Studentët hynë në oborrin e rektoratit, përleshen me policin (Video)

Fotot - Bota sot
(E plotësuar)Profesori Ibrahim Berisha ka kërkuar nga rektori Gashi që të jap dorëheqje nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Profesori Berisha ka thënë se dorëheqja e Gashit do të ishte respektim i etikës akademike dhe njerëzore. Si dhe dorëheqja e tij do ta ndihmonte Gashin dhe shoqërinë të mos të mbetët pengë i kësaj gjendje në UP.
“Do t’ishte respektim i etikës, jo vetëm akademike, por edhe njerëzore, dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi. Dorëheqja do të ndihmonte shoqërinë e Kosovës, Universitetin e Prishtinës, dhe vetë rektorin Gashi, për të mos mbetur peng i një gjendjeje, e cila as nuk filloi dhe as nuk do të mbarojë me vendimin e tij.
Por, kjo do të ishte arsyeja që do të bënte të mendohej se megjithatë rruga nuk është e dëmtuar plotësisht për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Ibrahim Gashi. A.M
RrGK përkrah kërkesat e studentëve të UP-së
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) sot mbajti takimin e rregullt të anëtareve të Rrjetit ku morrën pjesë përfaqësuese të rreth 70 organizatave anëtare të RrGGK-së.
Në këtë takim u vendos që RrGGK të shpreh përkrahjen për kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
RrGGK konsideron se këto kërkesa janë të drejta dhe se Universiteti i Prishtinës nuk duhet të jetë i politizuar, ai duhet tu takojë vetëm sdudentëve.
Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara.
RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve. Si Rrjet i 75 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.
Studentët hynë në oborrin e rektoratit, përleshen me policin
Studentët dhe shoqëria civile kanë hyrë në oborrin e rektoratit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe janë përballur me Njësin Speciale të Policisë së Kosovës.
“Gjatë intervenimit të dhunshëm, nga goditjet me shkopinj dhe perplasjet përtoke janë lënduar rëndë studentët protestues Pajtim Havolli dhe Egzon Azemi. Më të dalluar nga kolegët e tyre në ushtrimin e dhunës për të shtypur protestën e studentëve ishin policet me numrat 9354 dhe 9273”, thuhet në komunikatën e studentëve protestues.
Alket Zeqiri, nga këshilli organizativ i protestës, tha se nga Universiteti do të duhej të rridhnin mendime mbi format e reja të organizimit politik shoqëror, mbi artin e shkencën. Prandaj, vetëm një universitet i tillë është institucion që krijon vlera.
“Hapi i parë i ndërtimit të institucioneve të tilla është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi”, tha ai.
Ndërsa, Reshit Alidemaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha para studentëve protestues se rektori do të duhej të jap dorëheqje të menjëhershme.
“Ky rektor dhe disa nga paraardhësit e tij, jo që duhet të shkojnë në shtëpi por drejt në burg”, tha ai.
Protestave të studentëve u janë bashkuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Avni Zogiani, theksoi se Universiteti i Prishtinës është shndërruar në fytyrën e turpit të shoqërisë kosovare.
“UP në kohët më të vështira ka qenë shpresa dhe shpëtimi i shoqërisë kosovare. Sot ai është bërë fytyra e turpit e shoqërisë sonë”, tha Zogiani.
Me të gjitha kërkesat për dorëheqje të rektorit Ibrahim Gashit, ai përmes një komunikate për media ka thënë se nuk do të jap dorëheqje.
Marshimi i studentëve ka filluar nga Qendra studentore, kurse protestës i janë bashkuar edhe shoqëria civile si dhe qytetarë në sheshin e qytetit të Prishtinës. A.M
Komunikatë për medie nga studentët protestues :
Rreth 200 pjesëtaë të Policisë së Kosovës, duke përfshirë njesitet speciale kanë rrethuar çdo cep të Rektoratit. Ata nuk janë aty sepse e kanë lokalizuar zonën e krimit dhe u duhet të zhvillojnë hetimet. Janë aty sepse duhet t’i mbrojnë të pabërat e Rektorit Ibrahim Gashi dhe shpurës së tij. Prania e Policisë në Universitet është figura më e qartë për kapjen e Universitetit nga pushteti.
Studentët protestues, si çdo ditë tjetër pune, kanë daë për të bërë punën më të rëndësishme për Universitetin sot: ndalimin e punës së Rektorit mashtues. Për të mbrojtur Ibrahim Gashin, kolegu i tij Bajram Rexhepi ka nxjerrë kundër studentëve, nga policët e trafikut deri tek Njësitet Speciale. Policia e Bajram Rexhepit, siç i njohim, nuk janë kursyer me brutalitetin e tyre. Gjatë intervenimit të dhunshëm, nga goditjet me shkopinj dhe perplasjet përtoke janë lënduar rëndë studentët protestues Pajtim Havolli dhe Egzon Azemi. Karakteri i pushtetit dhe manifestimi i tij konkret, sot ishin në përputhje të plotë. I dhunshëm është ky pushtet në gjendjen më normale të tij. Dhunë ushtron sa herë që cilido subjekt i shtypur ngritet në rezistenë. Më të dalluar nga kolegët e tyre në ushtrimin e dhunës për të shtypur protestën e studentëve ishin policet me numrat 9354 dhe 9273.
Rektori i rrethuar me policë le ta dijë se protesta veç sa ka filluar. I mbetet atij ende shumë për të parë. Marshi i studentëve nga konviktet dhe marshi i qytetarëve nga sheshi do të takohen bash tek bunkeri i tij.BS
Studentë të shumtë janë lënduar gjatë përplasjeve me policinë. Pajtim Havolli dhe Egzon Azemi kanë marrë lëndime të rënda dhe tanimë po marrim trajtim mjekësor.
* * * * * *
(E plotësuar) Një grup zyrtarësh të përcjellur nga Njësia Speciale kanë hyrë në objektin e Rektoratit. Sipas disa burimeve nga vend i ngjarjes edhe rektori Ibrahim Gashi tashmë ka hyrë në vendin e tij të punës. Jashtë Rektoratit studentët po vazhdojnë protestën.
* * * * * *
Vjen edhe njësia speciale, lëndohet një student
(E plotësuar) Para rektoratit kanë ardhur edhe pjestarë të njësisë speciale. Ata po ballafaqohen me studentë duke i penguar ata që të bllokojnë Rektoratin. Një student është i lënduar dhe është dërguar në trajtim mjekësor.
100 policë bllokojnë rektoratin
Dhjetëra studentë protestues të Universitetin të Prishtinës, janë ballafaquar me rreth 100 policë të cilit e kishin rrethuar nga të gjitha anët rektoratin e UP-së.
Policët kishin ardhur aty para orës 07:00 të mëngjesit duke mos i lënë studentët të kalojnë deri te hyrja e retktoratit ku kishin planifikuar ta bllokojnë. Studentët protestues tani po qëndrojnë tek dyert e oborrit të rektoratit dhe kanë bllokuar atë.
Kjo është dita e pestë që studentët po e bllokojnë punën në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Ndryshe sot është paralajmëruar marsh protestues nga studentë, profesorë dhe pjestarë të shoqëri civile.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Studentët përleshen me policinë
» Kush është ky trim nga Tetova që nokautoi policin maqedonas (Foto-Video
» Pse Serbia vru policin Audrius Senavicius
» A është kampioni i boksit Nuri Seferi ai që nokautoi policin maqedonas? (Foto/ Video)
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi