Sabit Rrustemi:SHENJTËRIMI I IBRAHIM RUGOVËS
Faqja 1 e 1

Shkrim im i datës 27 Kallnor 2006
( botuar në QIK dhe "Bota sot" )
SHENJTËRIMI I IBRAHIM RUGOVËS
Shkruan: Sabit Rrustemi
Kosova, që nga dita e djeshme, figurën e madhërishme të Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e shenjtëroi përjetshëm. Ky shenjtërim ndodhi në pikë dite dhe para gjithë botës, midis Prishtinës. As nuk ishte sheshi Shën Pjetër, as sheshi i Gurit të Shenjtë në Mekë.
Ishte epiqendra e Kosovës, tempulli ku populli ka lidhur besimin, Kuvendi i Kosovës, prej nga doli Njeriu i Shenjtë i Kohës Moderne, Emblema e demokracisë që mbylli një shekull dhe hapi tjetrin, me një emër të vjetër sa njerëzimi, Ibrahim dhe një mbiemër të moçëm sa bota vetë, Rugovë.
Ky Shenjt i Ri, me emrin Ibrahim Rugovë, i besuar dhe i bekuar nga krejt populli, me uratën e Biblës dhe K’uranit, doli në Sheshin Skënderbeu. Kërkoi leje prej Tij, si atë ditë kur u përkul për herë të mbramë para përkrenares në Mauzoleun e Lezhës dhe, u nis drejt bulevardit me emrin e Nënës Sonë, Nënë Terezës.
Mbështjellur me flamurin e Dardanisë Antike, Ai edhe përmes Arkëmorit ku i kishte fshehur gjithë dhembjet tona, i jepte mesazhe të reja botës, për rrënjët tona të hershme, për qëndrimet tona të dinjiteshme, për krenaritë e dhembshme e të pandalshme, për sfidat e reja në udhën që ka hapur me dekada, i bindur se ky popull – si publiku më i mrekullueshëm i botës, nuk do ta nderonte vetëm duke u lutur dhe duke i hedhur lule për flijimin e tij të fundit (pas një mal flijimesh të deritashme), apo vetëm duke i shkuar pas, po, do ta çmonte dhe më shumë duke ecur pandalshëm në vizionin e tij prej
misionari, me emrin e Tij dhe Bekimin e tij, edhe më tutje, drejtë
Ardhmërisë, asaj të ardhme që buzëqesh kudo tashmë me portretin e Tij –Kosova shtet Sovran dhe i Pavarur.
Përmes një celebrimi popullor, Ai do të vazhdojë tutje kah Bregu i Diellit, kah ai Diell i Lashtë i besimit ilir, duke nderuar me prehjen e tij të përkohshme prej Shenjti, Tempullin e Rinisë, atë rini që e deshi aq shumë, që e çmoi dhe, ia besoi vizionin e Tij, duke marrë botërisht, jo vetëm prej popullit të Tij, po edhe prej gjithë botës dhe miqëve përmes të cilëve e kish bërë të njohur vendin e tij, nderimet, falënderimet, dhe betimet më të reja për vazhdimin e rrugës së trasuar nga Ai.
Ai do të prehej aty për pak orë, për ta nderuar për herë të mbramë, ashtu i shtrirë dhe i mbështjellur me flamurin dardan dhe rrethuar me lulet e këtij populli, Pranverën Studentore ‘81, prej gjirit të së cilës u brumos dhe më pas u shpall Republika e Kosovës, kryetar i së cilës u zgjodh po nga ky popull.
Më pastaj, pas gjithë atij përkushtimi pikëllues e të madhërishëm, Shenjti i Ri i këtij Shekulli, do të lëvizë rrugës së heroit që bashkoi tokën e tij të ndarë, duke shembur ata gurë të mallkuar kufijsh, Agim Ramadanit, për ta nderuar dhe njëherë me praninë e tij të përbotshme me krejt popullin që i rendte pas, me krejt atë popull që i shpiente atje në Majë, në Rrafshnaltë, atje ku prjenë përjetësisht vetëm të Shenjtit.
Rrafshnalta, atje mu në Majë, po e priste me bardhësine e ftohtë të shtëpisë së amshueshme. Një shtëpi e bardhë, shtëpi ku pushojnë vetëm të shenjtit. Prej asaj Maje dhe përmes asaj Shtëpie, një pikë e bardhë bore e parë prej qielli, Ai do të lëshohej ngadalshëm thellësisë së tokës dardane, asaj thellësie që e njihte edhe symbyllur, në çdo kohë.
Populli nuk po i thoshte lamtumirën. As miqtë. As bashkëpunëtorët. As edhe gjaku i tij më i afërt, Familja.
Populli nuk po ndahej nga Ai dhe nuk po ia thoshte këtë fjalë, sa e ëmbël nganjëherë e, e hidhur përherë.
I gjithë ai publik si në atë rrafshnaltë si në çdo cep të etnisë dhe kësaj bote të përkohshme, ishte dëshmitar i një shenjtërimi të ri, në një mënyrë krejt të re, shqiptarçe.
Ishin të gjithë aty. Edhe ata që u nisën rrugës së tij prej fillimit, edhe ata që ndërkohë u ngjeshën radhëve të tij, edhe ata që në ecje e sipër, thyen udhë për pak, edhe ata që mëtuan udhë të tjera…ishin aty, edhe ata që nga larg e admiruar, edhe ata që e përkrahën e miq iu bënë…aty ishin. Dhe, mbetën të mrekulluar prej dhembjes së dinjitetshme të këtij populli, prej dhembjes rrezatuese të një Shenjti që doli nga gjiri i tij.
Kosova nga dita e 26 janarit 2006 është Kosova e Ibrahim Rugovës. Edhe Rugova është njëkohësisht Ibrahim Rugova. Apo nuk e tha kështu, një Motër Jona, Faqja e përlotur e saj që shetiti botën përmes ekranit.
Epo, Shenjti, tash vetëm lakmohet, admirohet. Shenjti nuk preket. Vetëm shijohet e përjetësohet fjala e tij, vepra e tij.
I posa Shenjtërishtuari, nuk mund të bëjë jetën e të gjallëve. Të gjallët vetëm mund të luten për Shenjtin e Vet.
Shenjtët i fitojnë vetëm popujt martir. Sepse dikush duhet t’ua ndriçojë rrugën. Dikush duhet t’u bëj dritë. Dhe, në dhënien e kësaj drite për popullin e vet, dikush duhet të digjet, si qiriri. Duke u djegur për dritë, fjalëve më lehtë iu besohet, profecive.
A s’ishte martire Kosova? A s’e nxorri nga dhembja e saj e përgjakshme birin e saj që tashmë iu shëndrrua në Shenjt. E po kush nuk i beson këtij shenjtërimi, ai nuk është i besuari i këtij populli, kurrë. Ai është i mallkuari i tij. Populli ish ai që e zgjodhi. Populli ish ai që e ngriti në piedestal. Populli ish ai që e barti deri në rrafshnaltë.
Populli ish ai që e përjetësoi në shenjt të ri. Urime populli im. Shenjëtorhu përjetësisht me birin tënd, me Shenjtin tënd. Ai të nderoi edhe me shkuarjen në amshim. Tash, përkulu para tij dhe ec rrugës së tij si popull i qëndrueshëm, si popull i pavdekshëm.
Të lumtë!
Gjilan, 27 kallnor 2006

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi