Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË

Shko poshtë

Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË Empty Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 23, 2014 11:06 pm

Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË 1527053_670228163000332_2084459921_a

Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË

Thirrni mendjes o derëzi
mos na sillni hasmërii,
mos përqani këtë shqiptari

se kurrë Kosova s'bëhet Siri!

Mos na sillni modele të huaja
sikur të ishin ato molekula,
mos importoni tradita tjera
i kemi tonat me shumë vlera!

Mos na thoni është haram
pse nuk dukemi si arabë,
e ka lenë vetë Perendia
tradita të ndryshme të ketë njerëzia.

Zoti i madhë kur na krijoi
gjuhë e komb vet na e caktoi,
vet na krijoi shqipëtarë
të tillë do vdesim me faqe të bardhë!

Ju që sillni veq përqarje
e mes popullit po bëni ndarje,
ju vetë Zotin po e zemroni
kombin t'uaj po e mohoni.

Trimat tanë nuk derdhën gjak
që të zhdukim kombin tonë,
por të vie edhe te ne liria
t'lulëzon gjithë shqiptaria!

Kështu na thoshte dikurë Sërbia!
Mos folni shqip se hidherohet Perendia!
Nuk jeni shqiptarë, jeni muslimanë
të shkolloheni e keni haram! 

Të gjithë armiqëve tanë
me një zë duhet me u thënë,
as me gjuhë as me kulturë
Kosova, arabe nuk bëhet kurrë!

©Makfire M Canolli


Maki Maqedonci Canolli:KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË 1606861_672198229469992_53342401_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi