Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim Empty VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 15, 2014 2:01 pm

VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim 149067_173035996057254_2619595_n

VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim

VIKTORIA XHAKO – RESPEKTI – Mendim 1526267_766592320034949_1516869403_n

“Miqësia është ndjenjë dashamirësie e ndërsjelltë, që lind në mes dy a më shumë vetave pa lidhje gjaku dhe që mbështetet në besimin dhe nderimin ndaj njëri – tjetrit, në ideale, synime e interesa të përbashkëta; tërësi lidhjesh e marrëdhëniesh, që frymëzohen nga ndjenja të tilla, lidhje e ngushtë shoqërore ndërmjet njerëzve që e duan dhe e përkrahin njëri – tjetrin, që i ndajnë bashkë gëzimet e hidhërimet.”

Në jetën reale njerëzit njihen në rrethana të caktuara dhe qëndrimi që mbajnë gjatë jetës kundrejt njëri – tjetrit i përcakton si miq ose jo duke u mbështetur në veprime dhe kundërveprime të ndërsjellta.
Në rrjetin social facebook ekziston “miqësia”, që lidhet në kushte krejt të ndryshme nga ajo e jetës reale: një emër (që mund të jetë i rremë, ose njëri nga disa emrat në përdorim të një personi, për motivet e tij të pasqaruara), një foto, që nuk të siguron nëse është reale, një kërkesë e regjistruar në vendin e duhur në fb,  të ftojnë të lidhet miqësia.
Unë mendoj që para se ta pranoj një lidhje miqësie të tillë, të pyes personin për të ditur disa gjëra elementare të jetës së tij/saj, në mënyrë të veçantë më intereson të di motivin se përse kërkohet miqësia ime (kur kërkohet).
Nëse miqësia lidhet, baza e saj e qëndrueshme duhet të jetë respekti i ndërsjelltë, që shfaqet në ato komunikime apo interesa për të cilat u lidh miqësia.
Prej disa kohësh, unë personalisht, kam vënë re një thyerje të ashpër të linjës së respektit, sepse “miq” të veçantë duke keqkuptuar statuse të miat, pa kërkuar ndonjë shpjegim që i ndihmon të kuptojnë drejt, e mbyllin miqësinë ose e bllokojnë dhe ajo që është më e keqja, kur i pyes “pse” marr përgjigje fyese. Kujt i shërben një sjellje e tillë? Je tip impulsiv, i nxituar, i ashpër, i vonuar etj, etj? Pse ma shfaq mua tani këtë anë të karakterit tënd, kur nuk ka asnjë nxitje nga unë? A vlen sqarimi i mëpastajmë, pasi dikush është vrarë shpirtërisht? A kuptohet drejt dhe nga të gjithë se RESPEKTI i ndërsjelltë është baza e shëndoshë për një miqësi të shëndoshë?

Respekti im për të gjithë ju, miq, që e lexuat këtë status.

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi