Elida BUÇPAPAJ:SHKELA NJË LODËR FËMIJE
Faqja 1 e 1
Elida BUÇPAPAJ:SHKELA NJË LODËR FËMIJE
SHKELA NJË LODËR FËMIJE NGA Elida BUÇPAPAJ
Shkela një lodër fëmije
një kukull të drunjtë
si një „matrioshkë“
me flokë dhe faqe të kuqe,
një kukull që vetëm qeshte
që ishte e lumtur…
Ajo as nuk hante
as nuk pinte…
ajo nuk kërkonte as të flinte
që të shihte ëndërra
ajo duket se shihte ëndërra me sy hapur,
pa ironi,
ajo nuk kërkonte as të udhëtonte
me jaht,
të paktën sa të shihte detin,
ose të dilte të paktën natën
në ballkon
sa për të parë hënën
kur të bëhej presje,
ajo s’i pa asnjëherë yjet,
as plepin…
dhe prapë ishte e lumtur
ajo rrinte tërë ditën në shtëpi
pa lëvizur
majë televizorit,
apo mbi tavolinë
kur e ftonin
për të ngrënë me ta
fëmijët
kur ishin të vegjël
Ajo kukuriste fare,
kur qendronte mbi tavolinë
dhe dukej se më të lumtur se ajo
vërtetë nuk kishte në botë njeri
Shkela një kukull
një kukull të drunjtë, të lumtur…
ajo u plasarit copka-copka
se ishte e vogël
sa një grusht fëmije,
ajo u thye copka-copka,
një copkë sy bashkë me pak flokë të kuqe,
një copkë hundë me gjithë gojkën e vockël,
një copkë bark me pak fustan të kaltër
me pikla të kuqe
shkela një lodër fëmije
ajo u thye copka-copka
siç thyhet një kristal
tani nuk është më…
ajme
(Marrë nga vëllimi poetik "Unë jam e përjetshme")
Shkela një lodër fëmije
një kukull të drunjtë
si një „matrioshkë“
me flokë dhe faqe të kuqe,
një kukull që vetëm qeshte
që ishte e lumtur…
Ajo as nuk hante
as nuk pinte…
ajo nuk kërkonte as të flinte
që të shihte ëndërra
ajo duket se shihte ëndërra me sy hapur,
pa ironi,
ajo nuk kërkonte as të udhëtonte
me jaht,
të paktën sa të shihte detin,
ose të dilte të paktën natën
në ballkon
sa për të parë hënën
kur të bëhej presje,
ajo s’i pa asnjëherë yjet,
as plepin…
dhe prapë ishte e lumtur
ajo rrinte tërë ditën në shtëpi
pa lëvizur
majë televizorit,
apo mbi tavolinë
kur e ftonin
për të ngrënë me ta
fëmijët
kur ishin të vegjël
Ajo kukuriste fare,
kur qendronte mbi tavolinë
dhe dukej se më të lumtur se ajo
vërtetë nuk kishte në botë njeri
Shkela një kukull
një kukull të drunjtë, të lumtur…
ajo u plasarit copka-copka
se ishte e vogël
sa një grusht fëmije,
ajo u thye copka-copka,
një copkë sy bashkë me pak flokë të kuqe,
një copkë hundë me gjithë gojkën e vockël,
një copkë bark me pak fustan të kaltër
me pikla të kuqe
shkela një lodër fëmije
ajo u thye copka-copka
siç thyhet një kristal
tani nuk është më…
ajme
(Marrë nga vëllimi poetik "Unë jam e përjetshme")
Nga Elida BUÇPAPAJ
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi