Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qosja propozoi për akademik Titon e Sinan Hasanin

Shko poshtë

Qosja propozoi për akademik Titon e Sinan Hasanin Empty Qosja propozoi për akademik Titon e Sinan Hasanin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 07, 2014 11:31 pm

Qosja propozoi për akademik Titon e Sinan Hasanin

Qosja propozoi për akademik Titon e Sinan Hasanin Largea_rexhep_qosja1391777385
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka reaguar pas debatit në Parlament për mënyrën e marrjes së titullit akademik nga Sinan Hasani e Josip Broz Tito. Sipas Akademisë, ish-udhëheqësi Jugosllav Tito dhe Sinan Hasani janë bërë akademik me propozim dhe votim të Rexhep Qosjes.

Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës:
Lidhur me disa zëra akuzues, që u dëgjuan në adresë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në debatin për UP-në në Kuvendin e Kosovës më 6.02.2014, Shërbimi profesional i ASHAK-ut jep këtë sqarim për opinion:
1.Nga dokumentacioni që posedon, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës thotë se është e vërtetë se Sinan Hasani dhe Josip Broz Tito janë zgjedhur anëtarë të ASHAK-ut.
2. Sinan Hasani është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë në vitin 1983 (i rregullt më 1986), me vizën që i ka dhënë atëherë Seksioni i Gjuhës, i Letërsisë dhe i Arteve, me propozimin dhe votimin e Rexhep Qosjes, së bashku me anëtarët e tjerë (Esad Mekuli, Vukashin Filipoviq, Idriz Ajeti dhe Muslim Mulliqi), dhe votimin në Kuvendin e Akademisë;
3. Josip Broz Tito është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë më 26. 12. 1979 unanimisht, me aklamacion, madje në mbledhje që është mbajtur në Institutin Albanologjik (drejtor Rexhep Qosja), e ku merrnim pjesë edhe politikanët: Xh. Nimani, M. Bakalli, D. Ristić, M. Zvicer, B. Oruçi, M. Plakiqi, M. Mustafa. Para kësaj, në vitin 1975, Tito është shpallur doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.
4. Rrahman Morina nuk është zgjedhur kurrë anëtar i Akademisë dhe nga dokumentacioni shihet se as që ka pasur ndonjëherë propozim për të.
ASHAK thekson se me presion ose pa të, Sinan Hasani dhe Josip Broz Tito janë zgjedhur anëtarë të ASHAK-ut në rrethana të caktuara të kohës, sikundër që Tito është shpallur doctor honoris causa në Universitetin e Prishtinës. Kjo ka ndodhur dhe ndodhia nuk mund të anulohet, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi