Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NËSE ZEMRA DO MË NDALET...

Shko poshtë

Vullnet Mato:NËSE ZEMRA DO MË NDALET... Empty Vullnet Mato:NËSE ZEMRA DO MË NDALET...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 03, 2014 6:17 pm

Vullnet Mato:NËSE ZEMRA DO MË NDALET... 1488074_10200988797753329_832657741_nVullnet Mato:NËSE ZEMRA DO MË NDALET... 988702_10200157362447966_1662825907_n


Vullnet Mato
 
NËSE ZEMRA DO MË NDALET...
 
Shkencëtarët i kanë bërë
të ditur botës,
se paskan arritur
një mrekulli të vërtetë:
Me qeliza injektuar
në embrionin e dosës,
të sjellin gica me zemra
transplanti në jetë.
 
Kështu trupi njerëzor
bindet të pranojë si mik,
organin e derrit ngjizur
në fetusin e kafshës,
për të pompuar gjak
ndër vena me vërtik,
siç bën limfa e mollës,
shartuar me dardhën.  
 
Kësisoj zemërsëmurët
s’do presin më aq gjatë,
aksidentin për vdekje
të dikujt në rrugë,
zemrën e shëndetshme
t’i marrin dhuratë,
por do ta shtyjnë jetën
me zemër derri në trup...
 
Pra, mjekët do bëhen
dhe kasapë derrash në salla,
të kenë kuzhinat spitalore
mish të freskët për biftek,
krahas pacientëve furnizuar
me zemra të gjalla,
siç furnizohen makinat
me pjesë ndërrimi në treg.
 
Por nëse zemra ime ndalet,
pa arritur finalen jetësore,
o Zot i madh, të lutem,
nga kjo botë më merr,
të shkoj ku prehen
zemrat me ndjesi njerëzore,
para se të më zgjatet jeta,
si poet zemërderr!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi