Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Një poezi paksa gazmore

Shko poshtë

Përparim  Hysi:Një poezi paksa gazmore Empty Përparim Hysi:Një poezi paksa gazmore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 02, 2014 11:52 pm

Përparim  Hysi:Një poezi paksa gazmore 1501753_10151875232259077_857762192_n

Një poezi paksa gazmore
Përparim  Hysi:Një poezi paksa gazmore 1381389_1409907875906888_1047032998_a

Nga  Përparim  Hysi

Kur shoh femrat me gji-lisho, kanë marrë frerët nëpër këmbë
Them që  vallë a u mbaj "iso" dhe tani me dhëmbë të vënë
Zili kam, po kam dhe neps, nepsi vdes kur vdes i  zoti
Dhe sado është"punë me spec", për to bëhem Don Kishoti.


Don Kishoti kish Dylqinjën (për të "sosi" aq beteja)
Unë tani që po zë brinjën, po kërkoj zoga të reja
E heq veten si të ri, sado shkuan mbi shtatë dekada
Mëndja s'vihet në burgji, sado jam me flokë të bardha.

Kam faj unë apo ato, kraharorin krejt zbuluar
Nuk harroj, jo, mor jo ( një "zanat" nga moteshkuar)
Gjiri  shfaqet ashiqare,sikur unë nuk kam sy në ballë
Epo ende nuk jam "fare", që mos e "ha" atë të gjallë.

Dhëmbët unë i kam proteza, po dëshirën e kam flakë
Tak me sy ma bën syzeza (unë sehir nuk bëj si plak)
Por  zë turrem pas asaj ( dale-dale,- i flas unë)

Troç: nuk e kam kollaj që mua mos më zërë me shkumë.


              2 janar 2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi