Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:LDK-ja pasurohet me emra të mëdhenj

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:LDK-ja pasurohet me emra të mëdhenj Empty Xhevat Rexhaj:LDK-ja pasurohet me emra të mëdhenj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 04, 2014 11:50 am

Xhevat Rexhaj:LDK-ja pasurohet me emra të mëdhenj 403x302147862403x302121271403x30276304xhevat_rexhaj

LDK-ja pasurohet me emra të mëdhenj

Nga Xhevat Rexhaj

Viti 2014 pritet të jetë vit ku emra dhe figura të shquara të shoqërisë së Kosovës do jenë pjesë aktive në politikën Dardane. Kjo sidomos ka të bëj me subjektin politik LDK-ën, e cila pritet të jetë edhe më e hapur për njerëz që kanë emër në opinionin e Kosovës, njerëz që me dekada janë shkolluar dhe aftësuar nepër Univerzitete të njohura demokratike të botës, me ide përparimtare dhe pro përendimore, shqiptarë që me punën dhe angazhimet e tyre kishin krijue dhe kanë emër të veqant në fushat e caktuara shoqërore.
Dihet mirëfilli se pas zgjedhjeve lokale LDK ja doli më e fortë dhe me një rritje kuantitaive dhe kualitative të votës qytetare andaj kur kësaj i shtohet së në muajt në vijim do të ketë edhe dorëheqje e edhe largime “ vullnetare” nga postet politike dhe ato kierarkike nepër Degë të caktuara ku u humbën zgjedhjet, shifet si momentumi i duhur që Kryetari dhe Kryesia e LDK-së të jenë duarhapur për aderime të disa emrave të njohur të Kosovës, të cilët duan të jenë pjese kualitative e LDK-së e sidomos në fillim të jenë pjesë e ekipeve për politika operacionale që do ishin prezent edhe para publikut me kuadro të tjera të lëmive të caktuara,  e pastaj të jenë edhe pjesë statutare, dhe programore për zgjedhjet partiake.

Duke ditur orientimet parimore të emrave të caktuar besoi se së shpejti në LDK do të kyqen aktivishtë këta emra të respektuar që i duhen LDK-së, dhe mendoi se si Kryetari Z. I. Mustafa, Nënkryetari Z. H. Rugova dhe disa anëtarë të Kryesisë që kanë respektin te anëtarësia duhet të thërrasin dhe të i afrojnë ditëve në vijim këta emra të njohur për opinionin e gjerë kosovar e  edhe më gjerë  shqiptarë të cilët besoi se janë të gatshëm të jenë pjesë aktive e LDK-së:  Zotërinjët: Bardhyl Metaj, Lumir Abdixhiku, Naser Rugova, Valon Maloku, Astrit Gashi, Visar K. Berisha, Shenoll Muharremi, Zonjat Arbana Xharra, Donika Gervalla, Kreshnike Mehmetaj, Z. Agim Rexhaj , Veton Zeqiraj, dhe disa të tjerë që për momentin nuk deshiroi të i permendi me emra pasi që ende nuk kemi informacione konkrete për deshirën e tyre të jenë aktivë në LDK e që janë në mërgatë, por edhe të tjerë që janë në Kosovë. Të gjithë këta emra të njohur janë vërtet personalitete që kanë krijue emër të njohur, ishin dhe janë njerëz që Kosovën e duan të jetë vërtet demokratike, pa krim ekonomiko-politik, pa korrupcion dhe pa uzurpator Institucionesh.
LDK-ja prej themelimit të saj në vitin 1989 e gjerë më sot thirri në urtësi ndërshqiptare, thirri në maturi, angazhim, bashkëpunim dhe dashuri ndër shqiptare, si dhe ndër vet subjektet politike. LDK-ja asnjihere nuk thirri në vëllavrasje, asnjihere nuk etiketoi, nuk shantazhoi, nuk frikësoi, nuk kërcënoj dhe nuk lejoi që në radhët e saja të lindi kriminalizimi i shoqërisë kosovare, jo nuk e bëri asnjihere këtë, a nuk është edhe këtu madheshtia e një partie popullore e që mjerishtë te disa parti të tjera është e kundërta. LDK-ja nuk është se në radhët e saja nuk kishte bashibuzuka, keqëbërës në aspektin material, disa hajna, disa frikacak, disa të shantazhuar e të tjera, mirëpo në krahasim me dy parti të tjera të dajakut dhe shantazhit, LDK-ja ishte dhe mbetet akademi politike, demokratike dhe njerëzora karshi atyne të tjerave.
LDK-ja kishte krizën pas vdekjës së Presidentit të të gjithë shtetasve të Kosovës, vërtet disa vite u dobësua dhe këtë nga ndersymjet e kundërshtarëve politikë, të cilët me shantazhe dhe me joshje materiale gjetën disa mjerana dhe tradhëtar të vet programit të LDK-së nga radhët e LDK-së për ta dobësuar dhe gati shkatërruar të terën. Fatmirësishte kjo më pastaj u evitua nga masa e gjerë, nga anëtarësia dhe nga qytetaria rugoviane, kështu që sot LDK-ja po ringritet si Feniksi, po reformohet dhe po forcohet, dhe gjitha kjo për të mirën e Kosovës, për të mirën e ardhmërise, për të mirën e fëmijëve që po rriten në Kosovë.

-E pra LDK-ja po kthehet ngase këte e kërkon shoqëria e pastërt shqiptare, po kthehet ngase i duhet zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, sot pas zgjedhjeve lokale ku u rritën votuesit, dhe u rikthyen disa komuna të mëdha nën pushtetin e LDK-se ndodhi edhe një e papritur ngase u humb qeverisja në Prishtinë. Në këtë raste duhet një analizë e veqant, pas anlizave që duhet të bëhen për të gjitha Degët e LDK-së deri te Aktivet. Sigurishtë se duhen llogaridhënje nga bartësit e Degëve sidomos në Prishtinë, dhe në Degët ku LDK ja humbi, shkurt aty duhet të fillohet me ndryshime dhe me rinovime, duke u larguar ata që tash më me dekada ishin bartës të kryetarllëkut te Degëve edhe pse kishin dikur rezultate tash figurojne se koha e tyre ka kaluar, andaj duhen njërëz më energjikë, dhe më të përgatitur për kohën dhe momentumin që kemi. Gjatë bisedave të shumta me kuadro, dhe me njerëz që kanë emër dhe kanë fituar vota nepër komuna, si dhe me disa anëtarë të Kryesisë vihet re se ata janë të mendimit që viti 2014 të sjelli analiza të thukëta për procesin e kaluar zgjedhor dhe se duhet riorganizime të shumta dhe të prekshme nepër Degës, duke filluar nga 5 degët e Prishtinës e tutje. LDK-ja duhet të hapet edhe më shumë për prurjet e reja, njerëz që kanë emra dhe që kanë personalitet të formuar e që duan të jenë pjese e proceseve, LDK-ja duhet të formoi ekipe ekspertesh për fusha të caktuara, apo të i riformatoi ato egzistuese, ngase ka figura nga jeta publike-ekonomike e politike që me vullnet deshirojne të jenë pjesë lëvizëse dhe ecjejej e LDK-së për zgjedhjet e ardhëshme edhe partiake e edhe nacionale. Tash duhet filluar me procesin e brendshëm partiak, ata që janë të harxhuar, të lodhur apo edhe të dobësuar me ide e kapacitete do duhej burrerishte te largohen nga pozitat, shkurt të gjithë Kryetarët e Degëve të LDK-së ku ashte humb gara për komuna, përpos asaj në Artanë ku Z. B. Ymeri me burreri e zhvilloi fushatën por nuk kishte gjasa te fitoi ngase serbët dhe partitë e tjera shqiptare ishin kundër tij , duhet të jenë të përgjegjëshem dhe të hapin rrugë, Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Rahoveci, Dragashi, Kamenica, Kaçaniku, Drenasi, Skenderai, Juniku, e ndoshta edhe Deçani e Malisheva edhe pse në këto dy komuna vërtet ishte punuar shumë por mungoi rezultati. Pra duhet të fillohet me degën e Prizrenit dhe të gjitha degët e tjera , por njiherit duhet edhe nepër degët e tjera të kihet parasysh rifreskimi dhe riformatimi, duke ofruar vërtet edhe njerez me shkollime univerzitare e pas univerzitare që kanë dije me kohën e sotme. Janë së paku 5 anëtarë të Kryesisë së sotme që vërtet duhet të largohen burrërishte nga Kryesia, ngase vetëm pengues reformash janë dhe dëmet e tyre duken sheshazi.....LDK-ja duhet të jetë e kujdesshme kësaj radhe gjerë në Kuvendin e vet zgjedhor, shkurt duhen shumë ndryshime kadrovike, duke ju ofruar mundësi edhe atre që kanë emër dhe kanë profesionalizëm dhe që janë vërtet të guximshëm e të shkolluar mirë, ka shumë të tillë në LDK, por gjithashtu duhet të përkrahën dhe të frymëzohen edhe emrat që une përmenda më lartë, ngase të gjithë ata kanë personalitetin e tyre të formuar dhe të profesionalizuar për fushat e caktuara jetësore.
Viti 2014 duhet të jetë vit i ngritjës edhe me votues por edhe me kuadro të çmuara në LDK, dhe kjo sigurshte se nuk do të mungoi dhe kjo u pa edhe me aderimin e ditëve të fundit të vitit që lam pas me Lulzim Pecin dhe me Ilir  Deden.

Ndryshimet gjithnji sjellin rezultate, e sidomos kur ato bëhen pa "revolucione" si po kërkjnë disa ish shkatërrues të LDK-së së kohës së koalicioneve me H. Thaqin, por jo kësaj radhe duhen ndryshime kualitiative dhe pa tronditje, ngase LDK-ja i duhet vërtet shoqërisë së Kosovës....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi