Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS

Shko poshtë

AGIM GASHI:ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS Empty AGIM GASHI:ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 08, 2014 9:13 pm

AGIM GASHI:ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS 1471848_10151897849294077_1475682887_n



AGIM GASHI

ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS

Njëri tradhëtar
E tjetri puçist, 

Të gjithë po na dalin
Të ndytë e të pist.

Mblidhni mendjen burra
E korit´ Kosovën, 
Ndersa të gjithë thirreni
Në Ibrahim Rugoven.

II
Kur na vdiq Rugova
U ndi e u pa, 
Se si Ai shqiptar, 
Nuk lind e nuk ka.

LDK e mjera
Mbeti e tronditur,
Ndarjen me karrike
Askush se ka pritur.

Na dolen personazhe
Që sishin askund, 
Puna n´LDK
U bë pus pa fund.

U forcuen klanet
U dolën msheftsitë, 
Kush ishte rugovist
Ua futën fshisë.

Deri kur kështu
Do të shkoj partia?
Sa ka me durue 
E ndershmja antarsia?

III
Pse ju nuk vendosni
Një ditë me u zgjue, 
Pran varrit të Rugovës
Të gjithë me u besatue.

Me dhanë fjalë e besë
Për Zot e atdhe, 
Kosova mbi të gjitha
Pastaj LDK.

Me ngjall rugovizmin
N´varr me gzue Rugovën, 
Me përtri partinë
Me përtri Kosovën.

Kjo punë e madhe
Nuk duhet të pret, 
Tradhëtar qoftë gjithmonë
Kush shkel amanet.

Kush do t´punon ndryshe
Ka me e name Kosova, 
Ka me name Arbëria
Dhe President Rugova.

Zgjohuni të gjithë 
Leni t´keqe e mëni, 
Lidhni bes e nder
Për Kosovë e Shqipëri.

Tash vjen përvjetori
I shkuarjes n´përjetësi, 
I njeriut IKONË
Emri i Tij LIRI.

Njëzetenjë janari
Të na gjej ta varri, 
Me lidh besë e nder
Si ka lidh i pari.

Gëzone Kosovën
Gëzone atdheun, 
Gëzone Nënë Tereze
Edhe Skënderbeun.

Poqëse shtrini duart
Të lidhjes e pajtimit, 
N´varr të Presidentit
Do dalin rreze t´gëzimit.

Afroni njerzit tanë
Njerzit e Rugovës, 
Për hatër t´partisë
Për hatër t´Kosovës.

IV
Tash mbetet të tregoni
A jeni rugovista, 
Apo me t´vërtetë
Tradhëtar e puçista. 

Po na thrret Kosova
Po na thrret atdheu, 
Gjaku i dëshmorëve
Edhe Skënderbeu.

Duhet të përtrihen
Kto rrënjet dardane, 
Me shtetin e forte
Të ëndrrës rugoviane.

Të gjithë rend në fronte
Me LDK në ball´ , 
Ne ishim të parët
Prap do jemi të parë.

Rroftë shteti i Dardanisë
Dhe vepra e Rugovës, 
Me veprën e Arkitektit
Ardhmëria e Kosovës.

08.01.14
Düren


AGIM GASHI:ZGJOHU LDK E IBRAHIM RUGOVËS 1530309_10151897848854077_1620494413_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi