Mark Krasniqi u përgjigjet Qosjes, Demaçit, N.Gjeloshit e K.Krasniqit
Faqja 1 e 1

Shkruan Mark Krasniqi
Para së gjithash dëshiroj të them se nuk më pëlqen të merrem me reagime ndaj shkrimeve kundër meje të njerëzve anonim të nivelit të ultë moral e intelektual, të cilët nuk kanë guxim të paraqiten me emrin e vërtetë të tyre për t’i dhënë vetës mundësi të shkarravisin gjithçka u bie ndërmend - me shpifje, gënjeshtra, madje, intriga, fyerje e sharje rrugaçesh, për të njollosur gjithkënd, madje edhe figurën e Presidentit historik të Kosovës, akademikun Dr. Ibrahim Rugova, arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kryetar i parë i saj, i nderuar si i tillë, nga i gjithë populli shqiptar, kudo që është dhe nga shtetet demokratike evro-atlantike. Këtë e bëjnë ata njerëz shumë të vegjël nga çdo aspekt, të cilët përpiqen në këtë mënyrë që të rritën e të ngriten sa më lartë në shkallën e hierarkisë shtetërore e shoqërore. Por përpjekjet e tyre primitive e djallëzore janë bumerang për ta, sepse balta nga dora e tyre bie vetëm në fytyrën e tyre, ndërsa Ibrahim Rugova qëndron madhështor në zemër të çdo shqiptari, i pastër si biluri, i nderuar nga mbarë bota, kurse kundërshtarët e tij ziliqarë mbesin mistrecë të mjerë në baltën e tyre morale e intelektuale, të poshtëruar e të përbuzur nga çdo njeri i ndershëm. Njerëzit e tillë të mjerë, me qëndrimet e veprimet e tyre të poshtra tregojnë se kush janë ata vetë, se Presidentin Ibrahim Rugova e njeh mbarë bota kush është e si është.
ADEM DEMAÇI më ka sulmuar në Gazetën Ekspres të internetit në lidhje me shkrimin tim në të cilin kam demantuar sulmet e tij ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, pa kurrfarë baze të realitetit, me insinuata, shpifje, urrejtje e gënjeshtra pa kufi. Ai më sulmon edhe sepse kam qenë dhe jam përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe përpjekjeve të tij të suksesshme diplomatike për pavarësinë e Kosovës. Demaçi në titull të reagimit të tij bën një gënjeshtër me qëllim që të më njollosë mua se gjoja unë paskam shkruar se ai do të kishte bërë më mirë për vetën e tij sikur të kishte vdekur atë ditë kur është liruar nga burgu. E vërteta qëndron krejt ndryshe. Unë kam shkruar, dhe Demaçi e ka lexuar, tekstualisht se në pyetjen e gazetarit të një televizioni, para kamerës, që ia bëri një qytetarit, kalimtar i rastit, çka mendon për një problem të caktuar, ai zotëri përgjigjet që ky problem nuk më intereson, por “Dua të them se Adem Demaçi do të bënte më mirë për vetën sikur të kishte vdekur atë ditë kur ka dalë nga burgu’’. Pra këto janë fjalë të huaja e jo të mija. Unë vdekjen nuk ia dua as Adem Demaçit dhe asnjë njeriut. Por njerëzit e poshtër, spiunet, tradhtarët e kombit e të atdheut, të shtetit të tyre, ata nuk vdesin, ata cofin për së gjalli, siç thotë populli, ata janë të mallkuar e të dënuar nga ,,robi e Zoti’’. Bile, para shumë vjetësh, kur kam qenë deputet, unë me prononcimin tim të rastit, jam angazhuar që Adem Demaçi dhe një përfaqësues i UÇK-së, duhet ta kenë vendin në Parlament, por duke respektuar procedurën në fuqi.
REXHEP QOSJA këtë akuzë, këtë keqpërdorim me qëllim të caktuar kundër meje, për fjalinë në lidhje me prononcimin në TV të atij qytetari anonim, për vdekjen e Demaçit, e ka shfrytëzuar, duke më cilësuar edhe si ,,trabant i Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës’’. Siç dihet, edhe Rexhep Qosja e ka urrejtur Ibrahim Rugovën dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, i cili gjithashtu është atdhetar i dëshmuar dhe kryeministri më i aftë se çdo ministër që ka pasur Shqipëria gjatë njëqind vjetëve të pavarësisë së saj. Por ambiciet e karrierizmi i shfrenuar i Rexhep Qosjes ka qenë dhe është që të fitojë titullin dhe famën e ,,babait të kombit’’ , kështu që vlerat e dëshmuara kombëtare, siç janë Rugova, Berisha, Kadareja e tjerë, të cilët ai i ka ,,therë në sy’’, sepse ai këtyre nuk mund t’u afrohet as deri në thembër të këmbës nga çdo aspekt. Madje, këtë ia ka thënë vetë populli në votimet parlamentare, kur nuk fitoi asnjë vend në Parlament, bile as sa zotëri Haxhi Mërxha, kandidat dhe deputet i magjupëve! Kam menduar se Qosja është mbushur mend nga përvoja e tij e idhtë e deritashme, për t’iu përmbajtur proverbit popullor ,,Mos i nguc grejzit me krande, se e ngucë të zezën tande!’’ Por unë me këtë rast nuk dëshiroj të polemizoj me Qosjen. Megjithatë mendoj se duhet t’ia kujtoj disa gjëra nga një reagim imi i rastit para shumë vitesh, botuar në ,,Gazeta shqiptare’’ me 9 dhjetor 1997, i cili është edhe sot aktual.
Qosja tash lavdëron qeverinë e Edi Ramës, e cila është si ajo e vitit 1997, kur bandat komuniste shkatërruan Shqipërinë të qeverisë demokratike, me ndihmën e armiqve tanë shekullorë greko-sllavë ortodoksë. Qosja e ka përshëndetur këtë tragjedi kombëtare si ,,revolucion i vonuar!’’. Madje, tash ai i bën thirrje kryeministrit aktual Edi Rama që ta burgosë ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit Qosja dikur i hynte nën sqetull. Por kur e kuptoi Berisha se kush është Qosja, ai ia mbylli derën. Nga reagimi im më 1997, me këtë rast po përsëris vetëm disa fjali.
,,Kjo qeveri e sotme në Tiranë do ta kthejë Shqipërinë në terrin dhe tmerrin e diktaturës së Enver Hoxhës… Për Qosjen kjo është demokraci e vërtetë e jo ajo e Sali Berishës, e Azem Hajdarit, e patriotëve e demokratëve të dëshmuar… Tragjedia e Shqipërisë e vitit 1997 është tragjedi e mbarë kombit shqiptar….Me shkrimet e veta Qosja ka nxitë luftën vëllavrasëse në Shqipëri dhe shkatërrimin e lëvizjes sonë kombëtare në Kosovë….Një analizë objektive e shkrimeve të Rexhep Qosjes, do të tregonte se ai kaherë noton në ujërat antikombëtare, sepse ai mendjemadhësinë, bajraktarizmin, zilinë, karrierizmin, inatin, urrejtjen, shamatën dhe demagogjinë, i ka sëmundje kronike psikopatologjike’’… Kjo qeveri neokomuniste në Shqipëri e vitit 2013, nuk ndryshon nga ajo e bandave komuniste të vitit 1997. Brengos fakti edhe i ndërgjegjes ultë kombëtare e shtetformuese e pjesës më të madhe të elektoratit shqiptar, i cili e solli në pushtet këtë strukturë karrieriste vetëm për pushtet e jo për shtet. Në këtë mënyrë vërtetohet aksioma e njohur ,,Populli e ka atë qeveri të cilën e meriton!’’ Por Shqipëria dhe kombi shqiptar nuk e meriton këtë qeveri antikombëtare. Nga ana tjetër, Qosja dhe majtistët e kuq të tij në Kosovë janë adhurues të saj. Por për ta, sidomos për Qosjen, edhe Janullatosi është i mirëseardhur në Shqipëri, të cilit Qosja me përulje ia ka puthur dorën këtij misionari të greqizimit të shqiptarëve ortodoksë! Qosja u bashkohet çorrave të cilët nuk e shohin tekstin e reagimit tim ndaj shpifjeve të Adem Demaçit kundër Ibrahim Rugovës, ku qëndrojnë fjalët e qarta se një qytetar para kamerave të televizionit ka deklaruar se Adem Demaçi do të bënte më mirë për vetën e tij sikur të kishte vdekur atë ditë kur ka dale nga burgu. Por kritikuesit e mi, me qëllim të pandershëm, në reagimet e tyre, këtë fjali të huajën ma veshin mua. Në realitet ky qytetar ka dashur të thotë se populli paska qenë në iluzione për Ademin sa ka qenë në burg, sepse pas lirimit të tij është kuptuar se ai qenka një njeri tjetër me mendime e veprime të tij aspak kombëtare, por kryekput komuniste, enveriste, staliniste, madje para së gjithash sllavo-serbiste, siç vërtetojnë me qindra njerëz në reagimet e shumta në mjetet elektronike edhe në këto ditët e fundit. Por unë them se gjithkush ka të drejtë të mendojë sipas bindjes dhe interesit të vet, por askush nuk ka të drejtë të veprojë kundër kombit, atdheut e shtetit demokrat të vet. Ata duhet të zbulohen, të demaskohen dhe të dënohen sipas ligjeve në fuqi, pa kurrfarë dallimi. Unë nuk merrem me internet, por me këtë rast disa shokë të mi më kanë sjellë një mori reagime me të cilat përkrahen qëndrimet e mia kundër kritikave të rrejshme, primitive dhe armiqësore të kundërshtarëve të Ibrahim Rugovës. Do të duhej botuar një libër i tërë me ato reagime. Por unë jam skeptik ndaj komunikimit në këtë mënyrë anonime, ku mund të botojë gjithkush gjithçka pa kurrfarë emër e adresë. Në qoftë se thuhet e vërteta, nuk duhet të frikësohet askush për ta shpallur haptas me emër e mbiemër të autorit të saj, madje edhe me numrin e letërnjoftimit. Përndryshe, edhe e vërteta mbetet e zbehtë. Por, nga ana tjetër, është një fjalë e urtë popullore - ,,Nëse disa vetë të thonë se qenke dehur, mbaju për gardh se po rrxohesh!’’ Prandaj gjithmonë duhet pasur parasysh faktin se ,,Rrena i ka kambët e shkurta’’ dhe ,,Ai që rrenë, duhet ta ketë memorjen e fortë’’. Kështu unë nga këto reagime të shumta vetëm po përmend se ato janë katastrofike për Adem Demaçin, i cili, sipas tyre, del se ai paska qenë në burg jo për shqiptarizëm, siç mendonte populli, por për komunizëm, për enverizëm, titizëm, stalinizëm etj. Nga ana tjetër, nga këto reagime shihet se Ademi paska qenë dora e djathtë, bashkëpunëtor i UDB-së (Policia sekrete serbo-jugosllave) dhe paska marrë në qafë shumë shqiptarë të rinj, shokë të tij, duke lajmëruar policinë serbe për veprimet e tyre antishtetërore, antiserbe dhe kombëtare shqiptare. Madje, Adem Demaçi paska deklaruar se më parë kisha pranuar të sakrifikohet djali im se një serb i vetëm. Por të gjitha këto dhe shumë e shumë të tjera, janë dëshmi të huaja e asnjëra e ime. Për të thënë të drejtën, unë dëshiroj që asnjëra dëshmi e tillë të mos jetë e vërtetë. Por, siç e ceka më parë, - Nëse disa vetë të thonë se qenke i dehur, mbaju për gardh!... Megjithatë, unë me këtë rast po botoj vetëm një dëshmi të autorizuar, të argumentuar e të publikuar qysh më parë në librin e Ramadan Hazirit nga Feruzaj:
,,Argument 10. 12. 2013/ 19:08
MERGIM PLAKU: ,,Se Adem Demaçi ka qenë BASHKËPUNËTOR i rangut të lart në UDB-en e ex-Jugosllaviavisë, dhe si i tillë ka marrë në qafë shumë djemë të rinjë, të cilin e kanë pasur edhe për IDOL të mjerin Adem Demaçin. Kohëve të fundit, tërë këtë po e dëshmon edhe Ramadan Haziri nga Ferizaj, i cili ishte bashkëveprimtar i Adem Demaçit, njeriu që ishte edhe vet pjesë e veprimtarive atdhetare në romanin autobiografik me titull ,,IMAZHI I VËLLAIT NË SYTË E MOTRES’’, ku ai sjellë shumë fakte e dëshmi që edhe janë të ditura nga shumica dërmuese e shqiptarëve, por që deri tash askush nuk i ka cekë publikisht, e tani Adem Demaçi, me sjelljet e veta ANTIRUGOVIANE po i provokon të publikohen. Posaçërisht nuk ka dëshmi më shumë se në romanin e Ramadan Hazirit ,,IMAZHI I VËLLAUT NË SYTË E MOTRES.’’ Në faqen 144 të librit në fjalë, autori Ramadan Haziri përshkruan një rast të takimit të Metush Krasniqit, HEROIT të madh e të vërtetë kombëtar, me Adem Demaçin. Ja rrëfimi i Metush Krasniqit për rastin: ,,Me Adem Demaçin biseduam më 1963. Ai më foli për një Organizatë Marksiste Leniniste, ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimësi të NDSH-së (Nacional Demokratike Shqiptare). Ademi më tha se ajo është një organizatë fashiste. Unë e ndjeva vetën keq dhe i thash se nuk doja të punoja për komunizëm. Në ato ditë më morën në hetuesi e më keqtrajtuan sa s’bëhet, duke më kërkuar ti informoja për Organizatën e NDSH-së. Na thuaj me kë e ke formuar Organizatën. Pse nuk jau paska thënë ky (Ademi) se me kë e kisha formuar Organizatën, derisa paska ditur për formimin e saj.’’
“Dhe Metush Krasniqi, pasi ishte i dërmuar për vdekje, UDB-a me 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe me 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm, duke mos pasur shërim, ndërroi jetë. Pra, baca Metush, edhe pse ka qenë vetëm 8 vite më i vjetër se Adem Demaçi, ka vdekur para 27 viteve. Pra ky libër i zotëri Hazirit dëshmon se Demaçi as një FLAKARESH nuk e ka marrë nga ndonjë guardian i burgut… Pastaj ndeja e tij në burg është një dëshmi e gjallë se Adem Demaçi ka qenë BASHKËPUNËTOR PËRFID I UDB-së. Por mua më kujtohet edhe një intervistë në një nga, TV tona, ku ai pohon se për 28 vite burgje kurrë nuk është keqtrajtuar. Qëndrimi i tij në Prishtinë gjatë bombardimeve, i mbrojtur nga policia serbe, e cila e ka ditur mirë se ai është zëdhënës i UÇK-së është argument i fortë! Edhe kjo do me thënë shumë për të! Nga ky zemër e shpirt PRISHUR E I SHITUR, nuk mund të pritet më shumë se URREJTJE DHE URREJTJE edhe për së vdekuri ndaj SHËNJTIT PROF. DR. IBRAHIM RUGOVA.’’
Baba: 10. 12. 2013/19:06
,,Valla magar je Adem Demaçi! Le xhelozinë se krejt bota e din se Rugova e ka fitue pavarësinë, more shka i shkines!’’
Ka ,,dovë’’ edhe më të forta në këto reagime, por këtë të fundit e regjistrova si ,,yrrnek’’ të shprehjeve jo të përshtatshme për diskutim publik.
Në fund duhet të them se duke mbrojtur dinjitetin e merituar të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova nga sulmet e Adem Demaçin, unë desha të nxjerrë vetëm një kashtë, por ato dolën më shumë se gjashtë! Prandaj them se Adem Demaçi, por jo vetëm ai, duhet t’i përmbahet këshillit të mirë me mend e me vend - ,,Mos u bën çka s’je, e mos shit çka s’ke!
Në këto reagime ka edhe përkrahje ndaj Adem Demaçit, duke e quajtur hero, atdhetar, martir, mendtar dhe epitete të ngjashme pozitive. Por ka shumë më shumë çmime negative për të, akuza të ndryshme, poshtërime, fyerje, sharje etj., të cilat nuk tregojnë asgjë dhe ,,nuk i ha pazari’’. Prononcime të tilla ka edhe ndaj meje. Këtu po shënoi vetëm disa, si p.sh. unë paskam qenë një nga nënshkruesit e rezolutës së Prizrenit më 1945 për bashkimin e Kosovës me Serbinë, bile paskam kundërshtuar propozimin e Kardelit e të Bakariqit për Kosovën Republikë, duke kërkuar unë vetëm Kosovën Krahinë të saj, paskam qenë dhe ,,gjykatës porotnik’’ në gjyqe të asaj kohe etj. Por të gjitha janë vetëm insinuatë e rrenë të thata. Emrin tim e të gjithkujt mund ta shkruaj gjithkush kudo, në çdo letër, por autorësia dëshmohet vetëm me firmosjen origjinale dhe me dëshmitarë. Nënshkrimi im nuk është në asnjë akt ku unë nuk e kam vendin. Bashkëpunëtorët e UDB-së kanë bërë mallverzime e falsifikime të ndryshme për t’i njolloshur ata intelektualë shqiptarë të cilët gëzojnë përkrahjen dhe simpatinë e popullit. Kështu mund ta kenë shkruar edhe emrin tim ata shërbëtorë të armikut tone që s’kanë emër as fytyrë të vetën. Këta njerëz më akuzojnë si serbofil sepse kam qenë i martuar si student me një kolege serbe, kur në atë kohë nuk ka pasur asnjë vajzë shqiptare në asnjë fakultet të Beogradit (në Kosovë deri me 1960 nuk ka pasur fakultete). Mandej më akuzojnë si antishqipar dhe përkrahës i Rankoviqit, megjithëse unë që nga viti 1946 gjithmonë kam qenë në thumb të policisë serbe, për qëndrimet dhe shkrimet e mia në favor të popullit shqiptar në Jugosllavi dhe më gjerë. Ka edhe shumë akuza, insinuate, gënjeshtra, sharje etj, në këto reagime. Por unë do të përgjigjem shkurtimisht vetëm edhe dy tre autorëve të këtyre shkarravinave sa për hir të vërtetës dhe informim publik, megjithëse njerëzit e tillë janë të gjithë spiunë të Serbisë, njerëz pa moral dhe pa kurrfarë vlere njerëzore, sa që nuk vlenë të merret kush me ta. Si të tillë i kam demaskuar dy vetë – Kolë Krasniqin e Nikë Gjeloshin në librin tim ,,Kujtime e përjetime – Shënime biografike’’, (Prishtinë, 2013, faqe 500). Këta dy spiunë të Serbisë para disa vite kanë bërë një fushatë të gjatë kundër meje në shtypin majtist në Prishtinë, sigurisht me kërkesën e UDB-së, por edhe nga xhelozia, urrejtja, karrierizmi dhe interesi personal i tyre. Ato shkarravina të tyre tash i kanë përsëritur në valët e internetit, të plotësuara edhe me ndonjë ,,ngjarje të re’’. Me këtë rast po ribotoj nga ky libër dy shënime të shkurtra në lidhje me këta dy spiuna të mjerë, për të treguar kush janë këta tipa e jo kush jam unë.
KOLË KRASNIIQI–SPIUN I SERBISË, POR DEKAN I FAKULTETIT ,,FAMA’’ NË PRISHTINË DHE I FAKULTETIT JURIDIK NË PEJË!....
Kolë Krasniqi, i biri i Mark Prendit nga fshati Gllaviçicë (Pejë) është njeri tepër dhelpërak, di të paraqitet si njeri i shenjtë ,,evlia’’, atdhetar, përparimtar, shkencëtar, dijetar etj. Por në realitet ai është një njeri tepër negative, pa fijën e moralit. Atë e kam njohur vetëm kur ka qenë student në Prishtinë. Ai ka shkuar të punojë në Vjenë ku është paraqitur si ,,Djalë i imi i adoptuar, meqenëse profesori ka vetëm një vajzë e nuk ka djalë.’’ Kështu ka fituar besimin e respektimin tek punëtorët tanë në Austri. Tregojnë ata se ju ka marrë tëholla të mira duke iu premtuar punë, banesë, letra zyrtare të qëndrimit etj. Kur mora vesh çka ka bërë kjo ,,dhelpër bishtdjegur’’, unë e demantova para punëtorëve shqiptarë në klubin e tyre në Vjenë. Atyre u erdhi mirë që Kolë Krasniqin nuk e kam asgjë. Pastaj ky matrapaz ka shkruar një letër prej nja 10 faqesh përplot gënjeshtra, trillime, fyerje të rënda e urrejtje fund e krye kundër meje e familjes ime të ngushtë, që mund t’i bënte vetëm një psikopat siç është ai vetë. Para luftës së fundit në Kosovë (1998) serbët e katundit kanë bërë roje të armatosur çdo natë kundër aktivistëve politikë shqiptarë. Në ato ditë qe vrarë një djalë i tillë nga fshati Leshan afër Gllaviçicës. Kola ka shkuar te fqinji i tij Millovan Mikiq, i cili ka qenë kryetar i serbëve të fshatit, dhe ka kërkuar nga ai pushkën për të dalë bashkë me serbët natën në roje kundër shqiptarëve, pra për të vrarë rininë shqiptare. Babai i tij, Mark Prendi, ka shkuar gjatë luftës po te ky Millovan Mikiqi dhe ka kërkuar nga ai që ,,Të ia mbrojë familjen nga ushtarët e paramilitarët serbë dhe ai do të bënte gjithçka t’i thonte Millovani!’’. Pra, si djali spiun, ashtu edhe babai i tij spiun i serbëve!
Para kësaj lufte, Kola ka shkruar një parullë në pëlhurë – Kosova Republikë dhe për këtë policia e ka burgosu nja 2-3 javë në Pejë, megjithëse për një vepër të tillë të tjerët vuanin 2-3 vjet burg. Por pasi e mëson zanatin e spiunit, atë e lirojnë që të veprojë…
Pas lufte, para një kohe, një koleg i imi nga fakulteti, e takon në Vjenë Kolë spiunin. Në bisedë e sipër, Kola lavdërohet se punon në polici. Pra, spiun në Kosovë e spiun në Austri, gjithkund kundër shqiptarëve. Në shërbim të Millovanit dhe në shërbim të Johanit!... Por, me dhelpërinë e tij, Kola arriti të bëhet profesor dhe dekan në Fakultetin privat ,,Fama’’ në Prishtinë, pastaj dekan edhe në Fakultetin Juridik privat në Pejë. Në lidhje me këtë rast, disa azilantë tanë në Austri më dërguan një letër kundër Kolës me lutje që ta korrigjoja gjuhësisht dhe t’ia përcjellë Rektoratit të Universitetit në Prishtinë. Unë e korrigjova atë letër dhe ia shtova se Kolë Krasniqi është i njohur publikisht e i deklaruar si spiun i Serbisë, por kjo nuk u morë parasysh. Më vonë, në një takim të rastit, rektori i atëhershëm më tha se i vjen keq që më kanë mbetur borxh për atë letër. Unë i thash se mua nuk më keni kurrfarë borxhi, por rinisë shkollore, autoritetit të Universitetit, arsimit kosovar dhe Kosovës në përgjithësi. Tash Kola bredh nëpër Pejë e Prishtinë edhe si avokat ku ka kushte më të mira të ushtrojë zanatin e tij të gënjeshtarit dhe të spiunazhit për interesin e kujtdo qoftë. Fshatarët tregojnë se Kola është mysafir i shpeshtë në Serbi, gjoja për të bërë dallavere me shitblerjen e pronave serbe në Kosovë, por misioni i tij i vërtetë duhet të jetë i natyrës së tjetër. Ai tash shkon në Serbi për të marrë direktiva nga policia e Serbisë. Por kjo duket se nuk e intereson asnjë përgjegjës zyrtar të Kosovës, as në qeveri, as në polici, kurse në fakultete private ai është i mirëseardhur në Prishtinë në fakultetin ,,Fama’’, e në Pejë në Fakultetin juridik, madje si profesor dhe dekan i tyre! Por tash bile studentët le ta dinë kënd e kanë edukator!
Kola në imagjinatën e tij psikopate sa më bën prift, sa komunist. Madje shkruan se unë si “komisar i brigadës partizane’’ paskam vrarë e kthjellë duke likuiduar edhe shokun tim të ngushtë Gjon Serreqi, Marije Shllakun, Keq Pjetrin, Ndue Përlleshin, Shaban Polluzhen, madje të gjithë njerëz kombëtarë, të cilët unë i kam dashur e respektuar. Madje unë më 1946 kam qenë si gazetar në një seancë të gjykimit Marije Shllakut në Prizren dhe kam shkruar për gazetën tekstualisht fjalët e mbrojtjes dhe qëndrimi i saj heroik. Përgjegjësi për shtyp ka qenë komunisti dhe autoriteti i njohur Predrag Ajtiqi, i cili më akuzoi rëndë për shkrimin tim në atë mënyrë ,,armiqësore kundër Jugosllavisë komuniste partizane’’. Si dënim më dërguan 6 muaj ushtar, madje kundër ligjit i cili lironte nga shërbimi ushtarak të gjithë ata që kishin marrë pjesë në luftën antifashiste. Përveç kësaj më fshinë nga lista e kandidatëve për vazhdimin e studimeve në Universitetin e Beogradit me bursën e Kosovës. Unë kam qenë i vetmi student nga Kosova që nuk kam pasur burse. Por megjithatë mbeta gjallë dhe studimet i kreva me sukses. Gjon Serreqin e kam pasur shok të dashur gjatë 8 viteve në konvikt dhe në gjimnaz. Madje, unë dhe ai kemi shpërndarë më 1937 në Pejë e në Ferizaj një vjershë time me të cilën ftohej rinia shqiptare në luftë kundër okupatorit serbo-jugosllav. Bile së bashku kemi formuar Partinë Kombëtare Zogiste, kuptohet, vetëm me dy anëtarë, nxënës të gjimnazit të Prizrenit – Gjoni dhe unë! Kurrë nuk kemi pasur asnjë fjalë të keqe mes vete. Tash Kolë-spiuni psikopat shkruan biografinë time sipas porosisë policisë serbe: sa më bën prift, sa komunist, sa fashist me bursë të Musolinit e jo të shkrimtarit të njohur prof. Ernest Koliqit, sa komisar i brigadës partizane, sa kriminel që kam djegur në furrë për së gjalli njerëz kombëtarë të arratisur në male etj. etj., kurse unë kam qenë mik me Prof. Ymer Berishën qysh nga viti 1941, i cili ka qenë epror dhe organizator i rezistencës antikomuniste në Kosovë.
Ky Kolë Krasniqi, spiun psikopat, e ka vendin në çmendoren e Shtimjes, dhe si spiun i shumëfishtë i rrezikshëm, në burgun e Dubravës. Edhe një shembull i trurit të deformuar të Kolë spiunit: Ai shkruan se Keq Pjetri, si kryetar i ballistëve, më paska zënë mua me tre serbë të maskuar si shqiptarë me tirq e xhamedan, na paska lidhur Keqi, na ka zhveshur lakuriq dhe na paska përzënë nga katundi… Kjo ëndërr e pakuptim, por fantastike e tij, është për ndonjë antologji të krijimtarisë mendore të njerëzve të çmendur, siç është Kolë spiuni. Prandaj unë si ,,komisar i brigadës partizane’’ e paskam djegur Keqin për së gjalli në furrë të drujve’’. Me familjen e Keq Pjetrit kemi pasur kumbari dhe asnjë problem mes nesh. Do të shkonte tepër gjatë për të komentuar shpifjet monstruoze për historiatin e familjes ime nga ky psikopat, i cili vuan nga kompleksi i vegjëlisë tij, i mungesës së autoritetit në shoqëri dhe nga injorimit i rrethit tij familjar e shoqëror, i cili e njeh çfarë malli është. Për të luftuar këtë kompleks, ai kishte ftuar para një kohe një gjeneral të njohur në shtëpinë e tij në katund, për të parë fshatarët se kush e viziton këtë spiun të shkretë. Këtë gjeneral e takova rastësisht dhe ai më tregoi se ka pi kafe në katundin tim te Kolë Krasniqi. Por unë i tregova se mikpritësi i tij është spiun i Serbisë. Kuptohet se ai nuk kishte dëgjuar për këtë fakt, as për qëllimin e Kolës.
Për çudi, askush nga familja e tij nuk është distancuar nga poshtërsitë e këtij spiuni psikopat. Prandaj unë kam qenë i detyruar të distancohem nga ai dhe nga i gjithë rrethi i tij familjar. Këtë letër shumë të gjatë Kolë-dhelpëra nuk e ka nënshkruar me emrin e vet. por me ,,Të gjithë banorët e fshatit’’. Një herë tjetër e ka nënshkruar matrapazi i njohur Dedë Hajdari në vend të tij. Poshtërsitë e Kolë spiunit nuk kanë fund!
NIKË GJELOSHI – SPIUN I UDB-së SERBE QYSH SI NXËNËS NË GJIMNAZIN E PEJËS
Nikë Gjeloshi (edhe ky spiun i UDB-së qysh si nxënës në gjimnazin e Pejës, kurse tash jeton në Zvicër) përsëri tash në internet gënjeshtrat e botuara më parë në shtypin majtist, dhe në një libër poçavër të vetin kundër meje, duke shtuar edhe disa trillime të imagjinatës së tyre të sëmundur. Policia serbe këta dy spiunë i ka angazhuar kundër meje, sepse mendon që gënjeshtrat e tyre kanë më shumë efekt me qenë se jemi të një feje dhe të një fisi. Por kjo nuk pi ujë fare, është përpjekje pa kurrfarë efekti as personal, as publik.
Nikë Gjeloshi paska stazh të gjatë si spiun i policisë së Pejës, Ai ka pasur për detyrë të spiunojë nxënësit dhe profesorët e gjimnazit. Madje, paska qenë aq arrogant dhe i poshtër nga çdo aspekt, sa që tri here e kanë përjashtuar nga gjimnazi, por kanë qenë të detyruar ta pranojnë përsëri me urdhërin e UDB-së, për arsye se ,,është njeri ynë’’ , thonin këta pushtetarë të policisë. Madje edhe vet Nika lëvdohej se ,,Të gjithë po më thonë Udbash, por për atë shërbim nevojiten njerëz të aftë, inteligjent!” Por ata që e njohin këtë tip, thonë se ai nuk është normal, është karrierist i shfrenuar dhe psikopat i sëmundur. I tillë si spiun ka qenë dhe është gjithmonë, thotë një koleg i tij. Nika ka ardhur njëherë në banesën time dhe më ka vjedhur zarfin me arkivin privat, sepse me këtë qëllim e kishte dërguar policia. Por aty kanë qenë vetëm disa letra private. Nika u zbulua si hajn i poshtër kur në shtyp dhe në librin e tij më akuzoi si serbofil duke cituar një letër të një kolegut tim student nga Novi Sadi, e cila në realitet nuk kishte kurrfarë përmbajtje kundër shtetit as partisë komuniste. Por Nika i jepte ngjyrën politike në dëmin tim, duke menduar se ka zbuluar Amerikën. Në realitet ai e zbuloi vetën si njeri të poshtër. Edhe Nika i përtypë tash në internet ato akuza si Kolë spiuni, por të gjitha ato gënjeshtra i mori uji i turbullt, kështu që mbeti vetëm faqja e zezë e këtyre spiunëve të poshtër, në shërbim të armikut të popullit shqiptar.
Mërgimtarët tanë në Zvicër thonë se Nikë Gjeloshi paraqitej rrejshëm si ministër në diasporë, duke keqpërdorur dhe ndihmat e 3% të punëtorëve tanë për Kosovën. Në Prishtinë më vonë ka vjedhur edhe paratë e Parlamentit të cilat janë dhënë për Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Unë atë nuk e kam njohur mirë, sepse nuk kam pasur punë as kontakte me të. Ata që e njohin thonë se Nika ka qenë gjithmonë spiun i UDB-së dhe i tillë ka mbetur deri tash në pleqëri! Por, shtypi në këto ditë shkruan se në Kosovë janë 700 spiunë të Serbisë, madje në arsim, në Parlament dhe në polici. Kështu që edhe këta 2-3 spiunë që po i përmend, janë në këtë mori të tradhtarëve të shitur te armiku shekullor i popullit shqiptar.
XHEVDET SHALA, drejtor ekzekutiv i Këshillit për të drejta e liritë e njeriut në Kosovë, shoku i Adem Demaçit, me të cilin ka qenë në burg, u bashkohet spiunëve Nikë Gjeloshi e Kolë Krasniqi, duke më akuzuar për përkrahjen time Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin ai përpiqet ta njollosë edhe me këtë rast Ai më akuzon sidomos për “firmosjen time’’ të Vendimit të Kuvendit të Prizrenit më 1945 për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Edhe para disa vitesh Shala më ka akuzuar për këtë gënjeshtër të tij. Edhe atëherë në titullin e reagimit tim në gazetë kam shkruar se kurrë nuk kam qenë as porotnik i gjyqit, as anëtar i Kuvendit të Kosovës, as pjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit më 1945, për të cilin kam marrë vesh vetëm nga gazeta dhe radio. Nuk dua të polemizojë me këtë qëllimkeq të njohur, për të cilin thuhet se është gjysmënjeri, por edhe me këtë rast po i botoj emrat e delegatëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në atë Kuvend të vitit 1945 në Prizren.
Këta emra janë botuar në një revistë shkencore e jo në ndonjë bllok të rrenave të policisë dhe të spiunëve të saj. Në Kuvendin e Prizrenit me 10 korrik 1945, ku këshilltarët (deputetët) e Kuvendit Krahinor të Kosovës kanë vendosur për aneksimin e Kosovës me Serbinë Federale, kanë qenë këta këshilltarë shqiptarë: ,,Mehmet Hoxha, Zekeria Rexha, Ismet Gjinali, Ismet Shaqiri, Xhevat Sojeva, Ymer Pula, Enver Zurnaxhija, Shaban Kajtazi, Ferid Perolli, Xhavit Nimani, Reshat Isa, Haxhi Vokshi, Adem Gashi, Fadil Hoxha, Smajo Jusufi, Hivzi Sulejmani, Alush Gashi, Sahit Zatriqi, Alush Zariqi, Ali Shukrija, Elhami Nimani, Tahir Ibrani, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Asllan Fazlija, Abdurahman Zhuri, Rexhep Xhiha, Gjylshane Pula, Kolë Shiroka, Bajram Abdyli, Shefqet Muslija dhe Bije Vokshi.’’ (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrjedhat, revistë e pavarur, shkencore. arti dhe kulture, nr.1, faqe 14, Prishtinë, 1990). Këtë listë e ka lexuar edhe Behxhet Shala sepse disa here është botuar në mjetet të informimit. Kjo listë mund të mbushet me sa emra të duash, të njerëzve të cilët nuk kanë qenë fare në atë Kuvend, siç ka bërë profesori i historisë Dr Hakif Bajrami, me emrin tim, me porosinë e Dushan Mugoshës, ose të ndonjë udbashi tjetër, të cilëve me zellë e përvujtëri ua ka shkruar biografitë e tyre me plot lëvdata ,,të merituara e të uzurpuara.’’
Më në fund, edhe sikur të kisha qenë unë, ose kushdo tjetër si unë, në atë Kuvend të Prizrenit, çka kisha mundur të bëja më shumë se ç’kanë bërë të gjithë ata të tjerët që ishin në poste të larta të pushtetit e të Partisë komuniste, kurse unë s’isha as anëtar i saj! Prandaj njollat e zeza, balta të cilën kritikuesit e mi përpiqen të ma hedhin mua, ajo është vetëm bumerang për ta, sepse ajo baltë e njollos vetëm fytyrën e tyre edhe ashtu të ndytë, ata tregohen kush janë vetë, e jo kush jam unë. Mirë tha Xh. Shala – “Le ta thonë lexuesit fjalën e tyre”!
Intelektualët shqiptarë, sidomos kosovarët, do të bënin më mirë të merren me problemin e konsolidimit të Republikës brisht të Kosovës, e cila çdo ditë po bie më shumë në zgjedhën e okupatorit serb, me enklava, me privilegje astronomike të minoritetit serb, të infiltrimit të politikës ekspansioniste të Beogradit në Kosovë, të shitjes të turpshme të Veriu të Kosovës okupatorit serb etj., se të merren me konferenca të ndryshme të kohërave të kaluara, të cilat i kanë marrë ujërat e turbullt të Drinit të Bardhë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi i përgjigjet Florin Krasniqit
» Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit
» Blerim Latifi i përgjigjet Jakup Krasniqit: Mos shit patriotizëm
» DILA GECAJ- MARK KRASNIQIT
» Festohet ditëlindja e Mark Krasniqit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi