Freedom House: Kosova – pjesërisht e lirë

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, për liritë në botë, theksohet se vitit 2013 është përshkuar me represion të intensifikuar në Euroazi dhe Lindje të Mesme dhe se gjendja e lirisë ka shënuar rënie. Kjo është rënia me radhë në në tetë vitet e fundit.
Në raport theksohet se veçanërisht të dukshme ishin zhvillimet në Egjipt, që ka shënuar rënie në institucionet demokratike pas grushtshtetit ushtarak.
Pengesa serioze në të drejtat demokratike ka pasur edhe në vendet e mëdha, me ndikim politik, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Turqinë, Venezuelën dhe Indonezinë.
Në raportin vjetor “Liria në botë 2014” të organizatës Freedom House, Kosova klasifikohet në mesin e vendeve “pjesërisht të lira”, me ç’rast në kategorinë e të drejtave politike vlerësohet me notën 5, ndërsa në atë të të lirive civile me 4.
Në krahasim me raportin e vitit të kaluar Kosova ka mbetur në vlerësimin e njëjtë.
Nota 1 paraqet shkallën më të mirë, ndërsa nota 7 atë më të dobët.
Në raportin më të ri, Shqipëria klasifikohet si vend po ashtu “pjesërisht i lirë”, me nota 3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile. Shqipëria, po ashtu, ka mbetur në vendin identik sikur në raportin e para një viti.
Prej vendeve të tjera në Ballkan, klasifikim “pjesërisht i lirë” i është dhënë Bosnjë Hercegovinës dhe Maqedonisë, me nota të ngjashme si Shqipëria (3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile).
Në kategorinë e vendeve të lira janë përfshirë Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi.
Sllovenia e ka notën më të mirë 1 në të drejtat politike dhe në liritë civile.
Në raportin global për Liritë në Botë 2014, theksohet se qeveria e presidentit Vladimir Putin, e ka vazhduar trendin antidemokratik si brenda në Rusi, ashtu edhe jashtë saj.
Në zhvillimet e brendshme, Rusia, sipas raportit, ka ndërmarrë aksione kundër minoritetit të ndjeshëm të LGBT-së (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe transeksuale) dhe kundër jorusëve etnikë, derisa qeveria e ka konsoliduar kontrollin e saj ndaj mediave.
Jashtë Rusisë, qeveria e Putinit e ka udhëhequr “një fushatë të frikësimit” kundër fqinjëve të saj, Ukrainës dhe Armenisë, për shkak se synonin lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.
Nënpresidenti i organizatës Freedom House, Arch Puddington, i tha Radios Evropa e Lirë se lëvizjet e këtilla nuk mund ta fshehin faktin se Rusia është njëri nga vendet me regjimin më të lartë autoritar në botë.
“Rusia është fuqi udhëheqëse në fqinjësinë e saj, dhe ishte shtet në rënie prej se Putin u bë President në vitin 2000. Kjo rënie është përshpejtuar kur ai u kthye në presidencë dhe e filloi goditjen sistematike kundër shoqërisë civile, kundër opozitës politike dhe kundër asaj që ka mbetur nga mediat e pavarura. Të gjitha këto zhvillime ne i shohim si shumë negative dhe ne e shohim Rusinë si realisht njërën nga fuqitë më të rëndësishme autoritare në botë”, tha Puddington.
Në raport theksohet përkeqësimi i vazhdueshëm i demokracisë në Ukrainë nën qeverinë e presidentit, Viktor Yanukovich.
Puddington ka shprehur shqetësim për dhunën ndërmjet policisë dhe protestuesve anti-qeveri në Ukrainë, dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa më të fuqishëm për ta dënuar atë.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për Ukrainën. Prej se Yanukovich erdhi në presidencë, është shënuar rënie e konsiderueshme dhe rënie përsëri në vitin e kaluar. Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e tashme atje. Ne, po ashtu, jemi të shqetësuar që qeveria amerikane nuk ka qenë sa duhet agresive në protestën kundër politikave të qeverisë së Ukrainës”, tha Arch Puddington.
Në raportin e fundit të organizatës Freedom House, theksohet se ka pasur kthim prapa në zhvillimet demokratike në Egjipt dhe “pengesa serioze” në të drejtat politike në Turqi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi