Rabie Bala:LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
Rabie Bala:LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
Emri i Rugovës, familjarët e presidentit rrinë anash
Familja e presidentit Rugova ka qëndruar anash zhvillimeve politike dhe partiake gjatë këtyre tre vjetëve dhe nuk janë lëshuar as në komentet LDK-LDD e as në prononcime rreth asaj se dikush mund ta përdorë foton e tij në fushatë ose jo, sepse e ulin nivelin dhe hyjnë në ujëra politike”, ka thënë për “Kosova Sot” Naser Rugova, në emër të familjarëve të familjes Rugova 3 Maj, 2009
Derisa kohë më parë familjarë të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, patën kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) të mos e lakojnë më emrin e Rugovës vend e pa vend dhe të mos thirren më në filozofinë e tij, zyrtarë të LDK-së dhe LDD-së thonë se nuk kanë informacione lidhur me këtë kërkesë dhe besojnë që ky të mos jetë qëndrim i familjes Rugova. Familjarët e familjes Rugova janë shprehur për “Kosova Sot” se duan të rrinë anash lidhur me këto zhvillime që po bëhen në emër të Rugovës.“Vërtet familja e presidentit ka qëndruar anash zhvillimeve politike dhe partiake gjatë këtyre tre vjetëve dhe nuk janë lëshuar as në komentet LDK-LDD e as në prononcime rreth asaj se dikush mund ta përdorë foton e tij në fushatë ose jo, sepse e ulin nivelin dhe hyjnë në ujëra politike. Nuk reaguan as kur u hoq fotoja nga Kuvendi para shpalljes së pavarësisë dhe ka qenë qëndrim i drejtë. Çdo prononcim i tyre hap polemika dhe e degradon këtë çështje, tani edhe AAK-ja po thirret nga pak në ato vlera”, ka thënë për “Kosova Sot” Naser Rugova, në emër të familjarëve të familjes Rugova, duke shtuar se familjarët nuk dëshirojnë që të prononcohen për këto arsye.
LDK-ja: Personaliteti i Rugovës, vlerë e
jashtëzakonshme
Por, kohë më parë, Enver Rugova, djali i axhës së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, pat deklaruar për media që asnjë parti politike nuk duhet të lidhet për një personalitet siç ishte dr. Rugova. Ajo që e ka shtyrë ta japë këtë deklaratë është përdorimi i fotografisë së dr. Ibrahim Rugovës nëpër fushatë, duke u thirrur në filozofinë politike të Rugovës. Zëdhënësi i LDK-së, Vehbi Miftari, ka thënë për “Kosova Sot” se nuk ka informacion lidhur me këtë kërkesë dhe nuk beson se është ky qëndrim i familjes, për shkak se personaliteti i Rugovës është vlerë e jashtëzakonshme në kuptimin e përfaqësimin e tij politik. Ai thotë se Rugova, si udhëheqës shumëvjeçar i LDK-së dhe i Kosovës, do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë politike të Kosovës dhe institucion i trashëgimisë nacionale. Megjithatë, Miftari thotë se nuk beson që mospërdorimi i emrit të Rugovës të jetë qëndrim i familjes Rugova.
“Nuk besoj se ky qëndrim është i familjes Rugova, sepse po të ishte do ta shprehnin ata vetë. Mund të jetë ndonjë dashamir që nuk donë të keqpërdoret emri i tij. Ne i mbrojmë vlerat tona nacionale politike e trashëgimtare dhe Rugova bën pjesë në të”, ka thënë Miftari.
LDD-ja: Rugova, vend të merituar në histori
Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) thotë se nuk ka dëgjuar për kërkesën e familjes Rugova që të mos lakohet më emri i dr. Rugovës nga LDK-ja dhe LDD-ja. “T’u them të vërtetën unë tani po dëgjoj nga ju se familja Rugova ka bërë një kërkesë të tillë. Por, nëse paska bërë një kërkesë të tillë vërtet është shumë interesante. Në një aspekt unë mendoj se partitë politike është dashur të jenë në atë nivel të etikës morale dhe politike që personaliteti i presidentit Rugova të respektohet jashtë fushate, ndërsa të kursehet gjatë fushatës, por realisht unë prapë kam mendimin tim parimor që ky personalitet është i tërë shqiptarëve aq sa është i familjes së tij dhe i partive politike, andaj në qoftë se do të tentohet të përvetësohet apo kapitalizohet politikisht, me interesa politike të ngushta nga kushdo qoftë, e sidomos të llojit të fushatës zgjedhore, kjo figurë do të dëmtohet shumë”, ka thënë Gaxherri për “Kosova Sot”. Ajo thekson se LDD-ja do të kërkojë gjithmonë që figura e dr. Rugovës të respektohet nga tërë shqiptarët dhe të jetë personalitet shumëdimensional dhe ndërkombëtar, i cili do të zë vendin e merituar në historinë e shqiptarëve dhe që fotot e tij të vendosen në vendet ku duhet të jenë, që sheshet tona të kenë statujat dhe emrin e tij, por për këto veprime duhen ligje dhe se LDD-ja do të punojë në këtë drejtim.
Rabie Bala
Kosova Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi