Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK- AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS Empty IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK- AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 08, 2014 1:51 pm

AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS
 
IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS GetInline.aspx?messageid=9f7168d7-9032-11e3-858b-001e0bcbb1e8&attindex=0&cp=-1&attdepth=0&imgsrc=cid%3ainlineImage0&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.211.24

                      Kryesia e Aktivit të LDK-së në Starnberg


SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

     22 vjet më parë, mërgimtarët shqiptarë do të mblidheshin në Kuating të Bavarisë, për të formuar Aktivin e LDK-së për Starnberg me rrethinë. Dhe, atëbotë, askush nuk mund ta parashikonte se pas dy dekadave ai do ta meritojë pagëzimin "Aktivi i Ibrahim Rugovës".



     Ta meritosh një emërtesë të tillë, padyshim, duhej një angazhim i veçantë, një punë kolegjiale e sistematike, një bindje e pamëdyshje tek themeluesi i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova. Është i vetmi Aktiv në Mërgatë dhe në Kosovë, i cili, përtej dy dekadave radhazi ka respektuar zgjedhjet demokratike, mbledhjet e rregullta, pagesën e anëtarësisë dhe gjithçka tjetër, që sugjeroi kryetari Rugova qysh në themelimin e partisë, LDK-së.   
     Aktivi i Starnbergut filloi së mbari aktivitetin partiak. Ai krijoi traditë dhe kulturë demokratike. Kryetari i parë, pas zgjedhjeve të dyta, do t`ia dorëzonte timonin drejtues kryetarit pasues, Fazli Gashit, i cili, për punën e shkëlqyer shumëvjeçare në drejtim të Aktivit, në fund të mandatit të dytë, do të shpërblehej  me titullin - kryetar Nderi i Aktivit - , për ta vazhduar punën edhe më tej.



     Organizimit fillestar të Aktivit, kryesia, në vijimësi, nuk i ka hequr asnjë nen, asnjë presje. Sugjerimet, ndoshta, mirëdashëse, të veprimtarëve tjerë të Nëndegës të LDK-së të Bavarisë, se Aktivi i Starnbergut mund të shëndrrohet në Shoqatë, Kryesia e Aktivit i ka refuzuar prerazi. Llapjani Gani Batatina, kryetar, i mbështetur nga drenicasi Musa Hamëza, nënkryetar, Ibrahim Potoku, sekretar, Afrim Mulaj arkatar, Fazli Gashi, kryetar Nderi i Aktivit, Daut Pepaj e Hajzer Gashi, delegatë të kryesisë; pastaj anëtarët e kryesisë: Sadedin Dushi, Ramadan Shema, Adem Lushaku, Shpend Shema, Bashkim Shala me shokë, janë të një mendjeje se "Aktivi i Starnbergut nuk i shmangët betimit në ditën e themelimit, për të frymuar si Aktiv rugovian". Dhe, fjalën e kanë mbajtur, madje, pa asnjë hamendje.



     Kryetari i suksesshëm shumëvjeçarë, Fazli Gashi, tashmë, i shpallur kryetar Nderi i Aktivi, ka kryer ritin e - haxhillëkut - . "Tani mund të mos jem shumë aktiv në parti", - u kishte thënë shokëve të kryesisë. Por, përgjigja e shokëve kishte qenë e prerë: "Haxhillëku nuk pengon në politik, sepse në krye të disa shteteve muslimane janë pikërisht mullahët. Nuk të kemi dekoruar për të të pensionuar, por për të nderuar. Prandaj, do ta vazhdojmë punën në Aktiv së bashku". Dhe, ashtu ndodhi. Haxhi Fazli Gashi vazhdon të jetë pjesë e veprimtarive që organizon Aktivi zëmirë i Starnbergut.



     Veprimtaria e këtij Aktivi ka qenë dhe mbetret shumëdimensionale. Organizimi partiak, me disiplinën që kërkon, ka lehtësuar në shtrirjen e kryesisë dhe të anëtarësisë për aktivitete të tjera, si: begatimi i fondit të Kosovës; ndihmat humanitare; aksionet e ndryshme materiale; organizimi dhe kremtimi i festave kombëtare; akademi përkujtimore; promovim librash; pritje të delegacioneve nga Atdheu dhe të tjera.





          FATMIR SEJDIU NË AKTIVIN E STARNBERGUT





 
IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS GetInline.aspx?messageid=9f7168d7-9032-11e3-858b-001e0bcbb1e8&attindex=3&cp=-1&attdepth=3&imgsrc=cid%3ainlineImage3&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.211.24
Përvjetori i themelimit të Degës të LDK-së në Gjermani, festimi në Starnberg


     Mërgata numerike e shqiptarëve të Kosovës ka qenë dhe mbetet me LDK-në e Ibrahim Rugovës. Për pasuesit e Tij, pra, për kryesuesit e LDK-së, vazhdon të këtë rezerva dhe vërejtje serioze, sepse zhgënjyen anëtarësinë në shumëçka. 



     Anëtarësia e LDK-së prej vitesh është braktisur e harruar nga Kryesia Qendrore, nga Prishtina. Arsyeja është se Mërgata nuk financon më LDK-në Qendër, si dikur dhe nuk arrin të votojë, andaj edhe shpërfillet nga shefat e LDK-së. Anëtarësia dhe simpatizantët e LDK-së në Mërgatë, nuk e shohin të arsyeshme ta humbasin punën ose të shpenzojnë për votën e tyre, ndërkohë që LDK-ja Qendër nuk i vjelë as votat e mundshme brenda Kosovës! Ajo shpërfillë anëtarësinë dhe simpatizantët në vite dhe kërkon votën e tyre në fushatën zgjedhore!


    Edhepse fajësia e madhe u takonte shefave të LDK-së për ndarjen e partisë, ata nuk bënin asnjë hap për ta bashkuar atë, elektoratin rugovian. Sllogani sa marroq, aq edhe idiotesk se "dyert e LDK-së janë të hapura për të gjithë", - vazhdoi me vite. Kur një zëdhënësit të LDK-së i plasi zemra ngy ky sllogan bajat dhe tha se "unë mendoj pak më ndryshe dhe duhet një qasje tjetër, për begatimin dhe shumëzimin e LDK-së, atë e larguan nga detyra e zëdhënësit! Edhe atëherë kur kryetari i ri premtoi, madje publikisht, se do ta bashkonte partinë, jo vetëm që nuk e bashkoi, por, pasoi edhe një ndarje tjetër, sepse kompromisi, brenda kryesisë, pamundësonte bërjen e reformave dhe bashkimin e LDD-së me LDK-në. Dhe, për këtë kompromis fatal për LDK-në, përveç kryetarit Isa Mustafa, pjesë të fajësisë janë edhe kryesia e shkuar dhe e tanishme.


     Ish-Presidenti, ish-kryetari dhe kryetar Nderi i LDK-së, Fatmir Sejdiu, vendosi ta testojë anëtarësinë e LDK në Mërgatë, përkatësisht, në Gjermani. Shrytëzoi, mrekullisht mirë, 23 vjetorin e themelimit të Degës të LDK-së në shtetin gjerman. Përzgjedhja e Aktivit të LDK-së të Starbergut, për shënimin e këtij aktiviteti domëthënës, një qytezë e vogël e Bavarisë së madhe, nuk ishte rastësi. Përkundrazi, ishte tejet simbolike. Vërtet, ishte një gjetje e duhur, madje edhe e qëllimshme, sepse ky Aktiv ruan me fanatizëm të  gjithë organizimin fillestar rugovian.



     Për Aktivin e LDK-së të Starnbergut ose Aktivi i Ibrahim Rugovës, është shkruar tre vjet më parë, në mediat e Mërgatës dhe të Kosovës. Është një aktiv unik, i veçantë, që ka ruajtur organizimin burimor rugovian. Kohë më parë, kryetari aktual i LDK-së kishte deklaruar se "do ta krijojmë ose bëjmë një LDK-e të re"! Këtë ia kujtoi këto ditë kryetari i Nderit, Sejdiu, duke e akuzuar kryetarin e ri se deklarimi nuk është bërë rastësisht. Pra, sipas tij, devijimi, largimi i partisë nga frymimi rugovian është i paramenduar.


Fatmir Sejdiu përshkoi Gjermaninë dhe u ndal në Starnberg, pikërisht, aty ku fryma rugoviane ishte ruajtur me fanatizëm të madh. Ai ishte në shoqërim të Hafiz Gagicës, kryetarit themelues të Degës të LDK-së në Gjermani. Aty kishin ardhur edhe Kryesia e Degës të LDK-së për Gjermani, duke përshkuar qindra kilometra rrugë. Vet kryetari i Degës, Qazim Bajgoraliu, kishte bërë 800 kilimetra rrugë njëdrejtimëshe. E pranishme ishte edhe Kryesia e Nëndegës të LDK-së për Bavari, me kryetar Mehmet Zymerin si dhe anëtarësia e kësaj Nëndege.


     Organizatorë të shënimit të përvjetorit të 23-të të themelimit të LDK-së në Gjermani ishin: Dega e LDK-së për Gjermani, Nëndega e LDK-së për Bavari dhe Aktivi nikoqir, pritës, i Starnbergut, me kryetar Gani Batatina. Realisht, Aktivi në fjalë përballoi pjesën më të madhe të organizimit. Kryetari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, ishte i përkorë, i matur dhe fjala e tij u përshkua fillim e mbarim nga një frymë pajtuese. Kur njëri nga aktivistët provoi ta hapë temen e rivalitetit për kreun e LDK-së, zoti Sejdiu është dëgjuar të këtë thënë: "Mos na prishni këtë ndejë të mirë". Kryetari i Nderit i LDK-së, në tribunën e kremtimit të përvjetorit themelues të Degës, bëri edhe një hap të mençur, duke pajtuar kryetarin e parë themelues të LDK-së në Gjermani, Gagica, me kryetarin aktual të Degës, Bajgoraliun. Për nder të mysafirit të lartë nga Kosova dhe të veprimtarëve tjerë të Degës të LDK-së në Gjermani, organizatorët shtruan një darkë festive.







                 Sakrificat për  Flamur e bëjnë emocionale festën



     Çfarëdo organizimi masiv në Mërgatë, e ka koston e vet. Shënimi  i një date historike, i një manifestimi kulturor e muzikor, doemos kërkon një shpenzim. Dhe, kur përgjatë vitit bëhen disa organizime, kuptohet se është barrë që përballohet nga organizatori. Salla, muzika duhen. Dhe, çuditërisht, Kryesia e këtij Aktivi e merr përsipër ta përballojë me forcat vetanake, duke mos pranuar hyrjen kundrejt një pagese, qoftë edhe simbolike. Dhe, kur i pyesim pse? Kryetari Gani Batatina përgjigjet se "mërgimtarët i gëzojnë festat me familje dhe nuk duam që dikush nga bashkëkombasit tanë të hezitojë, ngurrojë të festojë me ne, për arsye të shpenzimeve, pagesës të biletës hyrëse, ndërkohë që shumë syrësh bëjnë disa dhjetra kilometra rrugë, deri ke salla festive.



     Ky rit u aplikua, zbatua edhe për kremtimin e ditës të Flamurit kombëtar dhe përvjetorit të 101-të të pavarësisë të Shqipërisë. Salla sportive gumëzhinte nga zëra fëmijësh, të cilët shoqëronin prindërit e tyre në këtë manifestim. Tej 100 kilometra kishte udhëtuar 85 vjeçari, bacë Nikollë Skeli me shokë. Ai është dukagjinas, është burrë i konakut, i odave dhe i traditës. Andaj, respekton bashkëveprimtarët e tij, brenda dhe jashtë Republikës - shtet të Bavarisë. Por, baca Nikollë respektohet fort nga komuniteti shqiptarë në Mërgatë. Ai pret e përcjellë mërgimtarët për Krishtlindje, ashtu siç i uron edhe ata për festën e Bajramit. Veterani i LDK-së, Mehmet Koka, u ndodh në Suharekë, por nuk harroi ta urojë bacën Nikollë, që andej, përmes telefonit. Në Restorantin e tij me djemë, për dy dekada radhazi, kanë pritur e përcjellur shumë personalitete të etnikumit shqiptar, duke i përballuar edhe shpenzimet e pritjes.



     Moderatori Hajzer Gashi bëri hapjen e festës të madhe: "Të nderuar bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër, ju përshëndes me përzemërsi dhe ju uroj - gëzuar festën e Flamurit kombëtar dhe përvjetorin e 101-të të pavarësisë të Shqipërisë-! Plaku mjekërrbardhë, Ismail Qemali, më 28 Nëntor 1912 kumtoi Deklaratën e Pavarësisë të Shtetit Shqiptar. Për këtë akt solemn ishin tubuar në Vlorën historike 83 burra, të cilët përfaqësonin të gjitha trojet etnike shqiptare. Por, njohja e pavarësisë të Shqipërisë, ndërkombëtarisht dhe përcaktimi i kufinjëve të saj u bë një vit më vonë, në Konferencën Ndfërkombëtare të Londrës".



      Anëtari i Kryesisë të Aktivit të Starnbergut, Hajzer Gashi, në emër të kryetarit dhe të kryesisë, përshëndeti: Nëndegën e LDK-së në Bavari, me kryetar Mehmet Zymerin; Shoqatën Kuluturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj",  në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizin; Shoqatën kulturore "Rilindja" në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Klubin sportiv FC "Kosova" në Mynih, me kryetar Shaqir Zeqirin; Shoqatën kulturore - artistike "Iliria" në Mynih, me kryetare Laura Lajçi; si dhe përfaqësuesit e policisë dhe të Këshillit komunal: Thomas Brechrtel, Blashke Taj dhe Mühsam Eugenia.



     Kryetari i Aktivit të Starnbergut, Gani Batatina, me një fjalë rasti, përshëndeti të pranishmit, duke ju uruar mirëseardhje në festën e madhe të Flamurit kombëtar dhe të pavarësimit të Shqipërisë tonë. - "Vërtet, ne veprojmë si Aktiv i LDK-së, organizojmë veprimtari të ndryshme në kuadër të Aktivit. Por, kjo nuk përbën asnjë pengesë për pjesëmarrje masive të subjekteve tjera politike e shoqërore në organizimet tona, ashtu siç është edhe manifestimi i sontëm festiv. Prania juaj numerike në këtë sallë, na bënë krenarë dhe shton frymëzimin dhe obligimin tonë, për angazhime të mëtejshme kulturore e festive. Falenderime e respekt për ju, në emër të Kryesisë dhe të anëtarësisë të Aktivit të Starnbergut", - tha kryetari Batatina.



     Veprimtari dhe publicisti Idriz Zeqiraj, bëri një përvijim historik të ringritjes të Flamurit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut si dhe rrethanat në të cilat u shpall Shqipëria e mosvarme dhe sovrane.

 



              SHTETIN E MIRËFILLTË SHQIPTAR E BËRI AHMET ZOGU

 
IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS GetInline.aspx?messageid=9f7168d7-9032-11e3-858b-001e0bcbb1e8&attindex=3&cp=-1&attdepth=3&imgsrc=cid%3ainlineImage3&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.211.24
 Nga e majta: kryetari Batatina, Idriz Zeqiraj, nënkryetari Hamza

 
     Thonë se Ilirija u shqua për qytetërimin e  saj. Ky vlerësim që vjen nga lashtësia, nëpërmjet kronikanëve të kohës, ka arritur të mbijetojë. Por, furtunat, ndër shekuj, kanë zhvendosur renditjet. Pushtimet e egra janë dëshmuar për rrënime vlerash e kulturash. Mesjeta shënon mëkëmbjen e racës tonë. Luftërat çerekshekullore, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, i bënë krenarë arbërorët.
     Shuarja e kryeheroit kombëtar, shënon edhe rënien e një epoke lavdiplote për arbërorët. Ripushtimi osman ishte një gjëmë e madhe gjithëkombëtare. Luftëtarët tanë, nga luftëtarë kombëtarë, po konvertoheshin në luftëtarë mercënarë, në shërbim të një Perandorie obskure, e cila stopoi zhvillimin ekonomik e kulturor, kudo që shkeli këmba e ushtarit të saj, në Ballkan, Evropë, Azi dhe Afrikë.
     Gjysma e dytë e shekullit 19-të shënoi një zgjim tek shqiptarët, si rrjedhojë e revolucioneve borgjeze në Evropë. Lidhja e Prizrenit e vitit 1878, ishte organizimi më i mirë i bërë që nga bashkimi i principatave nga Skënderbeu. Shtypja e saj, me zjarr e hekur, nuk i përgjumi shqiptarët. Ata do të provonin të ngrihën, sërishmi, në vitin 1909, me Lidhjen e Pejës, të prirë nga Haxhi Zekë Biberi. Më 1911, në Deçiq të Mbishkodrës, do të ngrihej Flamuri kombëtar nga Dedë Gjon Luli me shokët luftëtar

     Lëvizjet dhe kryengritjet masive në Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë, të viteve 1910 - 1912, do ta zgjonin ndërgjegjen e fjetur të Evropës. Disfatat seriale të pushtuesit, në luftërat ruso- turke, ishin një shans i pritur, për t`u shkëputur nga vargojtë e të "Sëmurit të Bosforit", siç cilësohej, atëbotë, Perandoria Osmane.
     Fuqitë e mëdha, si qendra të vendosjes, ishin të grupuara në dy kampe, gadi të barazueshme, në fuqinë e tyre  ushtarake. Blloku kundra shqiptar, i prirë nga Rusia, me aleatët Anglinë, Francën, pastaj edhe Serbinë e Greqinë, kundërshtonin, madje me ngulmë, krijimin e një shteti shqiptar.
     Blloku tjetër, mbështetës të shqiptarëve, për krijimin shtetit shqiptar dhe të pavarësisë të tij, pra, të Shqipërisë, ishin Austro-Hungaria, e pasuar nga Gjermania dher Italia. Konfrontimi i blloqeve të kohës, në kundërshtitë e tyre, po arrinin në prag të luftës. Shqiptarët, me hyrjen triumfale në Shkup, e konsideronin si fitore kulmore, pa pasur mundësi veprimi të mëtejmë.
     Austri-Hungaria, të bashkuar në një perandori, u dhanë sinjalin shqiptarëve të nxitonin, për ta shpallur pavarësinë e tyre. Për shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë, ishte zgjedhur njeriu  i duhur. Ai ishte ish- zyrtari i lartë në Perandorinë Osmane, ish- ministri fuqiplotë i pronave të Sulltanatit, në botë, plaku i urtë i Vlorës trime, Ismail Qemal Beu. Ai rrethohej nga njerëz, ndoshta, më pak të shkolluar, por burra të fjalës, të besës, të pushkës.
      Ismail Qemali ishte rishtar në Lëvizjen Kombëtare, në krahasim me të tjerët, bashkëpunëtorët e tij. Ai ka një rol epizodik, të shkurtër, në historinë tonë kombëtare, por shumë domëthënës. Më 28 Nëntor 1912, në Kuvendin kombëtar, të mbledhur në Vlorë, Ismail Qemali lexoi deklaratën e Pavarësisë, me anë të së cilës shpalli Shqipërinë e mëvetësishme, të pavarur dhe sovrane. Dhe, ky akt solemn shënoi krijimin e shtetit shqiptar, duke mbetur jasht kufijve të tij më shumë se gjysma e trojeve shqiptare.
     Në këtë datë të shënuar historike, kujtojmë me respekt të veçantë Frashëllinjtë e Përmetit, Ymerin e Prizrenit, Iljaz Pashë Dibrën, Sylejman Vokshin e Bajram Currin e Gjakovës, Ismail Qemalin e Vlorës, Luigj Gurakuqin, Dedë Gjon Lulin, Mehmet Shpendin, Fishtën nga Shkodra, Dom Nikollë Kaçorrin nga Mirdita, Isa Boletininb e Mitrovicës, Hasan Prishtinën e Drenicës, Idriz Seferin e Karadakut, Topullarët e Gjirokastrës, Pandeli Cali, Mihail Grameno e Faik Konica nga Korça, Nolin e Washingtonit me Woundrow Uilson-in e Amerikës, i cili garantonte shqiptarët, në vitin 1915, se: "Një zë do të kemë në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë". Të gjithë këta burra shqiptarë dhe të tjerë, kush me pushkë e kush me pendë e mend, punuan dhe vepruan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
     Pavarësia e Shtetit Shqiptar ishte ideal i Ismail Qemalit me shokë, e proklamuar krenarisht e botërisht, por nuk u lëndëzua, nuk funksionoi. Rrethanat e kohës, paaftësia për t u përballur me sfidat; koalicioni i tradhtisë me injorancën klasike të grupacioneve shqiptare, e bënë leckë e plaçkë shtetin e brishtë shqiptar. Por, flamuri i Skënderbeut mbijetoi, me gjithë shëmtinë që i bëri komunizmi, duke i vënë yllin në krye.
     Dhe, kjo gjendje vazhdoi deri në krijimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga Sulejman Delvina, në vitin 1920, me ministër të brendshëm Ahmet Zogun. Dhe, ishte Zogu ai që e nxorri Qeverinë e Delvinës nga baltërat e Lushnjës, Myzeqesë, për ta vendosur dhunshëm në Tiranën tonë. Që këtej do të fillonte konsolidimi i shtetit të mirëfilltë shqiptar, i cili, për nga rregulli, funksionimi dhe administrimi, nuk është arrirë as sot e kësaj dite, as në Shqipëri e ende më hiç në Kosovë.

     Është i njohur një mospajtim i Ismail Qemalit me Hasan Prishtinën :
Ismail Qemaili: "Aktualisht ta fitojmë pjesën, këtë Shqipëri që po na ofrojnë Fuqitë e Mëdha dhe pastaj të luftojmë për të tërën".
Hasan Prishtina: "Jo, nuk pajtohem me pjesën.  Ose ta fitojmë Shqipërinë e tanë, te plotë, ose ta humbim të tanën, krejt"!

     Pavarësia e Kosovës, më 2008, është nismë e realizimit të mendimit të Ismail Qemalit, një shekull më parë. Le të shpresojmë, besojmë dhe urojmë se brezat shqiptarë, të mos presin edhe një shekull të dytë, për ta realizuar etnikumin shqiptar, për ta bërë Shqipërinë Etnike.

     Lavdi të përjetshme të gjithë veprimtarëve kombëtarë, heronjve dhe dëshmorëve të kombit, që nga Mesjeta, me kryeheroin Gjergj Kastriotin -Skënderbeun me luftëtarët e tij, Abdyl Frashërin e Ymer Prizrenin me bashkëluftëtarë, Ismajl Qemailin me shokë, Presidentin Rugova me luftëtarët e lirisë si dhe çlirimtarin faktik të Kosovës, NATO-n, me ushtarakët e saj heroikë, luftëtarë e çlirimtarë të botës.


     Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën, popullin shqiptar dhe popujt liridashës të botës!
      
     Ju falemnderit"!


     Moderatori Hajzer Gashi fton në skenë  mysafirët gjermanë. Thomas Brechtel, shef në Këshillin për të huaj në komunë, i përshëndeti të pranishmit, uroi festën dhe falendroi organizatorët, për manifestimin e shkëkqyer dhe bashkëpunimin korrekt të komunitetit shqiptar në Starnberg me rrethinë. Pastaj përshëndeti dhe uroi gjithë të mirat për mërgimtarët shqiptarë, Blashke Taj, kryetare e parë në Këshillin për të huaj. Fjalë miradije për organizatorët dhe komunitetin shqiptar këtu, tha edhe Mühsam Eugenia, anëtare e Këshillit komunal në Starnberg. Mysafirët gjermanë u nderuan me dhurime simbolike.
     Me rastin e 22  vjetorit të themelimit të Aktivit të LDK-së të Starnbergut si dhe festës të Flamurit dhe të pavarësisë të Shqipërisë, Kryesia e Aktivit u ndau - M i r ë n j o h j e - veprimtarëve të dalluar për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare: dhuratë një orë dore me flamur të dizanjuar në fushën e saj dhe mirënjohje për Idriz Zeqiraj, pastaj me mirënjohje u nderuan: Nikollë Skeli, Mehmet Koka, Fazli Gashi, kryetar Nderi i Aktivit, Rafet Krasniqi, Demë Çeta, Mehmet Zymeri, Osman Ferizi, Isa Bilalli, Shaqir Zeqiri, Sami Bulliqi, Ramazan Dushi, Bekim Gërvalla, Bashkim Shala dhe Shpend Shema.








                 Çifti simpatik - Laura e Blerim Lajçi 



IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS GetInline.aspx?messageid=9f7168d7-9032-11e3-858b-001e0bcbb1e8&attindex=2&cp=-1&attdepth=2&imgsrc=cid%3ainlineImage2&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.211.24

        Fëmijtë artistë të Shoqatës kulturore "Iliria" në skenë


     Vetëm pak minuta para hapjes të programit festiv, në sallë, të renditur në dysh, të prirë nga dy djem të rritur, vershon grupi i fëmijëve valltarë, i përcjellë nga mjeshtrit e ushtrimit të kërcimit, çifti Laura dhe Blerim Lajçi. I ndodhur në tavolinën e parë, u ngrita, e përqafova me përzemërsi prindërore Laurën, duke i thënë: 
- Inshalla nuk e ke xheloz burrin!
 - "Jo", - tha Laura.
- Nga jeni - e pyeta unë?
- "Bijë e Malësisë të Gjakovë, nga Devja, e martuar në Drelaj të Rugovës", - u gjegj Laura.
     Laura dhe Blerimi janë një çift i mrekullueshëm, me mirëkuptim bashkëshortorë për lakmi 
- I pyes, prej kur punoni me grupin artistik të fëmijëve?
-" Çifti Lajçi përgjigjen: "Për 20 vjet radhazi punojmë me grupin e madh valltarë, tashmë, të aftësuar si profesional".
Grupi mbulon një zonë me shtrirje të gjerë, pjesëmarrës në aktivitetet e ndryshme festive dhe kulturore. Shoqata "Iliria", me grupin e nxënsëve artistë, përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën, në organizimet kulturore të folklorit dhe muzikës internacionale, që bën qyteti i Mynihut.
     Të gjithë këtë veprimtari çifti Laura e Blerim Lajçi e përballojnë mbi baza vullnetare. Vërtet, një angazhim enorme, me një vullnet të çelniktë e, mbi të gjitha, me një moral të lartë edukativ e ardhetar.

     Kënga dhe muzika vazhdoi përgjatë natës festive. Këngëtari zë ëmbël, Besnik Zeqiri, nga Krusha e Madhe e Prizrenit, i shoqëruar nga kaçanikasi Bekim Qaka, ishin skajmërisht të përkushtuar, për t`i kënaqur bashkatdhetarët e pranishëm në sallën festive. Këngët dhe vallet ritmike masive ishin në harmoni të plotë me muzikën. Ndërkohë, kuzhina e begatë, me shumë llojshmëri ushqimesh, nën përkujdesjen e zonjes Arioneta Hamzaj, funksionoi për mrekulli, duke impulsuar disponimin festiv.


IDRIZ ZEQIRAJ:AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG SHEMBULL UNIK-  AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËS GetInline.aspx?messageid=9f7168d7-9032-11e3-858b-001e0bcbb1e8&attindex=1&cp=-1&attdepth=1&imgsrc=cid%3ainlineImage1&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.211.24
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi