Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE

Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE Empty CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 17, 2014 10:14 pm

CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE



CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 970217_688818234496641_1865356900_n


CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1603466_688115554566909_529211540_o


***UNË E BASHKIMI KOMBËTAR***

Ti që linde në Sofrën e mbushur me Plisa
dhe e mbuluar me një Plaf të Historisë së Lagur -
Ti pëlhurë e mbushur me një Shqiponjë

dhe Copa të Atdheut në Shpinë .
Ti që thua se Flaka e han Flakën
dhe Zjarri e djeg Zjarrin.
Ti që ke dritaren e hapur me ngjyrat e Kujtesës..
Ti që je Balade që e mbulon dritaren me Hymnin e Bekuar!.
Ti që shef, Përmbytjen e emitimit deri ne Absurd;
duke e plotsuar me një Forme te re .
Ti që je Pikturë me Gjethe ngjyrë Ulliri
Ti që pikturat i shikon me sy të mbyllur
dhe që ngjyra e Zërit tënd flet me Dashuri dhe me Dhimbje.
Ti që je pikturë e rënë në tokë
e që Idetë e shpërndara ecin mbi to
dhe lënë Gjurmë, Identiteti - lenë gjurmë duke ikur prej meje .
Ti që me Ngjyrat e tua që formon Liritë
dhe shpesh janë.. Dramatike dhe Tragjike.
Ti që, te Ti ngjyra e Kaltërt të krijon Tension..
Ti që te Ti ngjyra e Bardhë dhe Zezë
të krijon Imazhe Poetike -
Ti që për Ty e Kuqja dhe e Bardha
të janë ngjyra të Shpirtit -
Ti që për Ty e Zeza dhe e Kuqja
të janë ngjyra të Jetës dhe të Zemrës.
Ti që je Univers i persosur
dhe Kryeveper e Papërsëritur
Ti që Bashkimin e bën
ngadale në Heshtje dhe Vetmi .
Ti që je Portret dhe që ke Levizje Laserike.
Ti që në Ty përbrenda teje
veprave u jep oksigjen .
Ti që Forma Jote i takon Epokave dhe Shekujve
Ti dhe vetëm Ti . .Populli im e realizoni..
BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTARË!

Nga  Zamira Korançe Tiranë.


ATDHEU U LODH NGA VDEKJET TONA..!

A thua jemi lindur të vdekur
për t'u mburrur gjithmonë
me të rënët,
me të vrarët,
me të vdekurit?
ATDHEU u lodh nga vdekjet tona.
U neverit.
U ngrit e u largua
nga ceremonia jonë e përjetshme
mortore.
Teksa kazma grryen trupin e tij,
teksa duart shkulin lule nga trupi i Tij,
oh sa lehtë Ai rikuperohet,
rigjenerohet
nga skeletët tanë të bujshëm.
Vetmohimi.
Kjo fjalë e shkruar keq
në memorjen e kohës.
Gjer kur, gjer kur?
E mohuam veten me gjithë c'kishim
e pastaj ia falëm ATDHEUT
atë çka mbeti prej saj.
Më pas ,të tjerë vetmohues
me lopata vetmohuese në duar
nxituan drejt
vetmohimeve të reja....
ATDHEU !
Cili vrasës s'e ka kënduar Himnin Kombëtar?
Më mirë se kushdo e këndojnë diktatorët.
ATDHEU.
Kush do të më tregojë ç'është Atdheu?
Dheu i atit?
I gjyshit apo i stërgjyshit?
E ç'di Atdheu për ta,
për timin a tëndin fjala vjen?
ATDHEU është egoist
më shumë se një fëmijë i përkëdhelur.
dhuroji Atij jetën tënde,
përkëdheljen tënde,
dashurinë tënde,
pasurinë tënde,
besën tënde
e ATDHEU s'do të ju harrojë.
ATDHEU U LODH NGA VDEKJET TONA..!
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE..!
LAVDI DËSHMORËVE TË LIRISË..!

Nga  Zamira Korançe Tiranë.



CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1543885_688115547900243_1388563733_n

MALLI I ÇAMËRISË..!

Rrodhën shumë Vite,
Shpërndar Shqipëtarë,
Në zemër na digjet,
malli i Çamërisë.

Na vranë e na prenë,
në zjarr dogjën shtëpitë,
pas kishim rrufetë
shpresë Shqipërinë.

Marr një ditë rrugën ,
e shkel si refugjate,
Çamëri e djegur
nga fshati Ninat.

Dodona e lashtë
lulëzonte nën Janinë
kur s`kishte Elladë,
kur s`kishte Athinë.

Malet e Paramithisë
vështrojnë të brengosur,
zemra e Çamërisë,
ullishte e pasosur.

Më zgjohen prej gjirit
Iliria gjenezë
hyjneshat e Epirit
në Artë dhe në Prevezë.

Hutohem tek varret,
limonat pikojnë,
në pushtojmë të parët
ullishtat vajtojnë..!

Tek u puth emrat
ullishtat kreh stuhia
më pushtojnë zemrat,
më puthi Çamëria..!

Nga ♥Zamira Korance Tiranë.!


CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1059149_688115541233577_1412531635_n

UNË E ZOGU NË DEGË..!

Zogu ulur mbi një degë,
Po qëndron..!
Shpupurisej nganjëherë,
E me frikë nga unë shikon..
Dua ti them nja dy fjalë..
Por kam frikë se fluturon.
Me ndrojtje ja fillova
Disa fjalë t`ja mërmëroj;
Flas ngadal`e shtruar
Që ai të më dëgjojë:
"..Zog i bukur,sa të dua,
A më merr një porosi,
Disa fjalë që do ti them
Të m`i çoshë në Shqipëri?
Të fluturoshë mbi qytetin Tim,
E të shkoshë në Tiranë,
Të shkoshë të pishë ujë,
Te pragu i derës mamë..!
Aty pranë është një pemë,
Të lutem o zog i bukur,
Shko e thuaja nja dy fjalë:
Se këtu në gjirin tënd,
Ka fjetur dikurë një vajzë
Dhe ti e ke mbajtur në gji
Për disa vite me rrudhë..!
Bëj të fala nga Unë,
Thuaj:Është ende gjallë,
Por është larg e nuk vjen dot...
Që pak dhe nga ti të marrë,
Dhe ta mbaj atë me vete,
Ta ketë për të nxjerrë mallë..!
Nga:Zamira Korance..!



CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1079555_688115551233576_62111017_n
LULET E REÇAKUT

Reçak!Reçak!Reçak..!
Trualli im mbytur në gjak
trualli im në zjarr e flakë,
Trualli im shtypur me tank.

Reçak!Reçak!Reçak!
Gjaku yt kërkon hak
gjaku yt kërkon shpagim
gjaku yt ndez çdo trim.

Reçak!Reçak!Reçak!
Trualli im i zhuritur,
nëpër shekuj larë me gjak,
nëpër shekuj faqe ndritur,
bëre flamur e bëre bajrak.

Reçak!Reçak!Reçak!
Trualli im me bozhure,
kënga shqip kurrë s`do shuhet,
gjaku i vëllait dhe i motrës,
do ti flas për jetë botës.

Reçk!Reçak!Reçak!
Me gjakun tënd shkruajn poetët
me gjakun tënd shkruajnë brezat,
Me gjakun tënd do mbyten Serbët
në gjakun tënd do mbyten shkjenat.

Reçak!Reçak!Reçak!
Sa njerëzve ju dogj jeta,
Gjuajnë me raketa popullin
shkrumb e hi shtëpi e prag,
tek e sheh s`e fshen dot lotin
trualli im digjet në gjak,
Djegur toka,djrgur bari,
djegur lulet,djegur pyjet,
djegur sa e sa zemra Shqiptari,
dridhet nata,hëna,yjet...

Reçak!Reçak!Reçak!
Shkrub e hi shtëpi e votër,
gjaku i babës,e i nënës,
gjaku i vëllait e i motrës
do t`i flas përjetë Europës,
do ti flas përjetë Botës...

Sllabodan mor tu shoftë jeta,
Sa jetë njerzish i këpute??!
Djeg Reçakun me raketa,
shkrumbojnë fëmijtë raketat Ruse.
Sllabodan mor ujk Serbije,
Ti pjellor i dy të çmendurave,
përbindësh e zi si katrani
dhëmbë e thonj s`kuqur nga gjaku,
vdekja e gjyshit tand është Kolesjani
vdekja jote është Reçaku...!

Reçak!Reçak!Reçak!
Në Reçak po çelin lulet
në Reçak po çel bozhure
Reçaku një brengë e egër,
lëshon lule nga gjaku i djegur..!
Lavdi të rënët në Reçakun martir..!

Nga♥:Zamira Korançe Tiranë!



CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1608726_688115564566908_2111986503_n


*****NËNË TË DUA SHUMË***

Nënë sa bukur është të jesh pranë teje….
Të,ndiej aromën,t`shoh buzëqeshien në sytë e Tu,
Nènë,sa emër t`bukur e mjaft t`lehtë..!
Jeni,Ikona më e shtrenjta në Botë…

Pa Ty Nëna ime nuk do isha unë në Jetë,
Nuk do shkruaja dot asnjè varg për Ty…
Fjala Nënë është e ëmbël,magjike..!
Është emri Yt më I shenjtë si Zoti…!

Pa qënien tënde nuk do egzistoja unë,
Se ti mbart vlera me Emrin tënd kudo …
Ti je ajo qè mè mèsove tè hedh hapat e para nè Jetë,
Ti je ajo që më mèsove fjalën me shkruar(nëna-baba..!

Ti je pasqyra më e bukur e Jetës time…!
Ti je trëndafili që çel në ç’do stinë e n`borë gonxhe çel!
Ti je ,drita e syve,gjaku n`venat e Mia…
Nënë,Ti më mësove të dua,njerzit e t`përballoj,Jetën.

Mirmëngjesi,Nënë..!
Ti je,flaka që shkrin ç’do akullnaj…
Emri Yt I`lëshon rreze Drite kudo,
Ti vetëm fal Dashuri pa shkëmbim te çdo fëmijë..
Emrin Tënd, Nëna Ime,Zoti e ka bekuar..!
Nga  Zamira Korançe Tiranë.



CIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1608667_688129617898836_1239007531_nCIKËL POETIK NGA ZAMIRA(MIRA) KORANCE 1543391_688115557900242_1393193505_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi