Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët

Shko poshtë

Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët Empty Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 11, 2014 10:20 pm

Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët F1_11haziri-jpg1389446316

Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët


Gjilan, 11 janar - Të shtunën ka nisur manifestimi me karakter kombëtar “Flaka e Janarit 2014” që mbahet në nderim të 30 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, fillimisht ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit, duke vënë kurora lulesh.

Me këtë rast, Haziri është shprehur se gjunjëzohet para veprave të dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

“Ne gjunjëzohemi para atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, që kanë dhënë më të shtrenjtën, dhe falë sakrificës së tyre, martirizimit dhe heroizimit të dëshmorëve, ne sot jemi këtu në këtë ditë të bardhë, në këtë liri që Kosova po e gëzon”, ka thënë Haziri.

Më pas, ai ka bërë homazhe edhe para lapidarit të dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, për të vazhduar te busti i dëshmorit Agim Ramadani.

Më pas, Haziri ka pritur familjarët e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal, për t’i falënderuar për sakrificën dhe qëndresën e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.

“Jam i vogël sot të flas para familjet e mëdha dhe mbi të gjitha para veprës së madhe të dëshmorëve. Të gjithë dëshmorët para Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, por edhe ata pas tyre, kanë vazhduar të njëjtën rrugë për liri dhe të njëjtën rrugë për të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë ata.  Kjo sot është më e plotë por jo aq sa ishte aspirata dhe ideali i tyre. Natyrisht ne të gjallët e kemi për detyrë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të plot të aspiratave të tyre”, ka thënë në fjalën e rastit kryetari Haziri.
“Duke qenë kryetar i ri i zgjedhur vetëm para disa javësh, jam i nderuar dhe shumë i lumtur që po kthehem në Komunë dhe në “Flakën e Janarit”. “Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe për veprat e mëdha të dëshmorëve. Ky vit i përkushtohet veprave të tyre, si çdo vit por në ballë të tyre janë dy dëshmorë të mëdhenj që 30 vjet më parë bënë veprën e madhe dhe bënë thirrjen e madhe, sepse thirrja e madhe pas rënies së tyre ishte se lufta duhet të vazhdoj dhe se përpjekjet duhet të vazhdojnë dhe ecjet tona nuk duhet të ndalen deri në realizimin e plotë”, tha Haziri.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ranë dëshmorë për një ideal të madh kombëtar.

“Në shenjë të 30 – vjetorit, më lejoni të shpreh atë ndjenjë të përbashkët tonën se Rexhepi dhe Nuhiu kanë ra për një ideal të madh, dhe ata na ftojnë gjithmonë me amanetin e tyre, të jemi bashkë të jemi në një rrugë si komb ashtu siç e kanë imagjinuar ata, që të jetë një komb vërtet me vlera të civilizimit, drejt zhvillimit dhe drejt integrimit në Europë. Kështu të bashkuar ne mendojmë se iu ndihmojmë edhe shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, edhe atyre në Maqedoni dhe Mal të Zi dhe gjithandej ku ka shqiptarë”, ka thënë Isufi.

Ndryshe, sot në ora 17:00 do të bëhet ndezja simbolike e flakadanit të “Flakës së Janarit 2014”. 


Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët Haziri3
Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët Haziri1

Haziri: “Flaka e Janarit”, sinonim i respektit për dëshmorët Haziri2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi