Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VULLNET MATO:MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!...

Shko poshtë

VULLNET MATO:MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!... Empty VULLNET MATO:MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 02, 2014 9:12 pm

VULLNET MATO:MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!... 1620413_10201145291985587_2107713875_nVULLNET MATO:MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!... 988702_10200157362447966_1662825907_n
 
Vullnet Mato
 
MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!...                              
 
                                  -Elegji
 
Gjashtë vëllezër, ti e vetme dhe prap nuk të ndalëm dot,
tufani i vdekjes së tmerrshme, fryu atë vit si asnjë mot.
Ike të mos kthehesh kurrë, te shtëpia jote e ngrohtë,
mes vëllezërve le shkretimin, me re të zeza në horizont...
Motër s’të harrojmë dot!...  

Mbi njëzet nipër e mbesa, t’u lutën me duart në kokë:
“Mos na ler, hallë e dashur, tani që na ke shoqe e shokë!...”
Ti i doje si bij të tu dhe të donin si zogjtë nënën klloçkë,
kur të mbushej shtëpia plot, të këndonte zemra në gjoks.
Motër s’të harrojmë dot!...

Ngrite velat pa na lajmëruar, sikur të thirri i madhi zot,
zgjodhe lundrën e arkivolit dhe u nise në një det me lot,
ngarkove buzagazin tënd dhe ne na le trishtimin në port,
Ike mes tufanit të hidhur me dallgë dhimbjesh mbushur plot.
Motër s’të harrojmë dot!...
 
Ti ishe foleja e vëllazërisë, që na mblidhje kokë më kokë,
na sheshoje hallet familjare, pasi na mbushje nga një gotë,
se kishe amanetin e nënës, që iku nga pakujdesia e kotë, 
të na mbaje me njeri- tjetrin, të lidhur e shtrënguar fort...
Motër s’të harrojmë dot!...
 
Na le veç fotografinë, si Shënmëria ikonën e saj në botë,
le krishtin tënd, birin e vetëm, që nga zoti e doje më fort,
mbërthyer në kryqin e vetmisë, të gozhduar këmbë e kokë,
le vëllezërit kokëulur, si apostuj të çoroditur për jetë e mot...
Motër s’të harrojmë dot!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi