Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE

Shko poshtë

Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE Empty Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 14, 2014 8:48 pm

Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE 1555412_10151958154699748_1808312070_n


Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE

Vashat e bukura që ka Shqipnia
Nuk i ka askush në këtë botë,
Janë shtatëhedhura si perria,

Janë hijeshia e të bukurës tokë.

O ju vashat e trojeve Arbnore
Dilni se zanat për shoqe ju njohin,
Ka ardh koha me shkrirje bore
kur dielli e hana duan t’ju shohin

Duan të marrin bukuri zanash
Gjithë brigjet dhe gjelbërimi,
Nëpër kopshte ku ndiçon hana
Dhe kudo ku çon rreze dielli.

Dilni të ndrisni brigje e skuta
si në kohërat e arta të Ilirisë,
kur i zbukuronte Mbretreshë Teuta,
Që ishte yll i ndritshëm i bukurisë.

Kur jeni ende vasha beqare
Ju pëlcet faqja e ju gufon gjiri,
Kur bëheni nuse shtatsorkadhe
Ju lakmon në degë edhe bilbili.

Kur ju bëheni nëna fëmijësh
Shton yjet e vet edhe qielli,
Shtonjë kokrrat pemët e stinës,
Qeshet hëna e qeshet dielli.

O ju vasha të bukura të Arbërisë
Pastërinë që mbani në trup e tesha,
Ua jepni gjithë konakëve të shtëpisë
Dhe ujërat burojnë më të kthjellta.

Unë këngëtari e poeti në këto dhena,
Ju këndoj përjetësisht me krenari,
Me jetu dhe njëqind jetra të tjera
Pos shqiptares, tjetër nuk shtie në gji…

05.05.2010
Düren-Spitali i Bierkesdorfit


Rregulloi: Marjan Dodaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE Empty Re: Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 29, 2014 1:21 am

Agim Gashi:VASHAVE SHQIPTARE 10483993_325909684226690_4508931870472145723_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi