Burim Xhemajli:Fotografia që “rrezikoi” pavarësinë
Faqja 1 e 1
Burim Xhemajli:Fotografia që “rrezikoi” pavarësinë
Burim Xhemajli:Fotografia që “rrezikoi” pavarësinë
Pak orë para shpalljes së pavarësisë fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova ishte ‘zhdukur’ nga holli i Kuvendit të Kosovës. Largimi i fotografisë kishte alarmuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këta të fundit kishin kërcënuar më bojkotim të seancës së shpalljes së pavarësisë nëse fotografia nuk do të kthehej në vendin e vet. Haraçija kishte qenë shpëtimi
Kur po bëheshin përgatitjet e fundit rreth ditës së pavarësisë, në shtëpinë e popullit, dikush bëri një veprim, pasojat e të cilit nuk i kishte parashikuar. Kishte bërë lëmsh fotografin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e cila gjendej në holl të Kuvendit të Kosovës, pa e ditur se ajo mund të bëhej sebep, që pavarësia mund të mos shpallej ditën e planifikuar, më 17 shkurt 2008. Largimi i fotografisë kishte alarmuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këta të fundit kishin kërcënuar më bojkotim të seancës të shpalljes së pavarësisë nëse fotografia e presidentit Rugova nuk do të kthehej në vendin e vet. Hashim Thaçi, që asokohe kishte vetëm pak muaj që ishte bërë kryeministër, kishte marrë një mesazh jo të këndshëm, teksa po i nderonte viktimat e familjes Jashari në Prekaz të Drenicës. Ai që e kishte thirrur, i kishte dhënë një urdhër të prerë. “Fotografia e Rugovës, duhet të kthehet në vendin e vet”. Dhe jo vetëm kaq. Fotografia do duhej të ishte e njëjta. Në dukje të parë, kjo nuk paraqiste ndonjë problem. Por aventura nis nga momenti kur merret vesh se fotografia ishte dëmtuar. E tensionet fillojnë të ngrihen kur fillojnë të humbin shpresat për ta gjetur identiken. Dikujt i kujtohet Astrit Haraçija, dikur ministër i Kulturës. Pas afro gjashtë vjetësh nga ajo ditë, Haraçija rrëfen rrjedhën e kthimit të fotografisë në vendin e vet. “Pas orës dhjetë të mbrëmjes së 16 shkurtit më kanë lajmëruar se është larguar fotoja e presidentit Rugova. Menjëherë kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë për ta rikthyer fotografinë në vendin e vet”, ka thënë Haraçija.
“Nuk e di se kush ka dhënë urdhër për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, por e di që urdhri ishte për t'u kthyer ajo fotografi”, ka thënë Haraçija. Ai nuk ka pranuar të flasë se kush ishin miqtë të cilët ndihmuan rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës në vendin e vet.
“Nuk dua të flas me emra, por mund të them se kemi pasur mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët na kanë ndihmuar në kthimin e fotografisë së njëjtë dhe të formatit të njëjtë”, ka rrëfyer Haraçija. Largimi i fotografisë, sipas tij, kishte rrezikuar edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Nuk ka mundur të shpallet pavarësia pa u rikthyer fotografia aty”, ka theksuar Haraçija.
Pas urdhrit ‘nga lartë’ që Kuvendi i Kosovës kishte marrë për rikthimin e fotografisë së presidentit Rugova, ishte shfaqur një problem i cili kishte zgjatur me orë. “Kërkohej që fotografia e njëjtë të vendosjes në vendin ku është larguar. Unë kam shkuar e kam marrë fotografinë në zyrën time dhe jam nisur për ta rritur në formatin e njëjtë”, ka thënë ai. Haraçija thotë të ketë shkuar në Shkup për ta ndrequr fotografinë e Rugovës. “Kam shkuar në Shkup natën dhe e kam shtypur dhe atë e kam bërë me para të mia. Për Rugovën jam në gjendje të bëjë gjithçka”, rrëfen ai, duke shtuar se në shtëpinë e tij gjenden të gjitha fotografitë e presidentit Rugova. “Prej fotografisë që është e vendosur përballë Grandit, e shumë fotografi të tjera janë tek unë”, rrëfen Haraçija. Procesi i rikthimit të fotografisë kishte zgjatur rreth shtatë orë. “Kemi punuar intensivisht që brenda këtyre shtatë orësh ta rikthejmë fotografinë e njëjtë në vendin e vet”, është shprehur Haraçija. Largimi i fotografisë, sipas tij, ka pasur një arsye të fortë nga urdhërdhënësi. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ngjarja më e madhe historike për vendin dhe dikujt nuk i ka konvenuar që fotografia e presidentit Rugova me qenë e pranishme aty”.
Një plan tjetër kishte bërë ish-deputeti Gani Geci. Ai ia kishte mësyrë Kuvendit me një fotografi tjetër të Rugovës.
Atë fotografi, ai thotë se e ka pas ndërmend ta ngjitë në Kuvend para se t’ia niste akti solemn i shpalljes së shtetësisë.
“E kam pas ndërmend me e ngjitë në foltoren e Kuvendit e pastaj me u ulë në vend dhe me nënshkrua deklaratën, ashtu siç edhe e kemi nënshkrua të gjithë”, pati thënë Geci asokohe. Por kur fotografia u kthye në vendin e vet, gjithçka ra në vend. Përfaqësuesit e popullit u mblodhën në Kuvend. Njëzëri, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi