Dy poezi nga Rexhep Kasumaj
Faqja 1 e 1
Dy poezi nga Rexhep Kasumaj
Dy poezi nga Rexhep Kasumaj
FJALË KULLE
-Fishtjane-
(Kryeparit me shpurë)
Ndihmo zanë ty t’kjosha true
Fjalë Kryeparit për me i çue,
S’kje i paorë as i mallkue
Në log urtiet àsht dredhue.
Naltë mbi rè ke lodrue atin
Askurrkujt nuk ia merr patin,
Ndal ‘i herë e kqyr sahatin
Vrànshëm ndjellë ti Goliatin.
S’je n’vilatë tuj çobanue
N’t’cemtat kroje me galdue
S’je n’tretdhe mà tuj rrogue,
Po n’krye t’vendit me sundue.
Kall’ i thatë thepon përpjetë
E rrxojnë ernat fort mà lehtë,
Dorëzim s’bàjnë trimat pa dekë
Kështu à kènë gjithmonë e jetë.
Po keq ke ra ndër ustallarë
I përrallue me ‘i ordi zagarë,
Tuj shkelë fjalën pa karar
E tuj vjedhë skamnorë n’kandar
Skile t’gjollës hileqare
Kanë fikë votër e bà batare
Rràjë e ligë kjo komardare
Luledjellësa, ju dalshi fare
Besës vjetër i ke ra mohit
Tuj tregtue me firun t’horit,
Dijekeqësa qysh prej motit
Që s’kanë ftyrë, as tutë prej Zotit.
Hiç anmiku s’àsht ligshtue
Tan’ me çehre tuj kuvendue,
Fëmijët jetima t’përmnerue.
Burra t’dheut n’poshtnì harrue
Ke ndigjue ndoj ofshàmë
Aht i robit ka me t’xànë,
Penë fisnike, e bukra rrfànë
Ta prenë udhën n’istikam!..
Ta prenë udhën ndër shpatina
Porsi Osa tek Vranina,
Korbit t’zi i prinë terrina
Hije deket à ra n’qetina...
R.Kasumaj
Berlin, janar 2104
Fjalë Kulle
MALLKIM
(Fishtjane, për J.Gërvallën)
E amël votër, ti rruzare
Për tye udhët libertare
Ndoq përballë erës shgjetare
N’mërgim ujin ia turbullote
E Shkinisë mbarë nuk i shkote
Qysh m’e shue u kujtote
Herët Nadje dielli pa lè
Marrin udhë në t’largëtin dhè
Rrezikzi pa ftyrë e fè
Pritë të ligë i kishin xànë
Po në flì u kthyen me nam
Besë e fjalë që pati dhànë
Dikush ndyet i kish hjeksue
Giuhë dikush që kish harrue
Shpirt i shitun kje mallkue
E burrë Jusufi, atdhetarë
I përshtrimun me shtatë varrë
S’la me faj ai kurrë shqyptarë
Xeher serbit àsht kjo deka
N’kjoftë i yni doras shkreta
Mos u ditt për sa t’jetë jeta
T’lnurën zemrën, kjan me lotë
Vaj liri, për at djalë n’tokë
Juda vetë njaj gjàme voftë
Rrëxue përdhè e krejt dikue
Gjakatarë në fron kryeshtrue
Njeri t’vetin kanë shnderue
Drue s’à rrnesë kjo gjysërobni
Me i çel sytë me faqezi
Ditë e natë me ofshàmë n’shpi
Kështu asht sot e ka me kènë
Se lumnia nuk xùni vend
Pa u shpague morti me zjèm!
R. Kasumaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi