Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kritika në adresë të Ramës dhe Thaçit

Shko poshtë

Kritika në adresë të Ramës dhe Thaçit Empty Kritika në adresë të Ramës dhe Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 11, 2014 9:08 pm

Kritika në adresë të Ramës dhe Thaçit

Kritika në adresë të Ramës dhe Thaçit F1_11kritika1389461460

Takimi i dy kryeministrave, Edi Rama dhe Hashim Thaçi në Prizren, ku kanë nënshkruar të shtunën Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe kanë themeluar një Fond të përbashkët për Luginën e Preshevës - me një shumë simbolike prej 100.000 eurosh - ka shkaktuar reagime te subjekteve politike në trojet shqiptare si dhe të organizatës “Vatra”.

I pari që ka kritikuar takimin e përbashkët të qeverive shqiptare në Prizren, ishte kryetari i partisë opozitare të shqiptarëve të Maqedonisë, PDSH-së, Mehduh Thaçi, i cili këtë takim e ka quajtur marketing politik.

Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministrat Rama dhe Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë.

Ndërkaq, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, megjithëse ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të Qeverive, ka vlerësuar se ajo ka qenë modeste në përmbajtje dhe se është mbajtur në një përvjetor të keq, pikërisht në ditën e instalimit të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

“Takim për tu përshëndetur! Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Evropës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë. Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar. Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës, shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptareve në tërë historinë e tyre”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, shoqata “Vatra” ka reaguar lidhur me shumën që kanë ndarë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës.

Kjo shoqatë e ka cilësuar si lëmoshë shumën prej 100 mijë eurosh. “Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë Shqiptare, që më shumë i ngjanë një lëmoshe se sa një fondi zhvillimor”, thuhet në reagimin e Vatrës.

“Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graçanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€”, thuhet më tej në reagimin e Vatrës.

Shoqata “Vatra” ndjen indinjatë të thellë me shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore , ndërsa pyet dy kryeministrat e dy shteteve amë: “çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara?”.

Sidoqoftë, në adresë të dy qeverive kanë arritur edhe fjalë miradije dhe përgëzimi për takimin e tyre në Prizren. 

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, meritor për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, e ka bërë kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Demaçi këtë mbledhje ndërqeveritare e ka vlerësuar hap të forcimit të dy shteteve dhe shqiptarëve në përgjithësi. 

Ndërkaq fjalë përgëzimi për këtë takim kanë arritur edhe nga BDI-ja, partia shqiptare në pushtet në Maqedoni. Shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka uruar që sa më shpejt të realizohen të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin hapësirës shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi