Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës

Shko poshtë

Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës Empty Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 15, 2014 3:05 pm

Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës

Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës F1_15thaci1389770547

Tiranë, 15 janar - ”Negociatat në Bruksel janë në interesin e Kosovës, të stabilitetit dhe të paqes në rajon. Vendimi im ka qenë i drejt dhe kur të kalojë koha do të kuptohet se kjo ishte e vetmja rrugë për ta kthyer veriun e Kosovës në kontrollin e Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin  e mbrëmshëm  në Top Show në Top Channel.

“Me dialog kemi arritur ta institucionalizojmë atë pjesë që kontrollohej nga Serbia. Me dialog kemi shtrirë sovranitetin në veri. Ne kemi shpëtuar ndarjen e Kosovës, kemi ndaluar formimin e një ‘Republika Srpska’ në veri apo një autonomi që garantohej nga qeveria e Beogradit. Në anën tjetër, me dialog kemi arritur t’ia rikthejmë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se ekziston një problem që quhet një Mitrovicë dhe që kërkon zgjidhje urgjente”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, dialogu ishte mundësia dhe rruga e vetme për të filluar kapitull i ri i marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë.

“Ka pas njerëz që e kanë mbështetur dialogun dhe ata që kanë kritikuar. Ata që kanë kritikuar nuk i kam kuptuar se nuk kanë të drejtë. Çdo marrëveshje në Bruksel është në përputhje me ligjet e Kosovës dhe kanë kaluar me 2/3 e votave në Kuvend. Kritikët i pyes çka nëse nuk do të niste dialogu? Ajo që ka ndodhur në Bruksel ka qenë model evropian i relacioneve të reja Kosovë-Serbi. Ka qenë një konflikt mbi njëshekullor mes nesh dhe banorët janë mësuar me konflikte e jo marrëveshje të paqes. Kjo ishte befasuese për ta. Por, mbi të gjitha qëllimi im ishte që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Prandaj, kritikët nuk kanë të drejtë. Sepse, Serbia në aspektin diplomatik ka humbur gjithmonë në 15 vitet e fundit në raport me Kosovën. Unë e di kush është Daçiqi e Serbia. Por, i kam marrë vendimet më të mira për vendin tim. Qeveria e ardhshme nuk do ta ketë më barrë veriun e Kosovës”, ka theksuar Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi