Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjen gjermane për vrasjen e Jusufit…
Faqja 1 e 1
Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjen gjermane për vrasjen e Jusufit…
Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjen gjermane për vrasjen e Jusufit…
“Do të ketë të papritura, sepse do të ketë edhe emra nga përbërja aktuale e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Donika Gërvalla, duke folur për hetimet e autoriteteve gjermane lidhur me atentatin ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Prishtinë, 15 janar 2014 – Donika Gërvalla, bija e poetit e atdhetarit të shquar Jusuf Gërvalla, ka shprehur besimin se organet gjermane të hetuesisë do të përfundojnë së shpejti e me sukses hetimet lidhur me rastin e rastin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Duke folur lidhur me këto hetime, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, të Adriatik Kelmendit, ajo ka treguar se autoritetet gjermane nuk i kanë pushuar kurrë hetimet lidhur me rastin.
Duke folur lidhur me pistat e hetimeve lidhur me vrasjen, Donika Gërvalla, ka shprehur bindjen se vrasja është kryer nga vrasës profesionistë.
“Atentati në afërsi të Shtutgartit është kryer nga një grup profesionistësh. Nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë ajo.
Por, ajo ka pohuar se publikimi i rezultateve të hetimeve të autoriteteve gjermane do të kenë edhe befasi.
“Do të ketë të papritura, sepse do të ketë edhe emra nga përbërja aktuale e qeverisë së Kosovës”, ka thënë ajo.
Por, ajo nuk ka thënë emra dhe ka shtuar se këta emra nuk do të bëhen të ditur deri në fund të hetimeve.
“Emrat nuk janë bërë të ditur dhe nuk do të bëhen të ditur deri në përfundim të hetimeve”, ka thënë ajo.
E pyetur se a do të mund të ndihmonte këto hetime qeveria aktuale e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kjo vetëmsa do të pengonte hetimet.
“Të them hapur, unë nuk pres dhe nuk do të doja të angazhohej në këto hetime lidhur me vrasjen e babit tim, xhaxhait tim dhe Kadri Zekës, sepse me emrin që ka ajo (qeveria), vetëm do të pengonte hetimet serioze”, ka thënë ajo.
Si dëshmi për reputacionin e keq të Qeverisë së Kosovës në Gjermani, ajo ka përmendur faktin se zyrtarët e kësaj qeverie nuk janë ftuar asnjëherë të vizitojnë këtë vend.
Donika Gërvalla ka folur me gjuhë shumë kritike lidhur me negociatat midis Prishtinës e Beogradit dhe Marrëveshjen e Brukselit. Në këtë kontekst, ajo e akuzoi udhëheqjen se “po e shet” Kosovën.
“Po shitet një pjesë e territorit të Repubikës së Kosovës që u ndërtua me shumë mund dhe me shumë gjak”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Marrëveshja e Brukselit nuk ka të bëjë fare me integrimin e serbëve të veriut.
“Nuk ka të bëjë aspak me integrimin e veriut. Ne i kemi humbur jo vetëm komunat në veri, por edhe komunat në pjesën tjetër të Kosovës, të cilat kanë qenë pakashumë të integruara në shoqërinë kosovare”, ka theksuar ajo.
Megjithkëtë, ajo ka shprehur bindjen se gabimet e udhëheqjes aktuale të Kosovës do të korrrigjohen një ditë, por do të marrin shumë kohë dhe shumë energji.
“Unë nuk besoj se ajo është një çështje përfundimisht e humbur, por nuk është një çështje që mund të zgjidhet për tre, katër apo pesë vjet. Do të marrë shumë kohë”, ka thënë ajo.
Duke folur lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar se largimi i qeverisë aktuale do të ishte në të mirë të Kosovës dhe përspëktivës së saj. Ajo ka shprehur hapur preferencën e saj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të fitojë LDK-ja, por ajo ka adresuar kritika ndaj udhëheqjes aktuale të kësaj partie.
Gërvalla e ka cilësuar të dëmshme për ndryshimet e nevojshme të LDK-së luftën midis kryetarit aktual Isa Mustafa, dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
“Duhet të ikën lëvizja statike e LDK-së“, ka thënë Gërvalla, duke shtuar se LDK-ja ka potencial të madh brenda, i cili mund të bëjë ndryshimet e nevojshme.
E bija e patriotit Jusuf Gërvalla ka folur në mënyrë kritike edhe për Lëvizjen “Vetëvendosje” e liderin e saj Albin Kurtin, si edhe për AAK-në e Ramush Haradinajn. Ndërkaq, AKR-në e Begjet Pacollit e ka vlerësuar si parti të parëndësishme për skenën politike.
Donika Gërvalla i ka kritikuar institucionet shtetërore të Kosovës edhe për mungesë suksesi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por, ajo e ka kritikuar edhe misionin e ELUEX-it, të cilin e ka quajtur si “mision të dështuar”, pasi nuk ka arritur ndonjë rezultat në ruajtjen e rendit dhe në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ajo ka shprehur pikëpamjet e saj edhe për rezultatet e zgjedhjeve lokale, për gjendjen ekonomike në Kosovë, për qëndrimin e Gjermanisë ndaj Kosovës, për zhvillimet aktuale politike në Shqipëri, etj. (r.m.)
Illyria
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës...
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» NË KUJTIM TË VLLËZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS
» Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
» Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» NË KUJTIM TË VLLËZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS
» Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
» Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi