Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

24-vjet LDK, Buxhovi: Partinë e Rugovës e shpëton Kuvendi i ri dhe largimi i udhëheqësve dështakë

Shko poshtë

24-vjet LDK, Buxhovi: Partinë e Rugovës e shpëton Kuvendi i ri dhe largimi i udhëheqësve dështakë Empty 24-vjet LDK, Buxhovi: Partinë e Rugovës e shpëton Kuvendi i ri dhe largimi i udhëheqësve dështakë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 14, 2014 7:44 pm

24-vjet LDK, Buxhovi: Partinë e Rugovës e shpëton Kuvendi i ri dhe largimi i udhëheqësve dështakë 403x302145268Jusuf_Buxhovi
24-vjet LDK, Buxhovi: Partinë e Rugovës e shpëton Kuvendi i ri dhe largimi i udhëheqësve dështakë

LDK ka merita të mëdha shtetndërtuese dhe shtetëformuese. Pa një LDK stabile s'ka qëndrueshmëri të demokracisë në Kosovë. LDK, sikurse partitë tjera, është në krizë të madhe. Këtë situatë mund ta tejkalojë me një Kuvend të jashtëzakonshëm ku do të largoheshin dështakët dhe spekulantët.

Nëse vazhdohet kështu, Partia e Rugovës do të mbetet me udhëheqës të korruptuar dhe të shantazhuar.  Flet në një intervistë për Express, Jusuf Buxhovi, shkrimtar i madh shqiptar dhe njëri prej themeluesve të LDK'së, e cila nesër feston ditëlindjen e 24'të.

Ku është LDK 24 vjet pas themelimit? - J.Buxhovi: Shikuar nga këndvështrimi historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje: atë të lëvizjes së madhe shtetndërtuese, e cila tashmë ndodhet në vitrinat e historisë së shtendërtimit të Kosovës, me merita shumë të mëdha. Dhe ka pamjen e partisë politike, e cila vazhdon të jetë me lëvizje të paqëndrueshme. Pamja e parë, pra ajo historike, përfshinë kohën nga 23 dhjetori i vitit 1989 dhe zgjat deri në qershor të vitit 1999. Ndërsa pamja e dytë, është ajo e partisë politike, që lidhet me pluralizmi politik, nga zgjedhjet vendore të vitit 2000 e deri në ditët tona, kur kjo parti, bashkë me subjektet tjera politike do t’i nënshtrohet konkurrencës së hapur politike. Ky periodizim, që nuk e privon Lidhjen Demokratike të Kosovës as nga fundamenti e as nga rëndësia e saj, nxjerr në pah rrethanat e ndryshme, që asaj ia kanë përcaktuar veprimin, në rastin e parë - gjatë okupimittë luftojë pushtuesin – gjë që këtë e ka bërë me organizimin e lëvizjes institucionale që i ka paraprirë veprimeve që kanë shkuar edhe deri te rezistenca e armatosur dhe lufta; ndërsa në rastin e dytë, të angazhohet për ndërtimin e demokracisë. Pra, si parti politike, e cilaka marrë pjesë në procesin e vendosjes së demokracisë pluraliste, fillimisht si parti fituese, pas vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova, nga vitit 2006 e tutje ndodhet në një tatëpjetë të vazhdueshme, që është në shpërputhje me fuqinë e elektoratit që posedon kjo parti, dhe po ashtu, është në shpërputhje edhe me interesat e vetë skenës politike të Kosovës, e cila nuk mund të jetë stabile pa një LDK stabile.

Express: Ku janë sot themeluesit e LDK-së, çfarë trajtimi kanë ata nga udhëheqja aktuale e kësaj partie?

J.Buxhovi: Nga 23 nismëtarët që morën pjesë në kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa nuk jetojnë më ( Dr. Ibrahim Rugova, prof. Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, prof Zekeria Cana, Anton Çetta, akademik Dervish Rozhaja); disandonëse në moshë të shtyrë (profesor Idriz Ajeti dhe Ali Ali), edhe më tutje japin impulse akademike, ndërsadisa të tjerë, veprojnë si shkrimtarë, studiues dhe intelektualë të pavarur. Pra, me përjashtim të dr. Bukoshit, i cili ka mbetur në politikë dhe vazhdon të jetë aktiv në të në postin e Zëvendëskryeministrit, të tjerët, si intelektualë,iu kanë kthyer krijimtarisë, gjë flet qartë për kredibilitetin e tyre intelektual. Kujtoj se shumica e themeluesve nuk kanë ndonjë lidhje me udhëheqjen e tanishme politike dhe as që dëshirojnë të kenë, meqë gatishmëria e tyre që si themelues-idealistë të jenë kritik ndaj saj, jo vetëm që nuk është përfillur, por në shumë raste ajo është interpretuar edhe si qëllimkeqe, gjë qëkjo ka bërë që ata të tërhiqen.

Express: Cila është e ardhmja e kësaj partie, e cila humbi Prishtinën në zgjedhjet e fundit, por fitojë komunë të rëndësishme në tërë Kosovën?

J. Buxhovi: Pa pretenduar që të përfshihemnë aktualitetin politik, i cili, në saje të sjelljes së papërgjegjshme të klasës së gjithëmbarshme politike, qëpër shumëçka e ka humbur pusullën,megjithatë sithemelues i partisë që ka merita të mëdha në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, poredhe si qytetarë i rëndomtë, i cili me të drejtë është i brengosur për ardhmërinë, mund të them sekur tashndodhemi para një gjendjeje që mund të shihet edhe si me qenë ose mos me qenë, Lidhja Demokratike eKosovës më shumë se kurrë, ka përgjegjësi historike, që të luftojë për një ardhmëri e cila do të ishte në përputhje me idealet e atyre që derdhën mund, dije dhe gjak për të. Kujtoj se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithë spektri tjetër politik i vendit, ndodhen në një krizë të madhe dhe se kjo krizë duhet të shihet si shans i mirë për t’u kthyer në rrugë të mbarë. Ndaj, krahasuar me subjektet tjera politike, Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka më të lehtë që ta përballojë krizën, ngaqë ka një elektorat shumë të gjerë, të cilit i mjafton vetëm një program i qartë, që do të ndërlidhje me disa nga vleratthemelore që kishte programi i kësaj partie në filli.

Express: Ku mund të mbërrijë kjo parti me Isa Mustafën, Eqrem Kryeziun, Ali Sadriun, Teuta Sahatçiun....?

J. Buxhovi: Pa hyrë në emra konkret, mund të them se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka një rast të mirë që të përballojë krizën e tanishme, po qe se do t’u kthehet vlera themeltare, por që kjo të bëhet me mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor, ku baza do të përcaktohej për personalitete që kanë ideal bërjen e shtetit dhe jo pasurimin në kurriz të tij. Pa mbajtjen e një Kuvendi të tillë, ku dështakëve dhe spekulantëve të shumtë, që si po shihet,kanë pushtuar strukturat dhe kreun e kësaj partie, do t’u mbyllen dyert,Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetej peng i udhëheqjes së korruptuar dhe të shantazhuar, e cila edhe më tutje, do të hynte në kompromise të ndryshme tepër të dëmshme, gjë që do të ishte e dëmshme jo vetëm për këtë parti, por edhe për të ardhmen tonë./standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi