Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Kasumaj:PSALM

Shko poshtë

Rexhep Kasumaj:PSALM Empty Rexhep Kasumaj:PSALM

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 04, 2014 9:41 pm

Rexhep Kasumaj:PSALM 38732_105463829508478_4320587_a

Rexhep Kasumaj
Berlin, fror 2014


PSALM
(Për shëlbimin hyjnor)


Rexhep Kasumaj:PSALM Rbrt_crtv_7064023

O Zot’ynë që je në qiell, na mëshiro e ruaj nga,
- Tirania (e çdolloji)
- Padrejtësia
- Trathtia (me stoli dogmash a dorëzash)
- Milicia e
- Neo-shkinia dhe,


Njësoj, nga,
- Mjerimi (shpirtthyes a jetëprivues)
- Mbidurimi (poshtërues)
- Verbimi e
- Dorëzimi,


Mandej nga,
- Kuvendarët (në rehatinë e tyre sfiduese)
- Pajtimtarët
- Serbofalësit a
- Ultraklanësit (me galerinë e ngjyrave)
- Papagallësit e
- Sojdalësit dhe,


Gjithnjë nga,
- Paqësoristë e
- Belicistë dhe,


Prore me shpresë nga,
- Çlirimtarë a
- Shpëtimtarë
- Komandarë e,
- Gjeneralë (pa beteja)
- Rrogëtarë
- Vizionarë e
- Të marrë dhe,


Pastaj nga,
- Veteranët (e robnisë)
- Rishtarët, sikundër nga,
- Martirët (të rinjë me emblemën vezulluese të korrupsionit)
- Tinzarët
- Ziliqarët dhe


Sa druajmë shumë, shumë nga,
- Udbistë (të sinqertë), a hiç më pak nga,
- Sigurimsa (parashtetërorë)
- Kombëtaristë (me afat)
- Jugosllavistë (në pritje) e,
- Sllobodanistë (t’fshehtë e të hapur n’për shkolla nate)
- Protoenveristë
- Majtistë e
- Djathtistë (të posavluar të kapitalit egërshan),


Por dhe nga,
- Mondialistë (e levantinë shfytyrakë)
- Konservativistë
- Idealistë (të molisur)
- Moralizantë e,
- Arrivistë (të molepsur)


Na mbro o Zot nga,
- Mburracakët (e mejhaneve)
- Tredhakët e
- Idhnakët (të pahir e dëlirë)
- Sipërprodhuesit apo
- Hiçbërësit
- Kumtarët e
- Thashethemtarët (e rrugicave pa diell) dhe


Veçanërisht nga,
- Përbetues apo
- Denoncues (të rremë)
- Kolaboratorë
- Hetues (vullnetarë)
- Qefinlënurës e nga,
- Fatpajtues (bestytnorë) porse,


Njëkohësisht nga,
- Servilosës a
- Flirtues (vangoshë)
- Sherbëtorë e
- Mallkues (të vjetër)
- Pseudovajtues
- Gazmorë (cinikë) dhe,


Si të rënda supesh, na ruaj nga,
- Hordhia
- Zogoria
- Lukunia e,


Bashkë me to, nga
- Naciokratët (e shtirosur)
- Vulgokratët,
- Mullokratët e
- Mafiokratët (sistemorë) dhe,


Në fqinjërim të tyre, nga
- Demon-kracia
- Gëzofndërresa (sipas motesh)
- Vetëshëmtimi e,
- Harbimi (kopeist)
- Mërgimi dhe,


Përherë nga,
- Kuazi-europianët
- Diplomatët (e dëgjueshëm nga kooperativa fisnore politike)
- Filoaziatët e
- Megalomanjakët (e shtuar),


Sikurse dhe nga rrëzoma e,
- Papunësisë (së pafaj)
- Grykësisë
- Varfërisë (kronike)
- Apatisë e
- Vetmisë


E, rrjedhimisht nga,
- Pritmëria (kotnare)
- Mërzia
- Bezdia e
- Blasfemia dhe,


Gjithësesi na ruaj nga,
- Ajatollahët (mbikëqyrës)
- Tempullarët e
- Idhujtarët, po,


Dhimbsurisht nga,
- Predikuesit (e mefistos)
- Neostambollitët
- Konvertitët dhe


Padyshim, nga syri i keq i,
- Fanatistëve
- Vehabistëve (të disiplinuar) e,
- Jezuitistëve dhe,


Pse jo, nga
- Lideristët (e shumëzuar)
- Tenderistët
- Opinionistët apo nga,
- Solidaristët (fjalamanë)
- Fetishistët dhe
- Nihilistët (e mërzitshëm)


E poashtu, nga
- Rektorë (të partishëm)
- Profesorë (lojalistë që ndrydhin kulturën e revoltës)
- Studentë (oborrtarë)
- Doktorë (etikëprishur)
- Mentorë e,


Ndrymë me ta dhe nga
- Injoranca apo
- Dijeblerja (industriale)
- Polpotizmi e,
- Plagiatizmi (i konsoliduar)
- Miopizmi dhe,


Na çliro, o Madhni, nga,
- Mesianizmi
- Snobizmi (kolektiv) e,
- Nepotizmi dhe,


Njëherësh nga,
- Xyfëria (gati identitare)
- Shpifëria
- Qenëria e,
- Skuthëria dhe,


Pokështu na parzmo atërisht nga,
- Kanunëria,
- Gjakësia (vëllashojtëse)
- Votrat e trishtimit a
- Kullat e ngujimit dhe,


Aq dashunisht, nga
- Mujshia (brutale)
- Paligjësia e
- Përunjësia (ligështuese)


Por edhe nga,
- Spiritualiteti (që s’qaset dot njëherë)
- Gjenialiteti (i afishuar në shtylla udhësh, mure e porta) e,
- Mediokriteti (lumturak)
- Arroganca apo
- E parasë xanxa


Ruana, ruana fort nga,
- Provincializmat a,
- Krahinarizmat
- Purizmat (e kulluar)
- Egoizmat e

- Kosmopolitizmat (e falsuar)


Sigurisht dhe nga,
- Radikalët (pa krahë)
- Vandalët
- Imoralët a
- Çakallët (e ndërkryer)


Na dil krah dhe përballë,
- Skribomanëve
- Piromanëve apo dhe,
- Kleptomanëve (serikë)
- Kurvomanëve
- Manenutave (të braktisura) e,
- Skutave


Kërkojmë përulshëm mbrojtje nga,
- Ankestarët a
- Suflertarët
- Pendestarët (e vonë)
- Hënëmarrokët e
- Atllarët (e paçertifikuar të Kombit)
- Prijatarët dhe,


Natyrisht, nga,
- Laraskat a
- Korbat
- Fakirët (hatërmbetur)
- Sorrëshkinat e,
- Sokëllimat


Të ligj e të shumtë janë dhe,
- Vetëurrejtësit
- Smirëzinjtë e
- Qejfprishësit (zelltarë)
- Kodoshët (neveritës)
- Përnxirësit apo
- Laryshirësit


Na ruaj nga ata, sikur poaq nga,
- Iskariotët (kujdestarë)
- Poliglotët
- Konkubinët, e nga
- Gjahtarët (e zejes a karrierës)
- Lepurushët
- Strucët e
- Llaskucët


Mirëpo dhe nga,
- Titajt (e vranshëm)
- Titujt (e huazuar e t’stërgjatë në kierarkinë lodhëse)
- Suporet e
- Llogoret (e lavdisë)


E gjithmonë nga,
- Ngutësit
- Tutësit
- Kukuvajësit e,


Sidomos nga,
- Sheshet (vocërrane, sa vocërrane për bustet e shumtë!)
- Përleshjet e
- Përqeshjet dhe,


Prapë nga,
- Gënjeshtarët (mashtrues)
- Lajkatarët e
- Vrastarët dhe


Mos na lër kurrë nën krusmën e,
- Sodomistëve
- Vetëshkërdhyesëve a
- Edipistëve dhe


Tevona na ruaj se plasëm nga,
- Retorët (bajatë)
- Dredhorët e
- Pështymorët, dhe


Nga terri i,
- Ksenofilëve (të sprovuar)
- Kriptopedofilëve
- Kopilëve dhe,


Gjithaq i,
- Përdhosjes
- Pështirosjes a
- Munxosjes


Dhe, sërish, nga,
- Deliri (i përsosmërisë)
- Luciditeti (kaq i rrallë)
- Misionarizmi e
- Heroizmi (pagan) dhe


Përgjërohemi për rojë nga,
- Fatthënësit (këndellës a çorientues)
- Kundërthënësit
- Keqthënësit
- Mosthënësit (e përjetshëm)
- Nder - dhënësit dhe,
- Nder - shkelësit!..



Të gjithë, apo pothuajse çdo popull, racë fe e gjuhë, vuajnë vrajë të ngjashme: cene, vese e ligësi, por, ndryshe nga ata, për shqiptarët, me sa duket, krijuesi s’ kishte kursyer dorën. Ndaj, i lutemi Hyut të na mbrojë, jo nga prania e pashmangshme (“Njeriu është krijuar i dobët”), por nga tepria e tyre.
Amin!


R. Kasumaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi