Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeziu: Tendencë për shkatërrim të LDK-së

Shko poshtë

Kryeziu: Tendencë për shkatërrim të LDK-së Empty Kryeziu: Tendencë për shkatërrim të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 22, 2014 2:10 am

Kryeziu: Tendencë për shkatërrim të LDK-së


Kryeziu: Tendencë për shkatërrim të LDK-së F1_21kryeziu-logo1390337416

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Eqrem Kryeziu, ka hedhur poshtë të jenë të vërteta fjalët që është bërë një peticion nga delegatë të nëndegëve të LDK-së për t’ia kërkuar dorëheqjen nga ky post.

Por, edhe nëse një gjë e tillë të ketë ndodhur, ai thotë se ato janë nënshkrime nga njerëz të paautorizuar që s’janë delegatë të Kuvendit.

Eqrem Kryeziu ka dhënë përgjigjet e tij, në një bisedë me lajmi.net.

“Kjo është një gënjeshtër. Po më vjen keq që një medium gjërat i ka marrë të gatshme. Aty me të vërtetë ka nënshkrime, por të njerëzve të paautorizuar. Do të thotë, që nuk janë delegatë të Kuvendit. Do të thotë, ka, po them, ka, por ne ende nuk i kemi ato peticione në zyrën tonë. Do të duhej që së pari ne të na i binin, pastaj të njëjtën kopje edhe në Kryesi të LDK-së, por nuk e kanë bërë atë punë”.

“Çka është këtu puna, ata e dinë më mirë. Sidoqoftë, është njëlloj pa dëshirë, sepse nuk ka nevojë të mbështetesh në një fakt që në qoftë se kërkon dorëheqjen time, unë me funksionin e kryetarit duhet ta pranoj atë peticion”.

“Këta e kanë anashkaluar këtë gjë, që nuk është një shenjë inkurajuese për zhvillimet demokratike. Ne nuk kemi nevojë të hyjmë nëpër forma ilegaliteti. Ata pse kalojnë në ilegalitet, me të vërtetë unë nuk jam zëdhënës i tyre dhe s’mund të përgjigjem”.

Kreu i LDK-së në Prizren thotë se arsyet pse po kërkohet dorëheqja e tij janë thjesht tendencë për shkatërrimin e LDK-së në njërën nga komunat më të mëdha në vend, atë të Prizrenit.

Dorëheqja, për të është e lehtë.

Por, sipas tij, nëse dëshirohet shkatërrimi i LDK-së me këtë, këtu ka dilemë.

“Këta, si po dëgjoj unë, thonë se më shkurt janë për ta shkatërruar LDK-në. Kjo është. Me këqyr hollë e hollë, kërkesa e tyre është me dëmtu sa më shumë LDK-në. Ata nuk duan zgjidhje, ata dëshirojnë ta shkatërrojnë LDK-në”.

“Dorëheqja ime, nuk ka gjë më të lehtë. Por, nëse bëhet me motivin për ta shkatërruar LDK-në, atëherë unë nuk e di a pajtohem dhe s’e di a pajtohet elektorati i LDK-së me këtë gjë”.

Pavarësisht humbjes në zgjedhjet e fundit për Kryetar të Komunës, Kryeziu konsideron se ka rezistuar mjaft, duke marrë shumicën e votave të shqiptarëve në Prizren dhe më shumë se 3 mijë vota më shumë se votat e LDK-së atje.

“Është e vërtetë që unë i kam humbur zgjedhjet, është e vërtetë që me atë mobilizim parazgjedhor të PDK-së dhe të Kryeministrit Thaçi, me pakica e tjera, pothuajse ka qenë e pamundur të fitoj, dhe për të vënë qershinë mbi tortë Ramush Haradinaj ndihmoi pastaj edhe me ushtarët e vet”.

“Çfarë bëra unë tash, bëra një rezistencë të hatashme. Mora nja 3.500 vota më shumë se partia e LDK-së këtu, por edhe shumicën e votave të shqiptarëve në Komunën e Prizrenit. Kaq munda të jap dhe unë them se gjithsesi nuk është pak”.

“Kur të lëshohen tetanë, tash, edhe Prishtina e pësoi, por mua më janë lëshuar tetanë ende pa nisur zgjedhjet”, ka thënë Eqrem Kryeziu për lajmi.net.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi