Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar

Shko poshtë

Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar Empty Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 12, 2014 2:52 pm

Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar 0250b

Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar

Mbledhja e sotme ne Prizren mes qeverise se Shqiperise dhe Kosves, eshte komentuar ngaanalisti Fatos Lubonja, sipas te cilit, “ishte tamam në stilin e Edi Ramës, i cili qëllim kryesor ka imazhin, fasadën dhe jo punën serioze e pa zhurmë”. Takimi ishte butaforik (mashtrues), e jo historik, shprehet Lubonja per Express. “Oh sa mire me ken shqiptar/ e me pas Edin dhe Hashimin bashkëkryetar”, ironizon Lubonja.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte paralajmëruar më shumë pompozitet se do të ketë veprime që do të prekin shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Aty u ndanë 100 mijë euro për Luginë të Preshevës. Çka flet kjo për Kosovën dhe Shqipërinë?

Nuk e di se si e keni jetuar e pritur ju andej, por këtej ka qenë e qartë sepse e njohim stilin e Ramës që si qëllim kryesor gjithnjë ka pasur imazhin, fasadën. dhe jo punën serioze dhe pa zhurmë. Për mua ishte një takim butaforik jo historik, siç thonë. Njëqindmijë euroshi për Preshevën ishte i vetmi tingull realist që i tregoi shqiptarëve se çfarë shtetesh të varfër – për të mos thënë të dështuar – kanë ngritur me politikanët më të pasur dhe më butaforikë të Ballkanit.

Pas kësaj, shqiptarët që jetojnë në Maqedoni reaguan duke thënë se u injoruan nga Kosova dhe Shqipëria. A duhet të përfshiheshin në ndihmën simbolike edhe shqiptarët që jetojnë edhe në Mal të Zi e Maqedoni?

Më mirë që s’u përfshinë, sipas meje, se do ta bënin edhe më të rëndë butaforinë.

Cili ishte mesazhi, sipas jush, i kësaj mbledhje të përbashkët të dy qeverive të dy vendeve?

Mesazhi ishte: oh sa mirë me ken shqiptar/ e me pas Edin dhe Hashimin bashkëkryetar.

Lubonja: O sa mirë me ken shqiptar, me pas Edin dhe Hashimin bashkryetar Large_banner_11_janar_rama_thaci1389471850
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi