AGIM GASHI:LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994
AGIM GASHI
LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994
I dashur biri im, Ninel!
Ti e di që të kam shkruar poezi, të kam shkruar këngë, të kam përkujtuar çdo vit, por letër,o biri im s‘të kam shkruar dot. S‘të kam shkruar se gjithëherë të kam pasë në kujtimet e mia ashtu si ke qenë, i buzëqeshur gjithmonë, pak i lazdruar, gjithmonë faqekuq dhe disi si me marre….Kjo është hera e dytë që të drejtohem me letër!
Të shkruajta më 21 janar të vitit 2012 me shpresën se do të shkruaj edhe më 21 janar të vitit 2013, por ja që nuk munda, sepse akoma isha në shtratin e shërimit. Atëherë një mik i panjohur kishte dhuruar mëlqinë e Tij e që mjekët në krye me prof Naumannin ma dhanë mua.
Tani kur të shkruaj, të shkruaj me një trup e dy shpirtëra, sepse edhe ai që nuk e njof, gjysma zuri vend në trupin tim e në shpirtin tim, e gjysma i gjendet atje ku je ti. Ndoshta edhe jeni takuar, por këto unë skam si i di. Këtu ku e ka pjesën tjetër, po më duket se më shumë po ma dirigjon jetën ai se sa unë, për çka shpesh më vie inati.
Të mbaj mend edhe kur ishe shumë i vogël e kur bërtitje: “Unë jamë sciptal“ . Kështu thoshe se akoma nuk mundje ta shqiptoje mirë fjalën shqiptar. Atëherë unë nuk e dija se ty do ta merrte jetën mu kjo fjalë e cila kishte zënë vend në kokën tënde.
Ninel i dashur!
Ti e di, të kam treguar, se data e çdo 21 janari, në mua ka shumë ngarkime. Pikrisht më 21 janar 1995 të kishin vra Ty policia serbe. Një vit më vonë më 21 janar 1995 lindi Azaleja, tre muaj para kohe, me operacion, por Zoti dashti që një vit më vonë kur t eke dhënë shpirt,të rilindet shpirti yt në Azalenë.Kjo për mua tregon shumë sepse nuk mundem ta quaj rastësi.
Ti, shumë shpejt lëshove shtat. Kur ika në kurbetin e zi, ti nuk ishe rritur akoma, por si për inatin tim, sapo u largova, ti lëshove shtat thua se doje ta prekje qiellin ose të zgjateshe aq shumë për të më parë se ku gjendem, sa larg gjendem dhe se a do mundesh të më mbërrish. Thoshin njerëzia: Si gufoi ky kështu, ore?Mos është kob?!
Po të shkruaj, o biri im, me dhimbje të madhe shpirti, që po të mos ishe vrarë pafajësisht, sot do t‘i kishe 37 pranvera, do të ishe njeri i pjekur e me familje të formuar. Nusja jote do të ishte shumë e bukur, e mençur dhe e sjellshme. Do të kishit disa fëmijë të cilët do t‘i edukonit njerëzisht, kombëtarisht, që të rriteshin të drejtë e të ndershëm. Sa do të kisha pas dëshirë të rrija e të lozja me fëmijët tu. Do të isha ndje gjysh e shkuar gjyshit. Por të vranë, o biri im i shtrenjtë, nuk të lanë t’ia arrish asaj dite.Të vranë për një fjalë goje, të vranë pafajësisht, të vranë e të shanë ty e mua. Por mua, o bir, s‘më vranë, por duke të vrarë ty, më vranë edhe mua. Ta morën kufomën dhe u frikësuan nga kufoma jote, nga kufoma e një fëmije me rrezatim drite, me rrezatim Kosove, me rrezatim lirie…Dhe babai yt i mjerë,as varrin nuk ta di.
Por ti mos u mërzit, biri im Ninel, sepse babai shumë shpejt do ta marrë rrugën e amshimit, atje ku je ti me shumë engjëj të pafajshëm, engjëj, që para kohe ikën nga kjo botë për t‘i dhënë asaj tjetre bukurinë që ka. Të kam gënjyer kur të pata thënë më herët se do të vi e nuk erdha. Nuk mundesh me ardhë kur të duash ti, e kur të teket ty. Vetë Zoti e di edhe pse shenjat tani kan filluar kjart se po nisem. Atje unë patjetër do ta gjej çerdhen tënde.
Deri atëherë s‘më ka mbetur edhe shumë të këndoj këngë për Ty, të ta shkruaj ndonjë poezi apo edhe ndonjë përkujtim.
Bëhu burrë si je e prit se do të vi!
Babai yt Agimi nga kurbeti i Zi!
PAFAJËSI E NDËSHKUAR
Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!
Sot sharkia më thirri vet
të ia dridh telat, ta lajë me lotë
nga mërgimi, kjo plagë që vret
për të kujtuar për jetë e mot.
Ninel bir or skifter mali
ty qe të kisha të mirin djal
shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali
që për jetë të jetëve s’ia bëj hallall.
Prehu i qetë bir në përjetësi
bashkë me motra e vëllezër plot
që humbën jetën qysh në fëmijëri
pa asnjë borxh atëherë dhe sot.
Merre Diellzen e i shtrëngo dorën
bashkë parajsën ju zbukuroni
babë e gjysh ju vejmë kurorën
nga parajsa ju ne na mbroni.
Ju jeni yje të përjetësisë
që shkëlqeni kurrë pa u ndalë
ndonëse viktima të çmendurisë
të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.
Ne për juve shkruajmë poezi
rrahim telat nëpër sharkia
si dallëndyshet ju kem’ përmbi
qoftë e juaja pavdekësia.
Edhe motra e vëllezër shumë
poezi që u kanë kushtuar
mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb
për mizoritë që kanë treguar.
16.06.2010
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi