sdfsdfs-jpg1388586333
Familja akuzon inspektorin e zonës
Një ditë pas vrasjes së Gazmir Markut në një operacion policie për kapjen e tij, reagojnë familjarët e viktimës, të cilët kanë fajësuar inspektorin e policisë Sh.G. dhe Policinë e Shtetit për vrasjen e të dashurit të tyre. Babai i viktimës, Ndre Marku deklaroi ditën e sotme për disa media se policia nuk duhet ta kishte vrarë të birin e tij.
Sipas tij, më 28 dhjetor, policia kishte ardhur në shtëpinë e tij pa uniformë. “Policia kërkoi të kontaktonte me djalin tim, ndërsa ai nuk iu përgjigj, por mori armën dhe qëlloi ndaj tyre.
Edhe policia qëlloi ndaj tij, ndërsa Gazmiri u largua”, tha Ndre Marku. Më tej ai tregoi se i kishte telefonuar të birit disa herë dhe i kishte kërkuar që të dorëzohej , por Gazmiri s’kishte pranuar.
Ai shtoi më tej se gjatë kohës kur i biri ishte në kërkim nga policia, ka qenë ai vetë që ka komunikuar intensivisht me policinë, duke dhënë shpjegime.
Ndërsa vëllai i viktimës, Bardhok Marku fajësoi inspektorin e policisë, Sh.G. si përgjegjës për vrasjen e vëllasë. “Nuk do ta fal kurrë inspektorin e zonës për këtë që ndodhi”, tha Bardhok Marku.
Marku u vra me snajper
Sipas ekspertizës mjekoligjore, Gazmir Marku u qëllua me 10 plumba, por vetëm njëri prej tyre ishte fatal, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme
Në raport thuhet se plumbi që i solli vdekjen, i përket kalibrit të një snajperi. Ndërkaq, në trupin e tij u gjetën edhe plumba të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi