Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NJË QIRI PËR RÇAKUN

Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË QIRI PËR RÇAKUN Empty AGIM GASHI:NJË QIRI PËR RÇAKUN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 15, 2014 8:53 pm

AGIM GASHI:NJË QIRI PËR RÇAKUN 1511262_10151910158584077_484644703_n

Sot është përvjetori i një dhimbjeje, i një krenarie, i një ngjarje që nuk do të harrohet kurr.
Ndezene nga një qiri për Reçakun për ti zbutë dhimbjet e për ti ndezë kujtimet!

Agim Gashi

NJË QIRI PËR RÇAKUN
(Në përvjetorin e një masakre)

Bajlozat serb u vërsulen
Mbi Reçakun heroik
Mbi Reçakun e Qorr Ilazit
Mjeshtrit e thikave
Filluan zanatin e vjetër

Masakruan trupa
Të të gjitha moshave
Njerz synxjerrës
Gjakpirës e njerzngrënës
Lozën lojën e tyre makabre
Me trëndëfila të zinjë
Në mes të Evropës…

Endërr nuk është
Ndodhi morbidja ugurzezë
Filloi loja e vrasjes
Reçaku u la me gjak
Unë isha aty
Dhe pash dhëmbjen e Mic Sokolit
Vajin e Smajl Hysenit
Ofshamën e Sefë Koshares

E sot pas sa vitesh
Ju lus të dashur miq
Një qiri ndezeni për Reçakun
Për kujtim
Për rrespekt
E nëse nuk keni ku ta ndezni qiririn
Fërkojeni për zemrën time
Se ajo ka zjarr ta ndez
Edhe malin me borë
Sa të dua Shqipëri
Sa të dua Kosovë


Janar dhe gjithmonë në çdo janae.
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi